Kjo Grua Shpiku Plastikën që Shkrihet në Ujë, dhe Oqeanet i Pret një Jetë e Re

Problemi i ndotjes plastike është trajtuar për dekada dhe gjetja e mënyrave për zgjidhjen e saj është bërë një çështje me prioritet të lartë. Çdo vit prodhohen miliona tonë plastike nëpër botë dhe gjysma e tyre janë artikuj me një përdorim të vetëm, por që qëndrojnë në natyrë për qindra vjet.

Sharon Barak, një inxhiniere kimike nga Izraeli, gjeti një mënyrë për të zvogëluar periudhën e kalbjes së plastikës nga shekuj në minuta.

Ne ishim të lumtur të mësonim se planeti tani ka një mënyrë novatore për të luftuar ndotjen plastike dhe ja si funksionon.

Sharon Barak u largua nga një kompani prodhuese plastike ku ajo punonte për të ndihmuar botën që të luftonte ndotjen.

© Sharon Barak / Facebook

Ne të gjithë përdorim sende plastike në jetën tonë të përditshme dhe tani është ndoshta e pamundur të imagjinohet jeta pa to. Por plastika konvencionale nuk është eko-miqësore dhe kur hidhet ajo mund të qëndrojë në natyrë për dekada dhe madje edhe shekuj duke paraqitur një kërcënim si për kafshët dhe për njerëzit.

Sipas ekspertëve, koha mesatare për biodegradim është 50 vjet për gotat plastike, 200 vjet për pipat dhe 450 vjet për shishet plastike.

Inxhinierja kimike Sharon Barak vendosi një qëllim për të bërë një produkt që do të dukej dhe do të funksiononte si plastike dhe do të shpërbëhej në ujë duke mos i bërë dëm natyrës në të njëjtën kohë.

Dhe ajo ai arriti!

Zëvendësuesi plastik që Sharon shpiku funksionon si plastika, por shkrihet në ujë brenda disa minutash.

Sharon dhe ekipi i saj shpenzuan shumë kohë në përzierjen e shumë komponentëve të ndryshëm, derisa më në fund gjetën formulën e duhur. Plastika e “rreme” që Sharon shpiku përbëhet nga 100% materiale eko-miqësore që shumë lehtë shpërbëhen në ujë dhe të bëhen pjesë e natyrës.

Produkti është aq i sigurt dhe i natyrshëm, saqë mund të pini edhe edhe ujin ku është tretur. Nëse një qese e bërë nga ky produkt aksidentalisht hidhet në oqean, do të bëhet pjesë e tij në vetëm disa minuta, duke mos paraqitur kërcënim për kafshët e detit, ndryshe nga një qese plastike e zakonshme.

 

 

Visualizza questo post su Instagram

 

Un post condiviso da tama (@tamano_tetsuya) in data:

Përveç kësaj, kjo shpikje e re nuk ka nevojë për një proces të përpunuar për riciklimin. Kur e keni përdorur një artikull dhe ju nuk keni nevojë më për të, ju thjesht mund ta hidhni atë.

Siç thotë faqja e internetit të ekipit, procesi i prodhimit nuk është aq i komplikuar – makineritë e rregullta të qeseve plastike mund të sistemohen për të prodhuar këtë produkt inovativ për ruajtjen e oqeanit.

Tani Sharon dhe ekipi i saj po punojnë për një të ardhme më të pastër dhe më të sigurt për të gjithë ne.

© Paulo de Oliveira / Biosphoto / Bios Photo / East News © Depositphotos.com

Sharon sheh një potencial të madh në këtë zëvendësues plastik të biodegradueshëm që ajo ka krijuar. Mund të përdoret për paketimin e ushqimit, prodhimin e shisheve dhe për çdo qëllim tjetër që përdoret plastika rregullt.

Sharon dhe ekipi i saj po punojnë shumë për ta mundësuar shpikjen e tyre në botë dhe besojnë se prodhimi masiv i plastikës “së rreme” eko-miqësore do ta bëjë botën një vend më të mirë për të jetuar.

Çfarë mendoni për projektin ambicioz të Sharonit? A mendoni se do të arrijmë ndonjëherë të zëvendësojmë të gjithë plastikën e botës me një përbërje ekologjike si kjo?