Ne dëgjojmë shpesh nga të dashurit tanë për atë se çfarë duhet të bëjmë dhe çfarë të mos bëjmë për të qenë të shëndetshëm dhe në formë.
Po nëse ju themi se ata nuk janë 100% të saktë?
Ndërsa shkenca vazhdon të përparojë, bëhet e qartë se shumë prej besimeve jetëgjata mjekësore janë në të vërtetë të gabuara.
Ne kemi krijuar një listë për t’ju ndihmuar ju dhe të dashurit tuaj të dini se cilat sugjerime shëndetësore ia vlen t’i ndjekim dhe cilat është më mirë t’ia lemë të kaluarës.
“Nëse jeni mbipeshë, jeni të sëmurë.”

A vuan nga obeziteti? Herën tjetër që dëgjoni këtë pyetje, menjëherë mund ta hiqni fjalën “vuajtje”. Një person mbipeshë nuk mund të jetë domosdoshmërisht jo në formë, kështu që nuk është e saktë të supozohet se një person mbipeshë vuan.
Në një studim të kryer nga Dr Steven N. Blair dhe ekipi i tij, u vërtetua se shkalla e vdekshmërisë së një personi mbipeshë që ushtrohet rregullisht është aktualisht sa gjysma e vdekshmërisë së një personi që bie në kategorinë normale të peshës.
BMI (Indeksi i Masës Trupore) është diçka tjetër për t’u mbajtur parasysh kur përcaktohet nëse pesha e një personi bie në kategorinë “të pashëndetshëm”.
“Kripa e tepërt nuk është e shëndetshme.”

“Nëse dëshironi të humbni peshë, zvogëloni sasinë e kripës. Nëse doni të normalizoni sërish tensionin, mos konsumoni kripë”.
Nëse nuk i keni vënë kurrë në didkutim këto dy fraza, është koha që ta bëni. Nëse e keni dëgjuar këtë këshillë më parë dhe nuk e keni vënë kurrë në pikëpyetje kurrë vlefshmërinë e saj, është koha të mendoni përsëri.
Sipas studimeve, ekzistojnë disa kushte shëndetësore që kërkojnë që të rrisni sasinë tuaj të kripës. Nivelet e ulëta të kripës mund të çojnë në probabilitetin e diabetit, në rritjen e sasisë së yndyrës dhe në zvogëlimin e nxitjes seksuale. Pra vazhdoni dhe spërkatni kripë në ushqimin tuaj – mos kini frikë.
“Ushqimi organik është pa pesticide dhe është më ushqyes”.

Ushqimi organik është bërë një prirje e përhapur tani. Gjithkush dëshiron të konsumojë ushqime organike për shkak të pastërtisë dhe përfitimeve shëndetësore që ofrojnë.
Por, për fat të keq, kjo nuk është plotësisht e saktë. Ka një listë prej më shumë se 20 kimikatesh që janë miratuar për t’u vendosur në prodhimet organike të ushqimit nga Standardet Organike të SHBA.
Gjithashtu duhet të kihet parasysh se përkundër rregulloreve, edhe ushqimi organik është i ndjeshëm ndaj rrjedhjes kimike nga fushat ose fabrikat pranë tyre.
Pra, ku mund të merrni ushqim të pastër organik? E pra, mund të bëheni fermerë dhe të ushqeheni me ushqim ekskluzivisht për veten tuaj.
“Mjalti është një sheqer natyral dhe është më mirë se sheqeri i përpunuar”.
Herën tjetër që dëshironi të hidhnini një lugë mjaltë në çajin tuaj, mbani në mend këtë që do të lexoni më poshtë:
Po sikur t’ju tregojmë se mjalti ka më shumë kalori sesa sheqeri? Edhe pse mjalti përdoret në sasi më të vogël pasi është më i ëmbël kur krahasohet me sheqerin, mbetet fakti se mjalti i tepërt gjithashtu mund të çojnë në shtimin e peshës.
Në mjekësi, mjalti është po aq i dëmshëm sa sheqeri dhe nëse abuzohet mund të çojë në sëmundje të tilla si diabeti, problemet e zemrës dhe sëmundjet e mëlçisë.
“Ngrënia e karotave mund të përmirësojë shikimin tuaj natën.”
Një nga avantazhet e mëdha të karotave është se ato janë një burim i vitaminës A, gjë që mund të ndihmojë në përmirësimin e shikimit tuaj.
Falë Propagandës së Luftës së Dytë Botërore, karotat u konsideruan si ushqimi më i mirë shëndetësor i mundshëm. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Forca Ajrore Britanike zhvilloi një lloj të ri të teknologjisë Radar dhe u përpoq të fshehte atë nga bota duke pretenduar se suksesi i tyre i ri ishte për shkak të vizionit të përmirësuar të pilotëve të tyre, të cilët hanin shumë karota.
Prania e vitaminës A në karrota mund të ndihmojë në përmirësimin e shikimit tuaj, por është thjesht një mit ai që mund t’ju ndihmojë të përmirësoni pamjen natën.
“Ju përdorni vetëm 10% të trurit tuaj.”

