Pse Vajzat e Sjellshme Nuk Përparojnë në Karrierë as në Jetë

©Getty Images

E dije që edhe pas kaq shumë vitesh progresi mbi të drejtat e grave, prapseprapë gratë fitojnë më pak se burrat? Ato gjithashtu i kanë gjasat më të vogla që të mbajnë poste të larta drejtuese në krahasim me burrat.

Edhe në vendet perëndimore, femrat nuk po arrijnë të barazohen me burrat. Ka aq shumë arsye për mosbarazi, shumica prej të cilave nuk mundet dot të ndryshohen nga femrat vetëm.

Por ka diçka të cilën femrat mund ta ndryshojnë: nëse ti je një grua, gjasat janë që me kalimin e kohës të kesh mësuar në mënyrë të pavetëdijshme si ta pengosh veten tënde. Për shembull, mund t’u shmangesh mabjtjes së qëndrimeve të prera nga frika se mos të ngjisin atë etiketën “po bën si shefe e madhe” ose të hezitosh të konkurrosh sepse gara është “jo-feminile”.

Vajzat e mira do të kuptojnë gjatë leximit të artikullit në lidhje me gabimet tipike që i pengojnë gato të arrijnë potencialin maksimal të tyre. Do t’ju ndihmojë si t’i dilni për zot vetes në një ambjent kompetitiv, siç është vendi i punës, dhe për të gjetur drejpeshimin e duhur ndërmjet ruajtjes së esencës femërore pa shkelur në dërrasën e kalbur të lojës së sunduar ende nga burrat.

Në këtë artikull do të mësoni:

  • Pse e qeshura me kursim mund të jetë çelësi i ngjitjes në karrierë.
  • Pse ndosh që të punosh 24 orë në ditë dhe prapseprapë të mos vlerësohesh, dhe
  • Pse nuk ka asgjë imorale të kapitalizosh mbi lidhjet tuaja shoqërore.

Femrat vijojnë ende të jenë të nën-privilegjuara në botën e biznesit.

E dije që, deri në vitin 1934, një grua amerikane do ta humbiste shtetësinë e saj nëse martohej me një burrë nga një shtet tjetër? Apo që, deri në vitin 1977, një gruaje në Gjermaninë Perëndimore nuk i lejohej të nënshkruante një kontratë pune pa aprovimin e burrit?

Por këto mosbarazi nuk janë vetëm në Shtetet e Bashkuara: femrat paguhen më pak dhe kanë mundësi më të pakta që të mbajnë poste me ndikim të lartë nga vende nëpër të gjithë botën.

Femra janë edukuar që në vegjëli që të përpiqen për të fituar simpatinë e të tjerëve më tepër sesa për të fituar respektin dhe ndikimin.

Që nga fëmijëria e hershme, vajzat janë edukuar me atë principin që vetëm nëse fitojnë simpatinë e atyre përreth tyre do të përparojnë. Për shembull, sjellja e tyre lavdërohet dhe çmohet nga prindërit kur ato tregohen të edukuara, të sjellshme dhe të bindura, dhe dënohen nëse tregohen kokëforta, apo agresive, ndërsa sjelljet agresive të djemve priren t’i tolerojnë shumë herë më tepër.

Por edhe lodrat e fëmijëve prodhon mbi principet gjinore. Shumë prej lodrave që u jepen vajzave janë të lidhura me edukimin mbi bukurinë dhe mëmësinë, si kukullat barbie, ndërsa lodrat tipike për djemtë janë të lidhura me duelin dhe kompeticionin, siç janë figurat e emisioneve wrestling.

Por dallimet nuk është se mbarojnë në vegjëli: edhe si të rritura, gjithashtu, gratë e vendosura të prera si dhe sjelljet kompetitive shkurajohen.

Pse?

Sepse shkojnë kundër stereotipeve femërore siç është, pasiviteti, pranueshmëria, dhembshuria. Thjesht përfytyroni për një moment një kandidate femër e cila do ta festonte fitoren me atë gjestin e zhytjes së grushtit fort në ajër.

Të kërkosh këshillim me tepër se ç’duhet dhe të lejosh të tjerët të vendosin për ty, e dëmton imazhin tënd profesional përtej asaj që mund ta imagjinosh.

Nëse është pjesë e punës tënde që të marrësh vendime dhe ti ua kërkon të tjerëve këtë gjë atëherë do të dukesh si e ndrojtur dhe e paaftë për të kryer punën tënde.

