20 Gjëra të Cilat Duhet t’i Shmangësh Për t’u Bërë Zonjë e Vërtetë

Disa njerëz i konsiderojnë rregullat e mirësjelljes të vjetëruara dhe të modës së vjetër. Megjithatë, sjelljet e mira kurrë nuk dalin nga moda. Nëse doni të merreni seriozisht, duhet të dini se ka gjëra që mund të shkatërrojnë imazhin tuaj prej një zonjë të vërtetë.

Ne do ju paraqesim një listë të gabimeve tipike në sjellje që një zonjë e vërtetë nuk do t’i bënte kurrë. Mbajini në mend, dhe gjithmonë përshtypja e parë që do të lini do të jetë e mirë.

Përdorimi i sendeve të një cilësie të dobët apo false

© bepsimage/depositphotos © teamtime/depositphotos

Nuk ju duhet të shpenzoni të gjitha paratë tuaja në një çantë qesharake të një firme të shtrenjtë. Por në qoftë se ju nuk mund ta përballojë atë, blerja e një kopje shumë më të lirë nuk është një opsion. Një kopje, edhe e një cilësie të mirë, mund të vërehet lehtësisht. Pra, nëse planifikoni të shkatërroni një përshtypje të mirë të parë, merrni një kopje.

Zgjidhni veshje me stil dhe me shumë cilësi zë cilat mund t’i përballoni t’i blini. Ato nuk duhet të kenë ndonjë emër të stiluesit të famshëm në to. E njëjta vlen edhe për aksesorët dhe bizhuteritë.

Gabimet e modës

Një zonjë e vërtetë kurrë nuk do të vishte një triko të madhe ose një palë pantollona të shkurtra tepër të ngushta. Ajo e di se si të zgjedhë llojet e duhura të rrobave që thonë shumë për stilin e saj.

Ajo kurrë nuk do të veshë rroba të buta thjesht sepse ato janë të rehatshme. Rrobat e saj janë plot shije dhe çdo send në garderobën e saj është zgjedhur sipas llojit të trupit të saj.

Kërrusja

© AndreyPopov/depositphotos © HASLOO/depositphotos

Një rregull tjetër i rëndësishëm për një zonjë është mbajtja e një qëndrimi mbretëror. Kur jeni ulur, duket sikur jeni me të vërtetë të ngarkuara me diçka.

Përmirësimi i qëndrimit tuaj nuk është aq i vështirë sa mund të duket në fillim. Përfshirja e ushtrimeve të rregullta në palnin tuaj do të forcojë muskujt në shpinë dhe shpatullat tuaja të sipërme dhe do të përmirësojë qëndrimin tuaj.

Mospërkujdesja për veten

Një zonjë e vërtetë kujdeset mirë për veten. Ajo i do sportet, mban një dietë të shëndetshme, i kushton vëmendje kujdesit për lëkurën dhe këshillohet me specialistët nëse është e nevojshme.

Kjo do të thotë se ajo është në formë dhe ka lëkurë dhe flokë të shëndetshëm.

Makeup-i i tepërt

Nëse një grua i kushton vëmendje të veçantë kujdesit për lëkurën, lëkura e saj duket e mahnitshme. Ajo e di saktësisht se çfarë e bën fytyrën e saj të dalë në pah dhe e përdor makeup-in siç duhet.

Ajo është gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe ajo duket absolutisht e mrekullueshme edhe pa një kilogram pudër në fytyrën e saj.

© Nick_Freund/depositphotos © pepperbox/depositphotos

Besdisja

Një zonjë e vërtetë e di se si t’i kontrollojë zakonet të saj nervore – nëse ajo ka ndonjë. Ajo kurrë nuk do të luante me flokët e saj, nuk do të tundte këmbën dhe nuk do të lejonte që asnjë sjellje tjetër nervoze  të prishë reputacionin e saj.

Asnjëherë mos u shqetëso për gjëra të vogla. Merrni kohën tuaj. Një zonjë e vërtetë arrin të gjejë kohë për gjithçka.

Përfundimi i vaktit

© monkeybusiness/depositphotos © asife/depositphotos

Për të marrë lugën e fundit të supës, duhet ta anoni paksa tasin tuaj ose pjatën e supës. Edhe pse sjelljet e tavolinës thonë se ju duhet ta anoni pjatën tuj larg nga vetja për të shmangur spërkatjen, është më mirë të mos e përfundoni supën fare.

Edhe në qoftë se supa juaj është kaq e shijshme, shijojeni atë derisa ju mund ta përdorni lugë tuaj pa e anuar pjatën.

Të qënit të vrazhda dhe thashethemaxhie

Të qënit e pasjellshme dhe të merresh me thashetheme janë tabu për një zonjë të vërtetë. Nuk i shkojnë asaj. Po ashtu, ajo nuk do të dëgjonte thashethemet e dikujt tjetër. Pse të shpenzojë kohën e saj të çmuar me këtë?