Ju mund ta keni hasur këtë frazë disa herë në jetën tuaj. Por kur themi se nuk është e vërtetë, mund të besoni që edhe vetë Albert Ajnshtajni do të kishte ngritur vetullën po të kishte dëgjuar për këtë zbulesë.
Disa shkencëtarë dhe eksperimente kanë provuar se gati i gjithë truri është aktiv gjatë jetëgjatësisë së një personi. Pjesët e ndryshme të trurit janë të gjitha përgjegjëse për performancën e trupit tonë dhe 10% e trurit nuk mund të trajtojë funksionimin e gjithë trupit tuaj.
“Përdorimi i mikrovalës mund të shkaktojë kancer.”
Mikrovalët nuk shkaktojnë kancer dhe kjo është konfirmuar nga disa studiues të lartë.
Nëse shikojmë metodën e ngrohjes së një mikrovale, do të shohim se ato prodhojnë rrezatim që nxit molekulat e ujit të pranishme brenda ushqimit, duke e bërë kështu të ngrohtë. Në asnjë mënyrë nuk ndryshon ushqimin apo ta bëje atë kanceroz.
E vetmja gjë që duhet mbajtur mend është përdorimi i pajatave dhe enëve plastike që mund të vendosen në mikrovalë.
“Kosi / gjiza mund të përmirësojë tretjen”.

Kos ose gjiza njihen për përfitimet e tyre të ndryshme shëndetësore duke përfshirë menaxhimin e peshës dhe rregullimin e tretjes.
Probiotikët kanë hyrë ngadalë në sistemet tona dhe po veprojnë. Këto probiotikë thuhet të jenë “lloji i mirë i baktereve”, që ndihmojnë në rregullimin e proçesit të zorrëve.
Megjithatë, kur trupi juaj është tashmë i mbushur me lloje të ndryshme bakteresh, si mund të përcaktohet se bakteret që vijnë nga kosi ata që po ndihmojnë?
Përveç kësaj, në shumë raste kosi është i ëmbëlsuar, dhe shumica e sheqerit në shumë kos është i dëmshme në vend që të jetë i shëndetshëm.
“Po të hani në darkë shëndosheni.”

Është koha për ta harruar thënien e famshme: “Hani mëngjes si një mbret, drekë si një princ dhe darkë si një fshatar”. Fitimi i peshës është në proporcion me sasinë e ushtrimeve që bëni.
Nuk ka rëndësi se në cilën pjesë të ditës ju hani. Me rëndësi është ajo se sa hani dhe sa aktivitet fizik bëni gjatë gjithë ditës që përcakton nëse fitoni, humbisni ose mbani peshën tuaj.
Vetëm mos harroni të ushtroheni mëngjesin e ardhshëm dhe frigoriferi është i juaji për ta hapur gjatë natës.
“Qumështi është i mirë për ju.”
Me sa duket, e kishim gabim kur e lidhnim qumështin me kockat e forta dhe me një sasi të mjaftueshme kalciumi në trup. Studimet më të përsëritura kanë pohuar se nuk ka një lidhje mes marrjes së qumështit me kocka të shëndetshme dhe parandalimin e mungesës së kalciumit dhe vitaminës D.
Pra, herën tjetër kur ju ofrohet një gotë qumështi në emër të shëndetit, ju e dini se çfarë të thoni!
“Njerëzit kanë 5 shqisa”.
Kushdo që ka parë “The Sixth sense” do t’i kujtohet se si ishte nën presionin se njerëzit kanë vetëm 5 shqisa. Rezulton se ne në fakt kemi edhe 20 shqisa më shumë.
Sipas hulumtimeve të fundit, ka shumë shqisa të spikatura të tilla si Nociception, aftësia për të ndjerë dhimbje, Equilibrioception, shqisa e ekuilibrit dhe Thermoceptimi, shqisa e temperaturës.
Ajo që është interesante të theksohet është se ekzistojnë më shumë shqisa që gjenden në kafshë si Elektrocepcioni, aftësia për të ndier stimujt natyrorë elektrikë, receptorët e magnetizmit, ndjeshmëra ndaj fushës magnetike të Tokës dhe Dritës së Polarizuar, aftësia për të përdorur dritën e polarizuar për të vendosur se nga cili drejtim duhet të shkojnë.
A është e mundur që shqisa të tilla mund të ekzistojnë edhe tek njerëzit?
“Njerëzit e verbër nuk mund të shohin asgjë”.
Nëse do të ishit të bindur se të gjithë të verbërit nuk mund të shohin asgjë përveç errësirës së zezë, na lejoni t’u themi se shumica e tyre në të vërtetë ndonjëherë nuk kanë mundësi të shohin errësirë.
Është e gabuar të besohet se njerëzit e verbër nuk mund të shohin asgjë. Ekzistojnë kushte ku të verbërit mund të shohin modele të paqarta, forma dhe madje edhe skica.
“Duhet të bëni shtrirje gjithmonë para se të filloni të ushtroheni.”