Le të themi se shefi të kërkon që të marrësh një vendim se në cilin moment do të njoftohen aksionerët e kompanisë në lidhje me një humbje të kuotave të kompanisë – pra, menjëherë ose pasi të jenë specifikuar me shifra humbjet.

Në këtë rast, po kërkon qartazi se është puna jote për të vendosur çfarë të bësh. Prandaj, nëse ti përgjigjesh duke e pyetur shefin apo shefen tënde se cilin opsion të zgjedhë, ajo çfarë realisht jeni duke thënë është se ti nuk je në gjendje ta përfundosh punën që t’u caktua. Për më tepër, eprori ose eprorja do të krijojnë përshtypjen se ti je e paaftë për të marrë një vendim me rrisk.

Pse ndodh kjo?

Sepse për një lidere është tepër kritike të jetë e kalitur të marrë vendime shpejt dhe prerazi. Imagjinoni sikur kompania juaj të kishte shansin për të kapur një mundësi të artë fitimprurëse. Nëse do të filloje të pyesje të gjithë stafin se çfarë mendimi kanë për këtë gjë, jo vetëm që do bjerrje energjitë tua, por ndërkohë, kompetitorët e tjerë në treg do të përfitonin nga vonesa juaj për t’ua hequr këtë mundësi.

Të sillesh apo të vishesh shumë femërore mund ta dëmtojë imazhin tuaj profesional dhe ta shtrembërojë mesazhin që ju kërkoni të përçoni.

Për shembull, është shumë femërore të qeshësh sa herë të jetë rasti. Edhe pse e qeshura mund t’ju fitojë shumë simpati, ajo mund ta shtrembërojë mesazhin që doni të përçoni dhe ju bën të dukeni më pak e vendosur. Kjo është gjë shumë e vështirë për femrat që ta kontrollojnë, sepse janë rritur dhe edukuar që të qeshin shumë herë më tepër sesa burrat, madje gratë qeshin edhe kur nuk janë të vetëdijshme për këtë.

Një tjetër problem lind kur gratë fillojnë të buzëqeshin kur janë duke kritikuar një person. Ky mund të jetë një zakon i krijuar me atë dëshirën e mirë për ta zbutur mesazhin, por e bën një grua të duket e pasigurtë, e pavendosur, dhe jo e sinqertë.

Bota e biznesit nuk është vendi për gratë e brishta.

Thonë se brenda çdo gruaje fshihet akoma ajo vajza e vogël që ajo ishte. Kjo mund të jetë e vërtetë, por është kritike që ta lini në shtëpi fëmijërinë tuaj kur të hyni në zyrë.

Pse?

Për shembull, mund të ketë kuptim për një vogëlushe që ta shohë babain si figurë autoritative. Por nëse vijoni ti shihni burrat në pozicione autoritative si figura atërore, nuk do ta keni kurrë gjykimin objektiv dhe pavarësinë profesionale për t’u përballur me gjërat.

Për më tepër, t’i përshtatesh çdo gjendjeje emotive të eprorit nuk është pjesë e përshkrimit të vendit tuaj të punës dhe mund t’ju shpërqëndrojë nga objektivat për të cilat mbani përgjegjësi. Ndërkohë që mund të jeni e zënë duke e përmirësuar gjendjen e eprores tuaj me komplimente dhe biskota të gatuara në shtëpi, një kolege mund të marrë ngritje në detyrë sepse arriti të zgjidhte atë problemin që shkaktoi irritimin e eprores që në krye të herës.

Në një kontekst kompeticioni në biznes, duhet ta luash pjesën.

Përfytyro sikur je një manaxhere duke intervistuar dy aplikantë për një pozicion të lartë: a do të zgjidhje kandidaten e cila ngrihet në këmbë, flet me zë të plotë dhe bindës dhe i thekson pikat e rëndësishme me gjeste të pikturuese – apo do zgjidhje atë kandidaten që duket sikur po mpaket para syve tuaj, e që flet me zë të ulët e të butë saqë do të dëshiroje të kishe një aparat dëgjimi të instaluar në vesh?