Të folurit dhe të qeshurit me zë të lartë

© creatista/depositphotos © srubina/depositphotos

Është shumë e rëndësishme të kontrolloni tonin e zërit. Të qeshurit me zë të lartë, të bërtiturat dhe gjuha ofenduese janë të papranueshme. Pa marrë parasysh nëse është gjyshja juaj, fëmija juaj 3-vjeçar ose një president, përdorni të njëjtin ton zëri me të gjithë.

Argumentimi

Një zonjë e vërtetë gjithmonë ka mendimin e saj dhe ajo është 100% e sigurtë për të.

Ajo kurrë nuk do t’i detyronte idetë e saj për askënd, as nuk do të argumentonte zgjedhjen e saj. Kur gjithçak është e thënë dhe e bërë, përse ta marrë mundimin për të provuar pozicionin e saj?

Ngrënia gjatë rrugës

© kasto/depositphotos © Daxiao_Productions/depositphotos

Rregullat e mirësjelljes thonë se ju duhet të përdorni takëm kur jeni në tavolinë. Pra, edhe nëse pica është ushqimi juaj i preferuar, mos e porositni atë në një restorant.

Nëse jeni me nxitim, përpiquni të mos hani në lëvizje. Nuk i përshtatet një zonjë të vërtetë. Ideja më e mirë është të korrigjoni orarin tuaj të zënë për të gjetur disa minuta për të paktën një filxhan të mirë kafeje.

Sinqeriteti i tepërt

Shprehja me një të huaj nuk ka të bëjë fare me imazhin e një gruaje.

Një zonjë e vërtetë nuk e tepron kurrë kur vjen puna për të komunikuar me njerëz të rinj. Ajo nuk jep të dhëna për jetën e saj personale, për punën e saj, ose për mendimet e saj më të thella.

Veshja e takave të bardha

© oleanderst/depositphotos © oleanderst/depositphotos

Një palë këpucësh të bardha mund të vishen ose me një fustan të bardhë dasme ose me një fustan të bardhë veror.

Në raste të tjera, zgjidhni taka me 2 tone ose bezhë. Në varësi të ngjyrës së rrobave tuaja, ngjyra të tjera mund të funksionojnë gjithashtu, por kurrë nuk do të dukeshit keq me një palë këpucë të zeza.

Vonesa

Një zonjë e di se është e papranueshme që të jetë më shumë se 15 minuta vonë, si për biznesin dhe për takimet personale.

Dhe ajo, vetë, nuk do të priste më gjatë. Ajo do të largohej, sepse ajo e vlerëson kohën e saj.

Lënë një çadër hapur për ta tharë

© inxti74/depositphotos © sbotas/depositphotos

Është një gabim shumë i zakonshëm. Mos e lini çadrë tuaj të hapur për ta tharë.

Mbylleni çadrën tuaj para se të hyni në një ndërtesë. Shkundni ujin dhe vareni për ta tharë. Ju gjithashtu, nëse është e mundur, mund të përdorni një makinë të veçantë tharje.

Përgjigja ndaj tështitjes me fjalën “Shëndet!”

Shumë njerëz i përgjigjen teshtitjes së dikujt tjetër duke thënë “Shëndet”, por kjo është e pranueshme vetëm nëse personi që tështin është mik ose anëtar i familjes.

Në të gjitha rastet e tjera, thjesht injorojeni atë sikur të mos keni vënë re ndonjë gjë të pazakontë.

Mos përdorimi i geteve

© Iniraswork/depositphotos © Iniraswork/depositphotos

Sipas rregullave moderne të etikës së biznesit, një grua duhet të veshë gete për punë dhe pritje formale. Edhe në ditën më të nxehtë të verës.

Nëse është shumë nxehtë, ju mund t’i mbani getet deri në akrtësinë e kofshës apo sipas gjatësisë së fustanit apo fundit.

Refuzimi i pijeve dhe ushqimeve të ofruara nga pritësi

Një zonjë e vërtetë kurrë nuk do të refuzonte ushqimin dhe pije që i ofrohet asaj. Nëse një mik ju pyet se çfarë pije preferon, një zonjë do të falënderonte mikpritësin dhe do të shkonte me një gotë vere të bardhë pa dhënë shpjegime të gjata se përse nuk mund të pije.

Nuk është problem të mos hani fare dhe vetëm të konsumoni një gllënjkë verë.

Kërcimi me flokët e zgjidhura

© mihhailov/depositphotos © lenanet/depositphotos

Mos harroni t’i lidhni flokët tua, dhe kurrë mos vishni stileto me takë të lartë, në mënyrë që të mos dëmtoni kërcimtarët e tjerë.

Një zonjë e vërtetë kujdeset për shëndetin dhe sigurinë e njerëzve të tjerë.

Fryrja e ushqimit për ta ftohur

© jabiru/depositphotos © muro/depositphotos

Është e papranueshme t’i fryni ushqimit tuaj, prandaj një zonjë e vërtetë pret që ai të qetësohet vetë natyrshëm.

Për ta ngrënë më shpejt ushqimin tuaj, provoni ta përzieni me lugë.

A njihni ndonjë rregull tjetër që ju bën një zonjë? Ndajeni në komentet!