As mendja dhe as tekonologjia, Fuqia e Dashurisë më bëri të pasur!/ 10 Thënie të Gjeniut Miliardier

HANGZHOU, CHINA - Jack Ma, founder and chairman of Alibaba Group, president of the General Association of Zhejiang Entrepreneurs, makes a speech on the Zhejiang Entrepreneurs Association on October 25, 2015 in Hangzhou, Zhejiang Province of China. (Photo by ChinaFotoPress/ChinaFotoPress via Getty Images)

Themeluesi i gjigandit kinez të tregtisë së internetit “Alibaba”, Jack Ma, ka rrëfyer për rrugën e suksesit të tij dhe duket se ndryshon nga “sekretet” e miliardierëve të tjerë.

Edhe pse është i fokusuar te Teknologjia, frymëzimi i tij është Dashuria.

Jack Ma u rrit në varfëri, ka ngelur dy herë në provimet për t’u pranuar në universitet dhe është përjashtuar nga disa vende pune, por pasuri e tij tani numërohet në plot 29 milionë dollarë.

Gjatë një fjalimi në Forumin Global të Biznesit për “Bloomerang” ai u shpreh se koeficienti i inteligjencës (IQ) është sigurisht i dobishëm, po ashtu edhe koeficient emocional (EQ) është gjithashtu i dobishem për të shkuar përpara, hapat e tij në tregimin e pasurisë ishin të mundshme, vetëm për shkak se ai kishte një tjetër cilësi jashtëzakonisht të vlefshme: Koeficienti i dashurisë (LQ – quotient of love).

Jack u shpreh: Nëse doni të respektoheni, ju keni nevojë për LQ.”

Sipas sipërmarrësit të suksesshëm arma jonë më e fortë për të mundur makinat është Koeficenti i Dashurisë, makinat (mjetet robotike) nuk mund ta kenë kurrë atë.

Jack Ma shprehet më tej: “Në një botë të teknologjisë çdo ditë në zhvillim, ajo që do t’ju lejojë të keni sukses nuk është aspak fuqia juaj mendore – kompjuterët do të jenë gjithnjë më të shpejtë dhe më të saktë, në fund të fundit – as nuk është vetëm EQ bazë, si rregullimi i emocioneve tuaja dhe njohja e të tjerëve.

Ajo që cakton njerëzit është dashuria.

Një makinë nuk ka një zemër, një makinë nuk ka shpirt dhe një makinë nuk ka besim.

Qeniet njerëzore kanë shpirtrat, kanë besimin, kanë vlerë, ne jemi krijues, dhe po tregojmë se ne mund t’i kontrollojmë makinat.”

10 thënie nga gjeniu i çuditshëm Jack Ma, themeluesi miliarder i kompanisë Alibaba

Jack Ma, themeluesi dhe drejtuesi i kompanisë kineze të internetit Alibaba e ngriti perandorinë e tij mbi karizmën dhe këmbënguljen.

Sot kompania e tij ka një vlerë rreth 200 bilion dollarë. Ja disa nga shprehjet më të paharrueshme që ai ka thënë përgjatë viteve.

1. Rreth vazhdimësisë: “Dita e sotme është mizore. E nesërmja është mizore, por e pasnesërmja është e bukur.”

2. Për njerëzit: “Punësoni personin që i përshtatet më se miri punës, jo më të talentuarin. Ky mund të jetë një leksion i dhimbshëm. Nuk ka kuptim vendosja e një pajisje të përshtatshme për një avion kur të nevojitet të ngasësh një traktor.”

3. Për etikën: “Asnjëherë mos i mashtroni të tjerët si në biznes ashtu dhe në jetë. Në 1995, unë isha mashtruar nga katër kompani; katër kompani të cilat tani janë mbyllur. Një kompani nuk mund të shkojë larg me mashtrime.”

4. Për përfitimin nga absurditeti i tij: “Njerëzit inteligjentë kanë nevojë për një budalla që t’i drejtojë ata. Kur një grup është i përbërë vetëm nga shkencëtarë, nevojitet një fshatar për t’i drejtuar. Mënyra e tij e të menduarit është ndryshe. Është më e thjeshtë për të fituar nëse ke njerëz që i shohin gjërat nga perspektiva të ndryshme.”

