12 Të Vërteta që Duhen Kuptuar Përpara se të Jetë Tepër Vonë

Fëmijëria, një kohë kur kujdesi për ne është maksimal, është krejt ndryshe nga mosha e rritur. Si të rritur, ne fillojmë të ndjekim një sërë rregullash të reja dhe të kuptojmë me kalimin e kohës që ne jemi interesantë vetëm për veten tonë.

Nuk ka njeri që të na shtyjë drejt suksesit, që të jetë gjithmonë aty për të na mbështetur ose për të na lavdëruar kur kemi bërë diçka të mirë. Dhe në fund të fundit, gjithmonë do të ketë njerëz që janë më të mençur, më të mirë dhe më tërheqës se ne.

Ne u pëpoqëm që të grumbullojmë disa të vërteta të thjeshta të cilat të gjithëve na është dashur t’i kuptojmë në një moment ose në një tjetër në jetën tonë.

Nuk ka arsye të sakrifikosh veten për të tjerët.

© free-images © depositphotos

A i keni dëgjuar ndonjëherë frazat, “Gjithçka që unë e bëj, e bëj për ty“? E cila si rregull, pasohet nga një përgjigje e ftohtë, “Po a të kërkova që ta bësh?

Le të jemi të sinqertë: njerëzit rreth nesh nuk kanë nevojë për sakrificat tona. Më shpesh, ata ndjehen çuditshëm dhe acarohen nga ky preokupim. I vetmi përjashtim nga ajo situatë kur sjellja është e ndërsjellë  – kur të dy njerëzit marrin kënaqësi nga një marrëdhënie e tillë.

Asnjëri nga ne nuk do të marrë një medalje në punë.

© Fight Club / Atman Entertainment, Fox 2000 Pictures, Knickerbocker Films, Linson Films, Regency Enterprises, Taurus Film

Thonë se kishte një kalë i cili ishte i pari për punë në fshat, por që ai kurrë nuk u bë kreu i fshatit.

Herët ose vonë ju do të përballeni me një të vërtetë të ngjashme të pakëndshme: shefi dhe kolegët tuaj do ta kuptojnë se jeni të gatshëm për të bërë çdo lloj pune. Dhe ndërkohë që po dëmtoni shëndetin tuaj duke vënë shumë presion mbi vetveten, ata do të jenë duke rifreskuar gjithë qetësi më të rejat në rrjetet sociale ose thashethemet ndërsa përfundojnë një filxhan kafeje.

Por a prisni me të vërtetë që shefi juaj t’ju lavdërojë për punën e vështirë siç do të bënte edukatorja në kopsht?

Positiviteti i trupit nuk ka të bëjë me mungesën e vetë-kujdesit.

© depositphotos © depositphotos

Duke mos realizuar detyrimet bazë ndaj trupit si depilimi, prerja e thonjve apo përdorimi i produkteve të higjienës do të mund t’ju bëjë të dukeni si një person i çrregullt dhe jo si një respektues i pozitivitetit të trupit.

Ideja kryesore e kësaj lëvizje trupore-pozitive është trajtimi me respekt i të tjerëve dhe pranimi denjësisht i çdo lloj pamje që mund të keni.

Në të njëjtën kohë, frazat e guximshme si: “I dua tulet e mia” zakonisht fsheh përtaci, tregon një mungesë të motivimit për t’u ushtruar dhe dëshmon se këta njerëz e trajtojnë shëndetin e tyre në mënyrë të papërgjegjshme.

Pamja e jashtme është e rëndësishme.

Ju mund të flisni pafundësisht për pasurinë tuaj të brendshme dhe për bukurinë e shpirtit tuaj, por shprehja, “njerëzit e gjykojnë një libër nga kopertina”, vazhdon të jetë e vërtetë.

Nuk janë vetëm aftësitë profesionale të personave ato që vlerësojnë në intervista, por edhe pamja e kandidatit, si dhe aftësinë e tyre për të komunikuar me njerëzit e tjerë.

Përveç kësaj, një person i sigurt dhe i rregullt ka më shumë shanse për të pasur një takim të suksesshëm sesa një e çrregullt.

Të jesh një njeri i mirë nuk është një profesion.

© Spy Kids: All the Time in the World in 4D / Dimension Films, Troublemaker Studios © Bridget Jones’s Diary / Little Bird, Miramax Films, Studio Canal, Universal Pictures, Working Title Films

Askush nuk duhet t’ju trajtojë mirë në punë për shkak se i keni sytë e bukur, keni 3 fëmijë, një rast vdekje, 4 kredi dhe një mama të sëmurë. Shefat gjithmonë do të jenë të interesuar kryesisht për cilësinë e punës suaj.

Nëse nuk sillni ndonjë përfitim në kompaninë në të cilën punoni, përgatituni që të zëvendësoheni nga një person më energjik dhe i zellshëm në çdo moment.

Mamaja nuk ka gjithmonë të drejtë.

© A Bad Moms Christmas / Huayi Brothers Media, Robert Simonds Company

Me kalimin e kohës, ne nuk i marrim më fjalët dhe sjelljet e prindërve tanë si një e vërtetë e përjetshme dhe e patregueshme.

