Marrëdhëniet e reja janë gjithnjë emocionuese, intriguese dhe të pasionuara.
Ne kënaqemi me partnerin tonë të ri dhe përpiqemi t’i njohim më mirë pa analizuar sjelljen e njëri-tjetrit.
Sidoqoftë, përkundër entuziazmit tuaj për dashurinë tuaj të re, është e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje asaj që po ndodh gjatë fazës së muajit të mjaltit, sepse kjo mund të krijojë një bazë të mirë për një marrëdhënie të gjatë.
Ne bëmë një listë me 10 gabime të hershme të marrëdhënieve që mund “t’jua marrin shpirtin” në të ardhmen.
Ju e lini në pritje jetën tuaj personale.

Në fillim të një marrëdhënieje, ne duam të kalojmë çdo moment me partnerin tonë të ri – ne ndalojmë së komunikuari me miqtë tanë të vjetër dhe braktisim familjen tonë në mënyrë që ne gjithmonë të jemi në dispozicion për disa aktivitete të përbashkëta sa herë që partneri ynë na telefonon ose na shkruan.
Pse nuk është gjë e mirë: mund të fillojë vetëm ftohjen me disa miq, pastaj do të kalojë në ndryshim të vendit të punës, zhvendosje në një vend tjetër ose humbje kontakti me të dashurit tuaj. Në këtë rast, partneri juaj mund të humbasë interesin për ju, sepse ju thjesht jeni shndërruar në një hije të vetës tuaj të mëparshme.
Kujtoni se marrëdhëniet e shëndetshme gjithmonë përfshijnë një farë pavarësie, prandaj përpiquni të ndani kohën tuaj të lirë sipas rregullit 50-30-20 – jo më shumë se 50% me shpirtin tuaj binjak, 30% me miqtë dhe familjen tuaj , dhe vetes 20%.
Ju i toleroni sjelljet e këqija
Mosrespektimi i hapësirës personale, shakatë pa kripë, kërcënimi për ndarje, sugjerimet se si të përmirësoni pamjen tuaj, thirrja në emër, të qenët agresivë, vonesat e përhershme, koha e shpenzuar në telefon gjatë takimit tuaj, injorimi i kritikave tuaja.
Shumë njerëz i anashkalojnë këto flamuj të kuq sepse disa aspekte të tjera të marrëdhënieve të tyre duken të jenë të mira.
Pse nuk është gjë e mirë: Nëse i injoroni për një kohë të gjatë këto shenja paralajmëruese të një marrëdhënieje toksike një ditë mund të kuptoni se keni investuar shumë kohë dhe energji në dikë që ju ka keqtrajtuar prej vitesh.
Si të rregullohet: Mos jini shumë kërkues, thjesht shprehni pritshmëritë tuaja në një mënyrë të sjellshme, si për shembull: “Nuk e duroj kur dikush është gjithmonë vonë” ose “Do të doja që takimet tona të jenë vetëm ti dhe unë.”
Nëse kjo nuk funksionon, ikni menjëherë dhe mos u ktheni më kurrë mbrapa.
Ju po sillni përvojën tuaj të kaluar

Disa gjëra është më mirë t’i lihen së shkuarës. Kjo përfshin edhe ishin/ishen tuaj, krahasimet ndërmjet partnerëve dhe zakonet tuaja të vjetra të lidhura me marrëdhëniet tuaja të mëparshme, pavarësisht se si kanë shkuar gjërat në fund.
Pse nuk është gjë e mirë: Duke përmendur ishin/ishen tuaj shpesh mund të jetë vërtetë e bezdisshme për partnerin tuaj. Ata mund të fillojnë të krahasojnë veten me të dashuruarit tuaj të mëparshëm dhe kjo do të shkatërrojë marrëdhënien tuaj.
Plus, nëse vazhdimisht krahasoni partnerin tuaj me njerëzit që kanë ardhur para tyre, kjo mund të jetë një shenjë se ju jeni duke krijuar standarde të panevojshme.
Si të rregullohet: Marrëdhëniet tuaja të kaluara janë të rëndësishme pasi kanë formuar personin që ju jeni sot dhe mund t’ju ndihmojnë të kuptoni cilësitë që i vlerësoni tek një person tjetër.
Por ju duhet të mbani mend rregullin e artë: “Asnjëherë mos flisni për ish-ët tuaj derisa të ndjeheni të sigurt në marrëdhënien tuaj të tanishme“.
Nuk po flisni me njëri-tjetrin

