Ngrini dorën nëse kurrë nuk ju ka ndodhur të keni përjetuar stres për shkak të një sinjali të keq të internetit. Ndonjëherë, problemi fillon në cilësinë e routerit ose shërbimin e dobët të ofruar nga kompania. Por pjesën më të madhe të rasteve, një lidhje e keqe e Wi-Fi vjen për shkak të objekteve specifike ose mobileve që kemi në shtëpi që janë shumë afër routerit ose kompjuterit tonë.
Ne dëshirojmë t’ju tregojmë se cilët janë armiqtë kryesorë të WiFi-së tuaj. Ju do të gjeni këshilla të dobishme në fund të artikullit që mund t’i përdorni për të mos u ndeshur me këto probleme, mos humbisni ato!
Sipërfaqet metalike dhe mobiljet
Metali është një përçues, që do të thotë se absorbon energjinë elektrike. Meqenëse WiFi juaj çliron valë elektromagnetike, çdo sipërfaqe apo objekt metalik në shtëpinë tuaj do të parandalojë përhapjen e valëve. Nëse dëshironi që lidhja juaj e internetit të funksionojë pa probleme, është e nevojshme që router-i të largohet nga metalet.
Muret me tulla dhe gurë
Disa lloje muresh ndalojnë sinjalin tuaj të WiFi. Ndër materialet e zakonshme që parandalojnë një lidhje të mirë janë mermeri, çimentoja, betoni, llaçi dhe tullat. Kjo shpjegon pse në shtëpitë me 2 kate, zakonisht ka një lidhje shumë të dobët në internet në njërin nga katet. Për ta rregulluar këtë, vendoseni routerin tuaj në një zonë të hapur dhe larg nga muret.
Pasqyra
Materiali që na lejon të shohim reflektimin tonë në pasqyrë reflekton edhe sinjalin e lëshuar nga router-i. Ky objekt vepron si një mburojë, duke e penguar lidhjen e internetit. Kur është afër routerit, mund të bëjë që forca e sinjalit të jetë e ngadalshme dhe e paqëndrueshme.
Frigoriferë dhe makina larëse
Si rregull i përgjithshëm, pajisjet elektrike që kanë tuba që qarkullojnë ujë nuk janë shumë miqësore me sinjalin e WiFi. Uji mund të mbajë një pjesë të energjisë nga valët celulare, gjë që ndikon negativisht në cilësinë e lidhjes së internetit.
Dritat e Krishtlindjeve
Dritat e Krishtlindjeve me ngjyra mund të jenë gjithashtu shkaku i një sinjali të dobët të WiFi-së në shtëpi. Ata kanë cifla xixëlluese që prodhojnë një fushë magnetike që ndërvepron me valët elektrike të lëshuara nga router-i juaj. Në dhjetor, përpiquni ta mbani router-in larg nga pema e Krishtlindjeve.
Monitorët
Këto monitorë gjenerojnë një ndërhyrje 2.4 GHz, njësoj si WiFi. Kur 2 ose më shumë pajisje transmetojnë të njëjtën frekuencë, ata përdorin ajrin për të dërguar të dhënat e tyre në vend të transmetimit të valëve, si në rastin e një lidhjeje pa tel. Edhe pse monitorët e vegjël zakonisht kërkojnë një lidhje me një rrjet për të funksionuar siç duhet, mos i vendosni ato shumë afër router-it.
Dronët
Dronët gjithashtu veprojnë në 2.4 GHz, por jo të gjitha modelet e gjenerojnë atë interferencë. E gjitha varet nga sasia e fuqisë që secilit model i duhet që të funksionojë.
Mikrovala
Kjo është një tjetër pajisje që ka një spektër frekuence të ngjashme me atë të përdorur nga WiFi. Nëse e keni vendosur router-in tuaj të vendosur pranë një mikrovale, vendoseni atë në një vend që është më i lartë se niveli i mikrovalës. Kjo do të zvogëlojë ndjeshëm efektin negativ që mund të ketë mikrovala tek lidhja e internetit.
Bonus: Si ta përmirësoni lidhjen tuaj të WiFi-së
Ka masa të ndryshme që mund të ndërmerrni për të përmirësuar lidhjen tuaj të internetit në shtëpi. Mbani në mend nëse hasni rregullisht një sinjal të keq:
1. Bazuar në artikujt e listuara më sipër, zgjidhni një vendndodhje të duhur për të vendosur routerin tuaj.
2. Mbani routerin tuaj të përditësuar.
3. Merrni një antenë më të fuqishme.
4. Vendosni një fjalëkalim të fortë për ta mbrojtur, një që nuk mund të gjendet lehtë.
5. Blini një përforcues për WiFi-në.
6. Provoni të përdorni vetëm teknologjitë më të fundit dhe më moderne të WiFi.
7. Teknikat e transmetimit me kapacitet të lartë që veprojnë në 5 GHz zakonisht ofrojnë një lidhje shumë më të shpejtë se të tjerat.
8. Ristartojeni routerin, edhe nëse kjo tingëllon si një klishe. Ky veprim do të fshijë kujtesën e tij dhe do t’ju mundësojë të instaloni përditësimet.
A keni zakonisht një lidhje të keqe të Wifi-së? A keni këshilla të tjera për të shtuar në listën tonë? Na tregoni në koment!