Ideologjia jonë e fëmijërisë zëvendësohet nga të kuptuarit se një nënë dhe baba janë njerëz të zakonshëm që kanë disavantazhet, zakonet e këqija dhe mendimet që nuk janë gjithmonë të mençura dhe të vërteta. Duke thënë këtë, ata mund të bëjnë një sërë gabimesh në mënyrën se si ata reagojnë ndaj sjelljes suaj.

Kjo mund të tingëllojë pak keq, por herët a vonë fëmijët tuaj do të zhgënjehen edhe nga ju.

Do ju duhet të mësoni deri në kohën e pensionit e madje edhe më vonë. 

© pixabay © depositphotos

Teknologjia moderne po zhvillohet me shpejtësi të tillë që profesioni juaj mund të mos ekzistojë pas 10 dapo 15 vjetësh.

Kjo do të thotë që gjithmonë duhet të jeni gati për të mësuar diçka të re dhe për të rritur kualifikimet tuaja për t’u bërë specialist në linjën tuaj të punës.

Nëse nuk merrni pjesë në evente, njerëzit nuk do t’ju ftojnë pas njëfarë kohe.

© Bridget Jones’s Baby / Miramax Films, Studio Canal, Universal Pictures, Working Title Films

Mendimin se të tjerët do t’ju thërrasin për të luajtur apo do të mërziten nëse nuk shkoni duhet ta keni lënë pas që në moshën e kopështit.

Askush nuk është i interesuar për të luajtur lojëra të tilla në moshë madhore. Herët a vonë do të përballeni me situatën ku miqtë tuaj do të mendojnë se nuk jeni më të interesuar të komunikoni me ta dhe ata do të harrojnë për ju.

Trajnimi për përmirësimin e vetëbesimit nuk funksionon.

© pixabay © depositphotos

Është e padobishme të krijohet “bordi i vizioneve” plot me shtëpi me drita, plazhe me palma dhe makina të shtrenjta. Të gjitha këto truke nuk funksionojnë derisa të punoni në mënyrë aktive drejt arritjes së qëllimeve tuaja. Për më tepër, praktika të tilla janë të rrezikshme sepse shpesh ju mësojnë se si t’i manipuloni njerëzit e tjerë.

Pasi të mësojnë se si të zgjedhin femrat, burrat do të fillojnë të mbledhin “fitoret e tyre të dashurisë”, por do të vazhdojnë të ndihen të vetmuar.

Dhe gratë që marrin kurse të veçanta për marrëdhëniet e tyre do të binden se veshja e një fundi të gjatë dhe një masazh do ta bëjë bashkëshortin e tyre të ngrihet nga divani dhe të fillojë të fitojë miliona.

Na vjen keq por nuk jeni qendra e botës.

© Confessions of a Shopaholic / Jerry Bruckheimer Films, Touchstone Pictures

A i keni bërë ndonjëherë thonjtë, por jeni ndjerë të trishtuar pasi koleget tuaja nuk ju dhanë mjaft komplimente për ta? A keni shpenzuar ndonjëherë gjysmën e rrogës tuaj për një kostum të ri dhe askush nuk e ka vënë re atë?

Mos u ndjeni të mërzitur, por në vend të kësaj, përpiquni të mbani mend kohën e fundit që jeni ndjerë sinqerisht të lumtur pasi keni parë se miku juaj ka blerë një veshje të re.

Lajm i mirë është se askush nuk do ta vërejë vrimën në çorapën tuaj.

Ajo që ju jeni tani është zgjedhja juaj personale.

© Led / “Vodorod” cinema company, “ROSSIYA 1” TV Channel, Art Pictures Studio

Është e gjitha e thjeshtë: personi i vetëm përgjegjës për veprimet tuaja jeni vetë ju. Nëse nuk dini spanjisht, jeni ju që nuk e keni mësuar atë. Nëse shefi juaj vazhdon t’ju bërtasë, do të thotë që ju e lejoni ta bëjë këtë.

Askush nuk është fajtor për faktin se ju nuk u transferuat në një qytet tjetër ose që nuk mund të diplomohoheni dhe u martuat sepse “kjo është ajo që njerëzit bëjnë”.

Është gjithmonë dikush më i mençur, më ri dhe më i mirë se ju.

Ndoshta goditja më e madhe në vetëvlerësimin e dikujt është kuptimi se ka njerëz shumë më të mirë se ti në këtë botë. Ne mund të vazhdojmë flirtimin dhe festimin e ditëlindjes së 18-të pa pushim, por mos harroni se ne bëhemi më të vjetër çdo vit dhe se rrudhat tona bëhen më të thella.

Meshkujt do të fillojnë të fshehin flokët e rëna dhedo  të tërheqin barkun, ndërsa gratë do të mësojnë se si të lidhin një shami rreth qafës së tyre në mënyrë që të fshehin lëkurën e tyre të papërsosur dhe jo aq të re.

Ne s’mund të bëjmë gjë tjetër veçse ta pranojmë këtë fakt dhe të qetësojmë veten me mendimin se çdo person është unik në mënyrën e vet.

A mendoni se këto të vërteta janë të sakta? Ne do të na pëlqente të dëgjojmë mendimet tuaja për këtë në koment!