Kush e theu vazon? Zgjedhja juaj thotë shumë për personalitetin tuaj…

Dega e psikologjisë që merret me personalitetin dhe variacionet e tij në mesin e individëve quhet Psikologjia e Personalitetit. A e keni menduar ndonjëherë pse dy persona me personalitete të ndryshme janë miq të ngushtë dhe pse dy njerëz me personalitete të ngjashme janë armiq të betuar? E pra, ky test përgjigjet për pyetje si këto.

Ne kemi krijuar një test për ju. E gjithë ajo që ju duhet të bëni është t’i përgjigjeni një pyetje të thjeshtë, pasi të shikoni këtë foto: Kush e theu vazon?

Nuk ka të dhëna ose elemente përfundimtare në foto që do të zbulojnë përgjigjen për ju. Mbani në mend, nuk ka përgjigje të saktë. Megjithatë, duhet të zgjidhni një dhe ne do t’ju tregojmë se çfarë thotë për personalitetin tuaj.

 

Gjithkush merr vendime në jetën e tyre – ndonjëherë ata vërtet rezultojnë të gabuar dhe nganjëherë ata vrtet funksionojnë. Sido që të jetë, të dhëna, supozime dhe intuita janë çelësi i vendimmarrjes.

Në pak çaste, këta faktorë do të përcaktojnë kapacitetin e gjykimit tuaj dhe vendimet tuaja. Sipas psikologjisë, çdo vendim reflekton ndikimin e personalitetit tuaj.

Fëmija A

Fëmija A duket të jetë zgjedhja më e qartë. Të tjerët e shohin nga lart poshtë dhe përkulin kokat në shenjë qortimi për veprimet e tij. Megjithatë, ai mund të jetë edhe ai që merr përsipër fajin çdo herë.

Mund të jetë personi në grup të cilit i drejtohet gishti sa herë ka mungesë të provave. Ndoshta ai është në fakt më i përuluri dhe shpesh merr përsipër fajin e dikujt tjetër.

Personi në figurë mund të jetë ilustruar në këtë mënyrë që të na bëjë të besojmë se, ai është fajtori, por në realitet, ai nuk është. Por gjithsesi siç thamë më parë, këtu nuk ka një përgjigje të saktë. Po ju tregojmë për personalitetin tuaj bazuar në këtë zgjedhje.

  • Bazuar në zgjedhjen tuaj, duket sikur ju i vëreni detajet në minutë dhe jeni person i përgjegjshëm. Jeni shumë të kujdesshëm me gjithçka dhe gjithkënd në mjedisin përreth. Nëse keni zgjedhur një opsion tjetër, vazhdoni të lexoni.

Fëmija B

Opsioni tjetër është “Fëmija B”. Ajo duket si më e madhja e të gjithë fëmijëve dhe ndoshta kujdeset për vëllezërit e motrat e saj, kur nëna e tyre është e zënë. Ajo është duke shikuar “djalin A” në një mënyrë që sigurojë se ai është fajtori.

Nga ana tjetër, ka njerëz që mund të mendojnë se, ajo po e sheh djalin me një sy ngushëllues dhe të kuptueshëm, duke buzëqeshur për të treguar dashurinë e saj pa e gjykuar.

  • Nëse e keni zgjedhur këtë opsion, ju jeni një person shumë i ndërgjegjshëm. Ju besoni në të kuptuarit e një personi para se t’i gjykoni ata dhe kërkoni drejtësi, por mos e lini pa e ngushëlluar dikë që ka nevojë me dashuri.

Ju nuk jeni tipi i personit i cili i largon shokët që janë në telashe. Ju e kuptoni problemin e një personi së bashku me tuajin,gjë që ju jep një arsyetim logjik dhe një mirëkuptim të përbashkët për zgjidhjen e problemeve.

Nëse e keni zgjedhur fëmijën B atëherë këto janë cilësitë që ju shumë mirë mund t’i zotëroni. Ç’ka nëse zgjedhni fëmijën C?

Fëmija C

“Fëmija C” është më i mbuluari prej të gjithëve. Ai ka një gjuhë të fshehtë trupore: shikoni se si i mban duart në xhepat e tij sikur përpiqet të fshehë emocionet e tij.

Duket sikur po mendon, “Huh! Vetëm ai është aq budalla, sa ta bëjë këtë.” Fëmija C në fakt mund të jetë duke menduar, “Po! Unë e bëra dhe do t’ia hedh tani që të gjithë po të fajësojnë.

  • -Nëse keni zgjedhur “Fëmijën C”, ju keni personalitetin e një udhëheqësi. Ju mund t’i dalloni problemet e shkaktuara nga njerëzit, jo nga rrethanat. Kjo është arsyeja, pse gjithmonë jeni të kujdesshëm me njerëzit rreth jush, edhe pse nuk e tregoni shpesh.

Tani fajtori i vetëm i mundshëm është i fundit dhe ndoshta më e reja në familje. A e keni zgjedhur atë si personi e cila e theu vazon?

Fëmija D i afrohet nënës së saj duke i kapur dorën, duke na treguar se ajo ka shumë të ngjarë të ketë frikë nga vazoja e thyer dhe pasojat që do të vijnë, nëse ajo është fajtorja.

Ajo është e vetmja përveç nënës së saj, që po e sheh vazon. Gjithkush tjetër po shikon në vende të tjera. Vajza e vogël fshihet pranë nënës së saj, duke u përpjekur të shmangë zemërimin dhe dënimin e saj.

Nga një këndvështrim psikologjik, zgjedhja e “Fëmijës D” dëshmon se ju jeni një person i përgjegjshëm dhe i besueshëm. Kjo është një nga cilësitë që ju bën të suksesshëm në gjithçka që bëni në jetë.

Çdo ditë ju përpiqeni të jeni një person më i mirë, duke i mbajtur gabimet dhe mangësitë tuaja në mendjen tuaj. Ju u besoni lehtësisht të tjerëve dhe kjo është arsyeja pse jeni shumë të ndjeshëm.

Nëse ju pëlqeu ky artikull dhe mendoni se ne kemi parashikuar disa nga cilësitë tuaja me ndihmën e psikologjisë me sukses, ndihuni të lirë ta shpërndani me të tjerët. Nëse njihni dikë me të njëjtat cilësi, mos hezitoni t’i jepni një nxitje të vogël duke e ndarë këtë artikull me të!