5. Për veten: “Unë jam një person shumë i thjeshtë, unë nuk jam i zgjuar. Të gjithë mendojnë se Jack Ma është një person shumë i zgjuar. Ndoshta kam një fytyrë shumë të zgjuar, por kam një tru shumë budalla.”

6. Për gabimet e së shkuarës dhe “ditët e errëta tek Alibaba”: “Nëse ti nuk heq dorë, akoma ke një shans. Dhe kur jeni biznes i vogël, duhet të jeni shumë të fokusuar dhe të mbështeteni në mendjen tuaj, jo në fuqinë tuaj.”

7. Për punën në grup: “Nëse ne jemi një ekip i mirë dhe e dimë çfarë duam të bëjmë, një nga ne mund të mundë 10 nga ata.”

8. Rreth të pasurit e një misioni të madh: “Nuk ka rëndësi nëse ti dështon. Të paktën unë e kalova këtë koncept tek të tjerët. Nëse unë nuk kam sukses, dikush tjetër do të ketë.”

9. Për konkurrencën: “Ju duhet të mësoni nga konkurrenti, por mos kopjoni kurrë. Kopjoni dhe biznesi juaj do të vdesë.”

10. Për krijimin e një kompanie: “Nëse dëshironi të rriteni, gjeni një mundësi të mirë. Por nëse dëshironi të bëheni një kompani e shkëlqyer, mendoni për problemet sociale që mund të zgjidhni.”

Jack Ma: Profili i një sipërmarrësi me dështime

Njerëzit më të mëdhenj të historisë kanë pasur dështime.

Sigurisht, ne i kujtojmë këta individë si histori suksesi, i trajtojmë këto histori si legjenda dhe ata individë i shohim si perëndi.

Por secili prej tyre ka dështuar në mënyrë të përsëritur, madje edhe më shumë se sukseset e kombinuara të të gjithë njerëzimit.

Me anë të dështimit këta individë ishin në gjendje të mësonin, të rriteshin dhe në fund të kishin sukses.

Ne e dimë këtë për veten, por edhe si të mësojmë të pranojnë vetë dështimet tona, ndonjëherë ne harrojme se edhe njerëzit më të suksesshëm në botë kanë pasur një bollëk të dështimit.

Heronjtë tanë duhet të mbahen në të njëjtin standard si perënditë e lashta greke: të mrekullueshëm, por jo të pagabueshëm.

Dështimi është një ushtrim modest, si për vëzhguesit edhe të vëzhguarit.

Por të mësuarit është një proçes modest.

Pasi ne e kuptojmë se heronjtë tanë janë ashtu si ne, ne mund të shqyrtojmë se si dështimi i ka drejtuar te suksesi.

Kështuqë, kam filluar grumbullimin e historive të deshtimit të njerëzve të suksesshëm, si një kujtesë që në qoftë se ju jeni duke bërë gabime dhe jeni duke mësuar prej tyre, ju në të vërtetë jeni në rrugën e suksesit.

Jack Ma nuk ka asnjë nga karakteristikat që ju mund t’i gjeni te një sipërmarrës tipik interneti.

Ai nuk është rritur me kompjuter në shtëpinë e tij, nuk ka ndjekur ndonjë shkollë të Ivy League, si dhe jeton një gjysmë botë larg nga Silicon Valley.

Megjithatë, ai është themelues dhe kryetar i grupit tepër të suksesshëm “Alibaba” dhe një nga njerëzit më të pasur në botë.

Ai është ndoshta kandidati me më pak gjasa për arritjet e tij, dhe ofron një shembull të shkëlqyer se si dështimi mund të jetë përbërës thelbësor për suksesin.

Aq shumë në fakt, sa pseudonimi i tij është “Crazy Jack’’ për markën e tij të suksesit.

Ma lindi në vitin 1964 në qytetin kinez të Hangzhou.

Vetëm disa vjet më vonë, prindërit e tij u gjendën në situatë të vështirë pasi profesioni i tyre si tregimtarë tradicionalë muzikorë, u ndalua gjatë Revolucionit Kulturor të Mao Ce Dunit.

Kjo ishte një periudhë në të cilën qeveria kineze u përpoq ta izolonte Kinën nga Perëndimi, por Ma ishte i hipnotizuar nga idetë e kësaj bote.

