Një mungesë e rregullt e gjumit na bën të ndihemi të lodhur menjëherë pas zgjimit. Për më tepër, kjo është një nga arsyet kryesore e fitimit në peshë.
Ne do të donim t’ju jepnim disa këshilla se si të luftoni “keqbërësit” që ju pengojnë të flini mirë dhe, si rezultat, ndjeheni dhe dukeni mirë.
Temperatura e gabuar e ajrit

Edhe pse duket mjaft gjë e këndshme që të flemë në një ambient me temperaturë të ngrohtë, temperatura optimale është 60-75 ° F (15-23 ° C).
Zgjidhja: Mbulohuni me një batanije të lehtë dhe ndryshojeni atë gjatë natës me një tjetër më të ngrohtë.
Ushtrimi fizik

Stërvitja stimulon sistemin nervor, kjo është dhe arsyeja rënia në gjumë pas palestrës mund të jetë një problem.
Zgjidhja: Ushtrohuni jo më pak se 3 orë para se të shkoni në shtrat.
Mungesa e planifikimeve

Për të pushuar plotësisht, trupi juaj ka nevojë për një kohë të caktuar. Përveç kësaj, marrja e mjaftueshme e gjumit paraprakisht ose ta zëvendësoni atë në fundjavë është e pamundur.
Zgjidhja: Shkoni në shtrat në të njëjtën kohë çdo natë, preferohet midis orës 22:00 dhe 01.00.
Ndriçimi

Edhe drita më e vogël nga një llambë ose dritat LED të aparateve elektrike ndikojnë në gjumin tuaj. Më errët të jetë, aq më të bukura do të jenë ëndrrat tuaja.
Zgjidhja: Largohuni nga të gjitha burimet e dritës, ose vendosni një maskë gjumi.
Zhurma

Çdo zë, qoftë zhurma e makinave jashtë ose zëri i lartë fqinjëve, e pengon trupin të pushojë.
Zgjidhja: Përdorni tapa veshi, ose aktivizoni “zhurmën e bardhë” (dhe white noise) për të mbuluar të gjitha të tjerat.
Përdorimi i shtratit tuaj për qëllimin e gabuar

Shumë njerëz përdorin shtretërit e tyre jo vetëm për të fjetur por si një lloj vendi pune, gjë që rezulton në një zvogëlim të cilësisë së gjumit.
Zgjidhja: Lëreni punën jashtë dhomës së gjumit.
Kafeina

Nuk është sekret se kafeina ju pengon të bini në gjumë. Mos harroni se ajo nuk është gjetur vetëm në kafe, por në çaj, çokollatë, dhe disa produkte të tjera gjithashtu.
Zgjidhja: Konsumoni më pak ushqime që përmbajnë kafeinë në mbrëmje.
Flini në gjumë edhe pa dashur

Shumë njerëz shkojnë në shtrat pa dashur të flenë, duke shpresuar se dëshira do të vijë vetë. Megjithatë, në shumicën e rasteve, kjo nuk do të ndodhë.
Zgjidhja: Nëse nuk mund të flini gjumë për 20 minuta, ngrihuni nga shtrati dhe lexoni një libër (jo një libër elektronik, përderisa do t’i bëjë gjërat edhe më keq), ose bëni diçka për t’u relaksuar.
Alkooli

Megjithëse alkooli ju lejon të flini më shpejt, kjo ndikon negativisht në një gjumë me lëvizje të shpejtë të syve dhe ju zgjoheni të lodhur dhe ju përzihet.
Zgjidhja: Konsumoni alkool jo më pak se 2 orë para gjumit. Më mirë akoma, mos pini fare.
Ngarkesa mendore

Shpesh nuk lejojmë që truri ynë ta marrë veten dhe të pushojë nga problemet e përditshme para se të shkojmë në shtrat, gjë që rezulton në një cilësi të ulët të gjumit.
Zgjidhja: Largoni nga mendja të gjitha shqetësimet dhe drejtoni mendimet tuaja në diçka tjetër: kujtoni emrat e vendeve që fillojnë me të njëjtën shkronjë ose përpiquni të numëroni dele.
Mungesa e zakonit

Mungesa e ritualeve që paraprijnë gjumin e natës është një tjetër arsye pse ndiheni të lodhur në mëngjes.
Zgjidhja: Trajoni trupin tuaj që të reagojë ndaj një algoritmi të caktuar: për shembull, merrni një dush të ngrohtë (jo shumë të ftohtë ose të nxehtë) dhe dëgjoni muzikë.
Mos bëni një banjë të nxehtë, pasi ajo do të përshpejtojë metabolizmin tuaj dhe ju do ta keni të vështirë për të fjetur.
Pozicioni i gjumit
Duke ju zënë gjumi në një pozicion të pakëndshëm, pavarësisht nëse jeni vetëm ose me partnerin tuaj, e stresoni trupin tuaj, duke rezultuar në mungesë pushimi.
Zgjidhja: Zgjidhni një pozicion që ju duket më i rehatshëm dhe mos u përpiqni ta ndryshoni derisa të bini në gjumë.