Ne të gjithë kalojmë disa minuta duke bërë shtrirje përpara se të ushtrohemi. Por a është kjo me të vërtetë e nevojshme?
Shtrirja para një stërvitje në të vërtetë të mund t’ju bëjë më pak efikase. Sipas hulumtuesve italianë, mbingarkesa para çiklizmit mund të zvogëlojë efikasitetin tuaj deri në 5%.
Kështu që herën tjetër kur të shkoni në palestër, mund të kaloni disa minuta të para të stërvitjes tuaj duke qëndruar me miqtë tuaj.
“Gjuha juaj është e ndarë në 4 pjesë”.

Ju mund të keni dëgjuar se gjuha është e ndarë në 4 pjesë dhe sensorët e shijeve të secilës pjesë janë përgjegjëse për diferencimin e ushqimit të ëmbël, të thartë, të kripur dhe të hidhur.
Kjo eshte e gabuar. Ka 5 shije në vend të 4. Shija e pestë është umami, e cila është si shija e glutamatit.
Në të vërtetë ka mijëra receptorë shije në gjuhën tonë dhe ata të gjithë punojnë së bashku. Nuk na besoni? Provoni të vendosni kripë në majë të gjuhës suaj. Shija e kripur që do të shijoni është e mjaftueshme për të vërtetuar hartën e gabuar të gjuhës.
Vetëm një goditje e drejtpërdrejtë në kokë mund të shkaktojë një tronditje”.

“Ishte vetëm një rënie e vogël.” Mendoni mirë para se ta lini të kalojë kaq lehtë: Çdo dëmtim serioz i kokës që mund të ndikojë në funksionimin e trurit është një çështje serioze.
Ndërsa përgjithësisht besohet se një tronditje mund të shkaktohet vetëm duke u goditur drejtpërdrejt në kokë, kjo nuk është e vërtetë.
Çdo lloj goditjeje në kokë ose pjesën e sipërme të trupit, e fortë aq sa për të shkundur kokën mund të shkaktojë tronditje.
Truri është vënë në lëvizje dhe godet në brendësi të kafkës. Kështu, duhet të jeni të kujdesshëm dhe të kontrolloheni nga një mjek pas çdo lloj dëmtimi në kokë.
Bonus: 6 orë gjumë janë të mjaftueshme për njerëzit.
Gurutë e shëndetit na tregojnë për të korrigjuar zakonet tona të gjumit. 8 orë është një domosdoshmëri, ose të paktën kështu thonë ata. Në këtë jetë me ritme të shpejta, pak prej nesh e kanë këtë luks. Pra, a do të na bëjë kjo të sëmurë?
Studimet kanë vërtetuar se paraardhësit tanë bënin 6-7 orë gjumë maksimumi, duke mohuar kështu faktin se jeta moderne na e ka mohuar gjumin e shëndetshëm. Pra, mos e humbni kohën duke u shqetësuar se nuk jeni në gjendje të merrni 8-9 orë gjumë pasi ankthi mund të shkaktojë më shumë dëm sesa pagjumësia.
Ndonjëherë, ne mësohemi të besojmë verbërisht tregimet e vjetra. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të bëjmë disa kërkime.
A dini për mite të tjera shëndetësore që mund të keni hasur? Na tregoni në seksionin e komenteve më poshtë.