Ai kaloi vështirësi në shkollë, sidomos në matematikë në një kohë kur Kina po i kushtonte rëndësi aftësive matematikore mbi çdo gjë tjetër.

Ai donte të mësonte mbi globalizimin, por qeveria dhe shkollat kishin pak interes mbi këtë fushë studimi.

Kështu Ma e hodhi vështrimin diku tjetër për shkollimin.

Duke filluar nga mosha 12 vjeç, ai do të shkonte çdo ditë me biçiklete në hotelin më të madh në provincën e tij për të folur anglisht me turistët e huaj.

Nuk zhvilloi vetëm aftësitë gjuhësore, por edhe një perspektivë më të gjerë kulturore shumë më shumë se shumica e miqve të tij të fëmijërisë.

Kjo vazhdoi për tetë vjet, deri sa Ma ishte 20 vjeç, dhe eksperienca i dha atij më shumë nga një perspektivë globale se shumica e qytetarëve kinezë.

“Këto tetë vjet më ndryshuan thellësisht.

U bëra më i globalizuar se shumica e kinezëve.

Ajo që vizitorët e huaj më thonin ishte e ndryshme nga ajo që mësoja nga mësuesit dhe librat e mi.”

Me pak para dhe asnjë shans për të vazhduar biznesin e familjes, Ma e dinte se arsimimi ishte opsion i tij i vetëm.

Por kolegji kërkonte kalimin e një provimi pranues dhe duke qenë keq në matematikë kjo ishte e pamundur.

Në përpjekjen e tij të parë ai mori 1 pikë nga 120 pikë të mundshme në pjesën e matematikës në provim.

Në përpjekjen e tij të dytë ai dështoi përsëri, mezi kaloi në përpjekjen e tij të tretë, gjë që e lejoi të regjistrohet ne Institutin më pak prestigjioz të Mësuesisë Hangzhou.

Pas diplomimit, donte t’i hynte fushës së biznesit, por u refuzua për më shumë se një dyzinë pozicionesh, duke përfshirë edhe një rol në Kentucky Fried Chicken, ku të gjithë 24 kandidatët e tjerë u pranuan.

Në fund të fundit ai fitoi një punë si mësues anglishtjeje në një universitet lokal, një rol në të cilën ai shkëlqeu për shumë vite.

Ma vizitoi një mik në Shtetet e Bashkuara në vitin 1995 dhe për herë të parë në jetën e tij u bë me kompjuter dhe internet në shtëpi.

Ai vizitoi portalin Yahoo! dhe kërkoi fjalët kyçe “birrë” dhe “Kinë”, por nuk mori asnjë rezultat.

Mrekullisht, Ma e pa këtë si një mundësi për të krijuar një biznes.

Ai inshte një individ që mezi kishte kaluar në kolegj, kishte dështuar në shumicën e asaj që kishte bërë deri më sot, puna e vetme e vërtetë e tij ishte mësues i anglishtes dhe përkthyes, si dhe nuk dinte asgjë për kompjuterat apo e-emailin dhe internetin.

Megjithatë, reagimi i tij i parë në internet ishtë që të mendonte se ai mund të shtonte diçka për të.

Dhe kjo nuk ishte diçka e vogël: ai e pa një nevojë për të ndihmuar Kinën të ishte pjesë e një revolucioni të teknologjisë globale.

Ma nuk gjente asnjë arsye përse të mos ishte një ndër kandidatët për të përmbushur këtë nevojë.

Kështu me një mijë dollarë ai filloi China Pages, një listë në internet të kompanive kineze. Kjo i mundësoi atij një pozicion pune për qeverinë kineze me praninë e tyre të re në internet.

Por, pas vetëm disa vitesh të tjera, ai u largua në vitin 1999 për të realizuar ambiciet e tij më të mëdha.

Ai ftoi shumë miq në banesën e tij dhe ngriti idenë e tij të themelimit të një faqe online tregtare kineze

. Ai mblodhi mbi $ 60,000 atë natë dhe kështu lindi sajti Alibaba.

Kush është i gatshëm të vazhdojë dështim pas dështimi, të kapërcejë të gjitha pengesat,të injorojë rrezikun e paparashikuar, dhe t’i bëjë këto me një buzëqeshje?