“Nëse e dashura ose i dashuri im do të më donte mua, do ta dinte se për çfarë kam nevojë dhe do të ma jepte.”
Shumë njerëz besojnë se partnerët e tyre mund t’i lexojnë mendjet e tyre. Për fat të keq, kjo nuk është e vërtetë dhe kjo është një nga gabimet më serioze që bëjnë njerëzit në një marrëdhënie.
Pse nuk është gjë e mirë: E ngjashme me shmangien e konfliktit, mungesa e komunikimit mund të shkaktojë ndjenja konfuzioni dhe keqkuptimi. Dhe çdo ndjenjë negative e pazgjidhur do të kthehet në pakënaqësi me kalimin e kohës.
Si ta rregulloni: Në fillim, mund të jetë e vështirë dhe e pakëndshme të flitet për dëshirat dhe ankesat tuaja, por është e rëndësishme që ta bëni këtë. Për ta bërë një marrëdhënie të zgjasë, jini të sinqertë me partnerin tuaj në atë që kërkoni. Mos harroni të dëgjoni gjithashtu se çfarë kanë për të thënë – situata ideale është kur mund të gjeni një ekuilibër të përsosur mes të folurit dhe dëgjimit.
Ju jeni duke e idealizuar partnerin tuaj
Ne jemi njerëz dhe të gjithë bëjmë gabime nganjëherë. Megjithatë, disa njerëz e harrojnë këtë gjatë periudhës së muajit të mjaltit, sepse ata ende e shohin botën me ngjyra dhe i konsiderojnë partnerët e tyre si krijesa prefekte. Por ata gjithmonë e paguajnë më vonë.
Pse nuk është gjë e mirë: Duke e vënë partnerin tuaj në një piedestal, vetëm sa do t’ju zhgënjejë në të ardhmen kur të shihni se shpirti juaj binjak është vetëm një qenie njerëzore, tamam si ju.
Si ta rregulloni këtë: Shmangni pritshmëritë joreale ndaj të dashurit tuaj. Në vend të kësaj, kushtojini vëmendje mënyrës se si ata i trajtojnë njerëzit e tjerë – miqtë e tyre, familjen, kamerierët në restorante dhe kështu me radhë.
Dashuria juaj e re ndoshta është e veshur me të njëjtat syze me ngjyrë si edhe ju, kështu që kjo do t’ju japë një ide se kush janë ata.
Ju pretendoni të jeni dikush tjetër

Ne gjithmonë dëshirojmë të dukemi më të mirë se sa jemi, prandaj ne priremi t’i mbajmë të fshehura cilësitë tona jo dhe aq të pëlqyeshme për aq sa mundemi, por e dimë se kjo nuk mund të zgjasë përgjithmonë.
Ne gjithashtu mendojmë se të gjitha gënjeshtrat tona të vogla të bardha nuk do të ndikojnë fare në marrëdhënien tonë, kështu që ne i anohemi paksa së vërtetës vetëm për të kënaqur partnerin tonë ose për të shmangur konfliktet. Dhe pastaj fillojmë të pyesim veten se ku kemi gabuar.
Pse nuk është gjë e mirë: Mbajtja e sekreteve nga i dashuri juaj dhe duke i gënjyer ata që nga fillimi, mund të krijojë gënjeshtra më të mëdha. Nëse marrëdhënia juaj e re bazohet në gënjeshtra, ka shumë të ngjarë që të thyhet sepse lidhja juaj është ndërtuar mbi gënjeshtra.
Si ta rregullojmë: Çelësi për një marrëdhënie të shëndetshme janë ndershmëria, besimi, respekti dhe mirëkuptimi reciprok. Jo se ju duhet t’i tregoni personit tjetër për çdo minutë të jetës suaj, por nuk duhet që qëllimisht të fshihni diçka të madhe prej tyre.
Është e lehtë për të kuptuar nëse është sekret ajo që mbani ose një gjë me të vërtetë e parëndësishme – nëse ndiheni fajtor se nuk keni folur për këtë, është një sekret që lsgtë më mirë që ta bashkëndani.
Ju përpiqeni të kontrolloni partnerin/partneren tuaj

Përpjekjet për të marrë nën kontroll jetën e partnerit tuaj zakonisht është një shenjë se keni probleme serioze të besimit. Kjo përfshin ndjenjën dhe veprat e xhelozisë, duke u përpjekur për të kontrolluar sjelljen e personit tuaj të zemrës dhe për të parë vazhdimisht se çfarë jan duke bërë ata.
Pse nuk është gjë e mirë: Nëse doni të kontrolloni ose komentoni çdo lëvizje që bën personi tjetër, partneri juaj mund të ndjejë se po përpiqeni të kufizoni botën e tyre personale dhe të eliminoni gjërat që janë të rëndësishme për ta. Si rezultat, mund të përfundoni duke i larguar ata prej vetes.
Si ta rregulloni: Mos harroni që nuk duhet t’i dërgoni atyre një mesazh në 2 të mëngjesit vetëm për të parë se çfarë po bëjnë. Dhe mos e mbytni me mesazhe telefonin e partnerit tuaj sa herë që nuk u përgjigjen menjëherë mesazhit. Kujtohuni se nuk jeni prindi i këtij personi, nëse ai ose ajo është një i rritur, i trajtojnë si të tillë.
Ju injoroni ndryshimet kryesore