Për dreq, kaq shumë femra i ngjajnë profilit të kandidates së dytë, madje edhe pa e kuptuar se po e bëjnë një gjë të tillë. Nëse doni të përparoni një ditë, qoftë në jetë, qoftë në biznes duhet ta kuptoni dhe ta shihni me syrin e mendje këtë lloj sjellje sepse të marrësh më pak hapësirë se ç’të takon, të bën të dukesh e ndrojtur e pasigurtë për një pozicion drejtues.

Problem është pra se gratë janë mësuar përgjatë gjithë jetës së tyre që të marrin sa më pak hapësirë të jetë e mundur. Ato mësohen që ti mbajnë duart afrazi me trupin, ti kryqëzojnë këmbët te gjuri, dhe t’i lëvizin duart sa më pak gjatë një prezantimi. Dhe, pikërisht ashtu siç kur merr hapësirë më shumë se ç’të duhet të bën të dukesh konfidente, trime, në të njëjtën mënyrë, të marrësh më pak hapësirë nga ajo që të takon përçon një mesazh tjetër: që ti nuk je e sigurtë, je hezituese, e nënshtrueshme dhe e pafuqishme të ndërmarrësh risqe. Jo një prezantim dinjitoz për t’i mbushur mendjen ndokujt për pozicion manaxhues.

Të punuarit fort gjatë gjithë kohës nuk të çon askund – pavarësisht gjinisë tënde.

A jeni darkod se punonjësit e shfaqin përkushtimin e tyre duke punuar fort dhe duke i anashkualuar vaktet e pushimit? Nëse po, atëherë si shpjegohet që të punuarit fort mund ta dëmtojë karrierën tënde?

Sepse nëse investohesh 100% me kohën dhe përpjekjet tua që t’i mbarosh të gjitha punët, mund të humbësh ndërkaq aspektet e tjera kritike të zhvillimit shoqëror.

Edhe pse kryerja e punës me cilësi është e rëndësishme për t’u rritur në karrierë, networku dhe aftësia për të ndezur shpirtin e skuadrës luajnë një rol po aq vendimtar. Pra nëse ke tendencën për ta izoluar veten që t’i mbarosh të gjitha punët me përpikmëri në vend që të bisedosh me kolegët, shumë shpejt do të fillosh të dukesh si një lojtare mediokre e skuadrës.

Nëse dëshiron të përparosh në karrierë dhe në jetë, nuk mund ta nënvlerësosh fuqinë strategjike të marrëdhënieve

Përfytyro sikur je në një festë apo party dhe njihesh me një grua vërtetë sharmante. Ju keni filluar bisedën dhe ajo të thotë se është ekzekutive e kompanisë tek e cila ti ke aplikuar për punë. A do t’i kërkojnë shoqes tënde të re ta favorizonte kandidaturën tënde?

Për dreq, shumica e femrave janë hezituese që ta shfrytëzojnë avantazhin në këtë lloj ndërveprimi. Por nëse ti nuk e ke vullnetin për të kapitalizuar mbi marrëdhëniet tua, po e humb krejt kuptimin e gjësë në lidhje me “networking” dhe shanset e papara për ta çuar përpara karrierën.

Le ta pranojmë: në fund të fundit, qoftë për shoqëri apo për lidhje pune, kuptimi i çdo marrëdhënieje është për të shkëmbyer favore. Nuk ka asgjë imorale këtu! Vetë fjala shqipe “marrëdhënie” do të thotë “marrje dhe dhënie” pra “jap dhe marr”, pra “shkëmbim”, pra pothuajse çdo marrëdhënie është një kontratë.

Pika kritike për t’i mbajtur mend:

Vajzat nuk janë të rritura tradicionalisht që të jenë lojtarë të ashpër në ambjente kompetitive dhe punë. Ato mësohen që në vegjëli që ta minojnë suksesin e tyre duke e nënvlerësuar aftësinë e tyre në sytë e të tjerëve, dhe duke u shmangur me turp nga ato sjelljet që duken ekskluzive mashkullore, siç është konkurrueshmëria. Mënyra për t’i eliminuar këto sjellje vetë-dëmtuese është duke u bërë të vetëdijshme sa herë i bëni dhe ta ndalon efektin e tyre negativ duke mos i përsëritur.

Këshillë për t’u zbatuar që në këtë sekondë:

Përgjigjuni vetëm kur ju thërrasin në emër.

Sa herë që dikush ju thërret me nofkë, në mënyrë subliminale ata po të zvogëlojnë në një status fëminor.