12 Rregulla të Sjelljes që na Bëjnë më të Lumtur

©depositphotos

Të gjithë po përpiqemi ta përmirësojmë veten: të bëhemi më të dashur, më të zgjuar, më të fortë dhe më të lumtur. Kjo është arsyeja pse rruga drejt vetë-përmirësimit duhet të fillojë me mbajtjen e një qëndrimi pozitiv mendor.

Duke kërkuar mendimet e psikologëve (për të mos përmendur bisedat me njerëz të lumtur), ne kemi përpiluar një listë të rregullave të dobishme të sjelljes që do t’ju ndihmojnë të arrini paqen e vërtetë mendore!

Mendoni pozitivisht, por realisht.

©depositphotos

Një gjë është të menduarit pozitiv, një gjë tjetër është të menduarit pozitivisht realisht, ndërkohë që e parë do të ushqente edhe më shumë zhgënjimin dhe dëshpërimin, i dyti, qëndrimi pozitivist realist ju nxit të mendoni në terma konkret, të arritshëm, dhe brenda mundësive tuaja.

Përkëdhelni veten, por mos iu dorëzoni tundimeve.

©depositphotos

Askush nuk e thotë që duhet ta lëmë veten tonë pasdore dhe të sakrifikojmë deri në atë pikë, por ka një të mesme të artë, ashtu si kudo tjetër, edhe në këtë punë.

Kaloni ditët tuaja me njerëz që mund të ju bëjnë të qeshni, por mos harroni t’i lini vetes kohë për t’u ndjerë i trishtuar.

©depositphotos

Për njeriun është biologjikisht e shëndetshme që ta përjetojë të gjithë spektrin e emocioneve njerëzore. Nuk është e shëndetshme megjithatë, të strukemi vetëm brenda një gjendje shpirtërore sado pozitive qoftë ajo.

Mos i shtyp emocionet negative – kanalizoji ato në mënyrë konstruktive.

©depositphotos

Emocionet negative janë “njoftimet” që trupit yt po ti dërgon ty, ato shërbejnë për të treguar se ka diçka që nuk është vendin e duhur në mënyrën se si i përcepton gjërat, vizioneve, dhe qëllimeve tuaja.

Mundohuni të ndihmoni të tjerët, por kini kujdes që të mos e lodhni veten.

©depositphotos

Qëllimi ynë në këtë jetë, siç po thuhet gjithnjë e më shpesh nuk është që të jemi të lumtur, por të dobishëm. Përpiqu pra të jesh e dobishme, por pa e shkëmbyer me krejt lumturinë tënde.

Bëni pushime sa herë që e keni të vështirë të merreni me diçka menjëherë.

©depositphotos

Ti nuk je një robot, që të kalosh nga një punë në tjetrën si me buton, ti je qënie njerëzore, dhe ke nevojë për pushim, argëtim, të ndryshosh ambient, madje edhe të rrish kot, ashtu, pa bërë asgjë. Është pjesë normale e natyrës njerëzore.

Mos harroni të eksperimentoni dhe të mbeteni kurioz.

©depositphotos

Nëse çdo ditë e re i ngjan 100% asaj që shkoi, atëherë ky është një sinjal që nuk po ndërfusni risi në përditshmërinë tuaj. Kjo nuk do të thotë të porosisni një udhëtim kozmik në galaktikë, por mund të jetë edhe thjeshtë një ndryshim i vockël në përgatitjen e vaktit tuaj.

Analizoni veten, por në një mënyrë dashamirëse

©depositphotos

Nëse nuk keni ëmbëlsi dhe dashuri për veten, atëherë si do të mund ta reflektoni këtë tek të tjerët? Do të ishte pamundur! Me këtë nuk duam të themi se duhet të kaloni në egotizëm dhe ta mendoni veten në qendër të universit shoqëror. Po themi se kur diskuton mes teje dhe teje, përpiqu të jesh sa më e ëmbël.

Mësoni t’i lini të shkojnë njerëzit dhe gjërat.

©depositphotos

Sa më parë ta rrokësh konceptin se gjithçka në këtë botë është në rrjedhë dhe në ndryshim të vazhdueshëm, ashtu si një lumë, atëherë do të jetë më e thjeshtë për ty, që të mos kacavirresh pas disa gjërave apo koncepteve.

Punoni në përmirësimin e vetes, por bëjeni atë gradualisht.

©depositphotos

Të përmirësosh veten nuk është një gjë e thjeshtë. Disiplina nuk është për të gjithë. Jo të gjithë mund t’i vendosin detyra vetes dhe t’u qëndrojnë atyre me përpikmëri, sepse është diçka e thjeshtë për t’u bërë 3 ditë rresht por e vështirë 33, apo 333 ditë pandërprerë. Me rëndësi këtu është megjithatë, se është normale ta shkëpusësh ritmin dhe vijimësinë, por ajo që i ndan njerëzit në dy grupe të mëdha është mënyra sesi i rikthehen objektivit, duke e fshikulluar veten me një dialog të brendshëm negativ, apo duke i folur me ëmbëlsi vetes dhe duke e çmuar progresin deri në atë pikë.

Mos harroni – nuk mund ta detyroni veten të jeni të lumtur dhe të motivuar mirë gjatë gjithë kohës.

©depositphotos

Edhe ti, ashtu si të gjithë të tjerët, do të kesh ditët e mira dhe ditët e këqija, ajo që të duhet është që t’i bësh t’ia vlejnë që të dyja.

Mos e mbani veten brenda kufijve artificialë.

©depositphotos