6 Gjëra që na e Rrënojnë Jetën Përditë Nga Pak…  

Thuhet se lumturia është një term i paqartë pasi kur përmendet që të gjithëve u vijnë në kokë ide të ndryshme në lidhje me të.

Por psikologët dhe neuroshkencëtarët nuk pajtohen me këtë. Ata e dinë se çfarë na bën të lumtur dhe çfarë na bën të trishtuar si qenie njerëzore.

Ndonjëherë ndihemi shumë keq për shkak të gjërave të përditshme dhe zakoneve që nuk i vëmë re.

Ne mësuam se cilat janë ato gjëra që duhet të shmangim në jetën tonë për të qenë të lumtur dhe kemi krijuar një listë të gjërave të dëmshme që ju rekomandojmë të ndaloni së bëri, duke filluar që tani.

Ne qëndrojmë ulur gjatë gjithë kohës

Në ditët e sotme, një mënyrë sendentare jetese është një gjë e zakonshme. Në mbrëmje, ne shkojmë në shtëpi me makinë ose me transport publik shkojmë në shtëpi ku pastaj menjëherë ulemi që të shikojmë TV apo komunikojmë online me miqtë.

Pa bërë lëvizje, niveli i endorfineve dhe hormoneve të tjera përgjegjëse për lumturinë zvogëlohet. Ecje çdo ditë për 30 minuta ose 2 stërvitje në javë do t’ju bëjnë më energjikë dhe të kënaqur, pavarësisht se çfarë ndodh në jetën tuaj.

Ne shpenzojmë gjithë ditën në ambiente të mbyllura

Ne të gjithë e dimë se “puna nga shtëpia” jo domosdoshmërisht do të kontribuojë në lumturi. Por rezulton se as vende si kinemaja, restorante dhe vende të tjera që ne dëshirojmë të vizitojnë, nuk na lejojnë gjithmonë ta gëzojmë jetën tonë.

Por nëse kaloni pak kohë jashtë në një vend të panjohur, do të bëheni më të lumtur dhe vetëvlerësimi juaj do të përmirësohet.

Psikologët e quajnë këtë metodë “terapia e aventurës”. Dhe vlen të përmendet se nuk ka rëndësi nëse jeni duke shkuar në një shtet tjetër ose në një fshat fqinj ku nuk keni qenë asnjëherë, pasi gjithsesi, do të bëheni më të lumtur.

Ne nuk u kushtojmë vëmendje gjërave që ndodhin rreth nesh.

Është me të vërtetë e rëndësishme që jo vetëm t’i kushtojmë vëmendje asaj që bëjmë, por edhe mënyrës se si e bëjmë atë. Për shembull, le të imagjinojmë 2 vajza.

Njëra prej tyre është e zemëruar sepse ajo ka për të pastruar shtëpinë: ajo do të donte ishte në një takim në një restorant luksoz, por askush nuk e ftoi atë. Një vajzë tjetër po lan enët dhe ajo është e lumtur që më në fund ka kohë për veten për të pastruar shtëpinë.

Në rastin e parë, vajza do të ndjehet e lodhur dhe në rastin e dytë, vajza do të ndihet më e relaksuar. Aftësia jonë për të jetuar në “këtu dhe tani” dhe për të mos lejuar kurrë që frika jonë, keqardhja dhe kujtimet na shqetësojnë, na e bën jetën më interesante.

Ne vetëm konsumojnë

Për t’i dhënë jetës tonë kuptim, ne nuk dueht vetëm të marrim por edhe të japim. Veprat e mirësisë na japin kënaqësi dhe të ndjehemi të rëndësishëm.

Ja një lajm i mirë: edhe veprimet më të vogla mund të na mbushin me gëzim. Duke i blerë dikujt për një dhuratë, duke i lënë një shënimi, apo edhe duke i dhuruar një pikturë muri, janë të gjitha gjërat që na bëjnë të besojmë se kemi një qëllim në këtë jetë dhe se dikush ka nevojë për ne.

Ne e izolojmë veten nga të tjerët

Edhe në epokën e individualitetit, secili person duhet t’i përkasë një grupi. Dhe jo vetëm atij të miqve dhe anëtarëve më të afërt të familjes sonë. Për të qenë vërtet të lumtur, ne duhet të ndjehemi të lidhur me njerëzit e tjerë.

Sipas studimeve të ndryshme, kjo cilësi na ndihmon të mposhtim sëmundjet, zvogëlon nivelet e stresit dhe na bën të ndihemi më të sigurt.

Dhe nuk ka rëndësi se çfarë grupi i përkisni: mund të jetë një klub futbolli, një klub pikture, çfarëdo. Ju vetëm duhet të ndiheni sikur i përkisni diçkaje.

Ne nuk jemi krijues

Ne kemi nevojë për veprimtari kreative, jo për para dhe famë, por për shëndetin tonë. Është vërtetuar se procesi i krijimit zvogëlon nivelin e stresit, përmirëson humorin tonë dhe na ndihmon të luftojmë depresionin.

Mos harroni se kreativiteti nuk është vetëm për të kënduar dhe pikturuar, ai mund të jetë çdo gjë që kërkon qasjen tuaj unike. Mbjellni disa lule, zgjidhni një ngjyrë për të lyer muret, bëni punët e shtëpisë dhe përdorni imagjinatën tuaj – kjo është e gjithë ajo që ju duhet!

Lumturia nuk është diçka për të cilën duhet të synoni. Ai vjen nga gjërat e vogla, kështu që ne mund ta krijojmë atë në çdo moment. A keni ndonjë zakon që ju ndalon të jeni të lumtur?