Nëse je lodhur duke jetuar me paragjykimet e njerëzve, kjo këshillë është shkruar për ty!

©freegoodphotos

Fakti i të jetuarit mes njerëzve të tjerë na ekspozon ndaj gjykimit të tyre qoftë pozitiv ose negativ: më shpesh, megjithatë, gjykimi i të tjerëve na ndikon aq shumë saqë ndryshon gjendjen tonë shpirtërore ose, më keq, mënyrën tonë të të qenurit. Lejimi i të tjerëve të ndryshojnë atë që jemi është shumë e rrezikshme: rreziku është të humbasësh vëmendjen për identitetin tënd dhe të adaptohemi herë pas here me atë që duan njerëzit përreth nesh.

Për të shmangur të gjitha këto, zgjidhja nuk është të heshtni të tjerët, por të mësoni se si të mos ndikoheni. Edhe midis grimcave atomike diçka e ngjashme ndodh me atë që ndodh ndërmjet njerëzve: Ajnshtajni pati thënë që kur dy grimca takohen, diçka ndryshon përgjithmonë në qenien e tyre. Edhe kur përfundimisht distancohen, fakti që ata ishin afër ndryshoi diçka rreth tyre. Në mënyrë të ngjashme, një person që vazhdimisht na kritikon, mund të përfundojë duke e ndryshuar karakterin tonë përgjithnjë, ose të komprometojë marrëdhëniet me familjen tonë. Kur lejojmë që mendimet e të tjerëve të jenë të fuqishme deri në atë pikë sa të na ndikojnë, ne bëjmë një gabim serioz: zgjidhja është të largojmë njerëzit negativë, të cilët nuk janë të mirë për ne, por edhe të mësojmë se si të mos kushtëzohemi prejt tyre.

©peakpx

Ne duhet të jemi si varka në mes të detit. Mundohuni të imagjinoni një bovë në mes të detit: bovë e di shumë mirë që deti mund të jetë i qetë ose i stuhishëm, por kurrë nuk mbytet. Edhe kur dallgët janë të larta dhe era lëshon gjithë zemërimin saj, varka është aty, mbetet në sipërfaqe. Ne duhet të jemi si bova, të vendosur në atë që ne jemi pavarësisht nga ato që thonë të tjerët: të vetëdijshëm për aftësitë dhe vlerat tona.

Megjithatë, ndonjëherë, ndikimi mund të jetë pozitiv: të mësosh nga të tjerët atë që është e mirë për të na mësuar është rritje për shpirtin tonë. Ne nuk ndërtojmë një mur nga frika e gjykimeve, por duhet të mësojmë të filtrojmë atë që është e mirë për ne dhe atë çfarë është më mirë të mos e përthithim.