Ai është nganjëherë personi tek i cili më së paku besojmë, një me pjesë të barabartë injorance, qëndrim pozitiv, dhe vullnet te mirë.

Kështu mund ta përshkruajme Jack Ma dhe ata që ai më së shumti i admiron.

Ma nuk ndjek sërën e teknologëve, të tille si Bill Gates apo Steve Jobs.

As gurutë e biznesit si Richard Branson apo Warren Buffett.

Ma është një lloj tjetër mendimtari dhe lideri.

Ju nuk do ta gjeni mentorin e tij në faqet e librave të famshëm; modeli i tij është Forrest Gump.

Nga të gjitha personazhet që gjente frymëzim, Ma zgjedhoi kandidatin më pak të pritshëm.

Forest Gump është një karakter i thjeshtë, ai e sheh botën thjesht, por krahëhapur.

Shumë pak gjëra e shqetesojnë atë; akoma dhe më pak e trondisin atë.

Ai qëndron pozitiv dhe i vërtetë në karakterit e tij.

I thjeshtë, por me energji, vendosmëri, dhe një busull të fortë morale që në mënyrë të pashmangshme çon drejt suksesit, edhe pse në dukje nga aksidental!

Ky është Jack Ma.

Gruaja e Jackut flet për të në të njëjtën mënyrë që dikush do të fliste për Forrest Gump:

“Ma Yun nuk është një burrë i pashëm, por unë u dashurova me të, sepse ai mund të bëjë shumë gjëra që burrat e pashëm nuk mund t’i bëjnë.”

Në një fjalim të dhënë për ekipin e tij në vitin e parë Alibaba-së, ai u shpreh: “Amerikanët janë të fortë në hardware dhe sisteme.

Por për informacionin dhe softwaret, truri i kinezeve është po aq i mirë sa edhe i atyre.

Kjo është arsyeja që ne guxojmë të konkurrojmë me amerikanët.

Në qoftë se ne jemi një ekip i mirë dhe e dimë se çfarë duam të bëjmë, njëri prej nesh mund të mundë shumë prej tyre.”

Historia e Alibaba-së ka qenë një zgjerim i vazhdueshëm me gatishmërinë për t’u zhytur në tregje të reja.

Ashtu si ambicia e Jack Ma për veten e tij, edhe për Alibaban nuk ka asgjë të pamundur.

Alibaba filloi thjesht, si një vend ku eksportuesit postonin ofertat e tyre të produkteve për blerësit e huaj.

Menjëherë pas kësaj, filloi 1688.com për transaksionet e brendshme me shumicë.

Në vitin 2003 Taobao nisi rrugëtimin e saj, si një faqe konsumatori për konsumatorin, e ngjashme me eBay, e cila në fakt u ndesh ballë për ballë me eBay në Kinë dhe fitoi.

Duke shtuar kështu një sistem të përpunimit të pagesave, sistemin bankar, një platformë “cloud”, një flash për shitjet, si dhe një sistem operativ mobile, në mesin e shumë të tjerave.

Nuk është befasi që Alibaba ka një vlerë mbi 180 miliardë $.

Jack Ma ka ngritur një pasuri miliarda dollarëshe, por ky nuk ishte qëllimi i tij drejt suksesit.

Sigurisht, për aq shumë suksese që Alibaba ka pasur, ka kaluar edhe dështime.

“Unë e quaj Aliababa ‘1.001 gabimet’”.

U zgjeruam shumë shpejt dhe pastaj u detyruam të bënim pushime nga puna…

Deri në vitin 2002 kemi pasur të holla të mjaftueshme vetëm për të mbijetuar për 18 muaj.

Ne nuk e dinim si mund të fitonim para”.

Por ndoshta vetëm një karakter si Ma mund ta bëntë këtë me një qëndrim të palëkundur pozitiv.

Atij i pëlqen të thotë që “në qoftë se ju nuk hiqni dorë, ju ende keni një shans”.

Ai e di se shanset janë kundër tij, dhe shumë e mendojnë si të çmendur për të marrë përsipër sfidat e tij prandaj dhe e quajnë Crazy Jack.

Në fakt, ai ka thënë se shpreson që të “qëndrojë i çmendur për 30 vitet e ardhshme.”

Për Ma, jeta është vërtet vetëm një kuti me çokollata.