Vlerat kryesore të përbashkëta janë shumë të rëndësishme për një marrëdhënie afatgjatë dhe të shëndetshme. Megjithatë, shumica e njerëzve i injorojnë këto gjatë fazës së muajit të mjaltit dhe zhgënjehen më vonë, sepse gjërat si feja, morali, familja, miqtë, karriera dhe paraja përbëjnë personalitetet tona dhe thjesht nuk mund të shmangen në çdo fazë të marrëdhënies tuaj.
Pse nuk është gjë e mirë: Edhe pse ju pëlqen muzika e njëjtë dhe kënaqeni nën shoqërinë e njëri-tjetrin, gjëra të tilla mund të kenë të bëjnë më shumë me pasionin dhe jo me një botëkuptim të ngjashëm. Por pasioni nuk mund të zgjasë përgjithmonë, dhe ju do të duhet t’i shikoni vlerat e partnerit tuaj herët apo vonë.
Nëse gjeni dallime të mëdha mes vlerave tuaja bazë dhe atyre të partnerit tuaj, marrëdhënia juaj thjesht nuk do të funksionojë.
Si të rregullohet: Për të parandaluar zhgënjimin në fazat e mëvonshme të marrëdhënieve tuaja dhe për të mos humbur kohën tuaj në një lidhje dashurie që së shpejti do të marrë fund, merrni pak kohë për t’i diskutuar këto gjëra përpara se të vazhdoni përpara.
Jeni shumë të dhënë
Kur bëhet fjalë për një marrëdhënie të re, gjithmonë përpiquni të ndërtoni një lidhje të fortë me personin e zemrës. Kjo do të thotë që ju mund të rrezikoni të bëheni tepër të nevojtarë ose të lidhur me partnerin tuaj të ri dhe dëshironi të kaloni shumicën e kohës tuaj ekskluzivisht me ta.
Pse nuk është gjë e mirë: duke mos i lënë partnerit hapësirë, do të krijojë hapësirë vetëm mes ju të dyve. Ata mund të fillojnë të ndihen sikur po i mbytni ato dhe kjo mund të çojë në reagime të papritur anga ana e tyre, duke u drejtuar tek njerëzit e tjerë dhe madje duke tradhëtuar.
Si ta rregulloni: Njerëzit kanë nevojë për hapësirë dhe ju duhet ta kuptoni këtë. Pra, nëse vërtet dëshironi që marrëdhëniet tuaja të funksionojnë në një afat të gjatë, vazhdoni të jeni personi i sigurt në vetvete dhe i pavarur, përpara se të takoni partnerin tuaj.
Ju po ecni shumë shpejt

Marrëdhëniet e reja mund të lëvizin me shpejtësinë e furtunës – së pari ju keni ndjesinë e fluturave në stomak sa herë që jeni me atë person të veçantë dhe pastaj nuk mund të bëni më asgjë, por të imagjinoni për të ardhmen tuaj së bashku si çift.
Por nëse filloni të mendoni për fëmijët tuaj të ardhshëm, kafshët shtëpiake dhe shtëpinë në të cilën do të jetoni të lumtur më vonë, ngadalësoni menjëherë.
Pse nuk është gjë e mirë: Përkushtimi i hershëm, edhe nëse partneri juaj duket si “i duhuri”, mund të shkaktojë shumë presion të panevojshëm në një marrëdhënie të re dhe e dashura ose i dashuri juaj thjesht mund të ketë frikë. Përveç kësaj, ecja me hapa të shpejtë mund të shkaktojë që të humbisni të gjitha gjërat e vogla që mund të gëzoni në fillim të marrëdhënies tuaj.
Si ta rregulloni: Mos anashkaloni hapa të caktuara në marrëdhënie. Ata janë të gjithë të nevojshëm në mënyrë që ju të njihni me të vërtetë njëri-tjetrin. Takimi juaj i parë, njohjet e para, argumenti i parë, udhëtimi i parë jashtë qytetit – të shijoni çdo aktivitet duke zbuluar të gjitha anët e fshehura të personalitetit të partnerit tuaj.
Si përballeni zakonisht me problemet që shfaqen në marrëdhënien tuaj? Ndani përvojën tuaj me ne në koment!