Rregullat e mirësjelljes janë mjaft të thjeshta nëse provoni t’i zbatoni ato. Çdokush mund t’i mësojë e t’i respektojë këto rregulla.
Ne do të përshkruajmë të gjitha rregullat moderne të etikës që janë të nevojshme për t’u ditur për t’u respektuar nga shoqëria dhe për ta bërë jetën tuaj më të rehatshme.






Kur keni të ftuar
Nëse vizitorët vijnë për herë të parë në shtëpinë tuaj, tregoni atyre se ku është tualeti, kështu që ata mund të freskohen dhe vetëm atëherë mund t’i ftoni të bashkohen me të tjerët.
Nëse mysafirët tuaj sjellin ushqime ose pije si dhuratë, vendosini ato në tryezë ku mund t’i provojnë të gjithë.

Kur jeni të ftuar
Nëse ju duhet të lrgoheni më herët nga një festë, thërrisni pritësin për një moment dhe tregojini se ju duhet të largoheni. Mos i përshëndetni të ftuarit e tjerë, pasi ata mund ta marrin atë si një shenjë për t’u larguar.






Në një restorant
Nëse është shumë e nxehtë, mos e freskoni veten duke valëzuar një pecetë. Thjesht tregojini një kamerieri se nuk jeni duke marrë mjaftueshëm ajër të freskët dhe kërkojini që të ndezë kondicionerin.
Mos i vendosni gjërat që keni brenda në çantë në një vend publik.
Nëse keni nevojë të krihni flokët, bëjeni këtë në tualet.
Mund t’i lyeni buzët në tavolinë. Megjithatë, vetëm në tualet mund të vendosni remel dhe pudër.
Rregullat e komunikimit
Mos harro rregullat e sjelljes në shtëpi. Për shembull, është shumë e pasjellshme të thërrasësh nga njëra dhomë në tjetrën. Përveç kësaj, mund të mësoheni me një sjellje të tillë dhe kjo do të lejë një përshtypje të keqe tek njerëzit e tjerë.






Sjellja në tryezë
Është e pasjellshme të mbushni vetëm gotën tuaj. Së pari, pyesni nëse personi i ulur pranë jush do të dëshironte.
Mos merrni shumë kohë për të zgjedhur pjesën më të mirë të ushqimit në një pjatë. Merrni pjesë më të afërt.
Mos vendosni lugë supë në tavolinë gjatë darkës ose pas saj. Lëreni lugën në pjatë, në mënyrë që të mos e bëni bëni pis mbulesën.
Kur mbani një filxhan çaji, vendosni gishtat në pjesën e përparme dhe në pjesën e pasme të dorezës. Megjithatë, ju mund të hapni gishtat përreth dorezës kur pini kafe.

Rregulla të përgjithshme
Mbani mend: kur jeni në punë, nuk është mirë të vendosni produktet e makeup-it tuaj ose të vendosni çantën apo kapelën në tavolinën tuaj. Gjeni një vend tjetër për këtë.
Nëse jeni ulur në një karrige të ulët, mos i kryqëzoni këmbët. Mbajini gjunjët të bashkuar dhe anojini nga njëra anë. Ju mund t’i kryqëzoni këmbët vetëm nëse vendosni njërën këmbë pas tjetrës.
Garderobat publike
Nëse vendi në të cilin keni shkuar për vizitë nuk ka një gardërobë, vendosini rrobat tuaja në varëse të veçanta brenda.






Është mirë t’i rregulloni flokët aty, por nuk duhet të bëni makeup-in tuaj, të krehni flokët ose të lidhni kravatën tuaj. Shkoni në tualet nëse keni nevojë të bëni diçka të tillë.

Ndonjëherë nuk është problem për gratë (por jo për meshkujt) të mbajnë një pallto të veshur brenda.
Të gjitha sendet e mëdha duhet të lihen në një gardërobë: çadra, çanta të mëdha, valixhe (nëse nuk ka asgjë të vlefshme brenda). Përjashtim bën vetëm çanta e zonjushës.
Sjellja në makinë
Kur një zonjë ngjitet në një makinë, ajo nuk duhet të “bëje një hap” në të. Ajo duhet të ulet në skajin e ulëses dhe të “tërheqë” këmbët e saj në makinë. Kur del nga makina, ajo duhet të vërë këmbët e saj në rrugë dhe më pas të ngrihet.
Në shekullin 21, nuk është më e nevojshme që një burrë të shoqërojë me makinë një zonjë. Nëse keni makinën tuaj, ju mund të takoheni tek festa.
Nëse po largoheni me makinën tuaj, i dashuri juaj mund t’ju përcjellë deri tek makina. Sigurisht, ju mund t’i ofroni për ta shoqëruar atë dëri në shtëpi nëse ai jeton aty pranë.
Meshkujt dhe femrat mund të ulen së bashku në sendilen e pasme të makinës vetëm nëse e njohin njëri-tjetrin mjaft mirë.