Krahas mirëmbajtjes bazë të makinës që janë kontrolli i nivelit të vajit, filtrat, dhe ndërrimi gomave, shumica e drejtuesve të automjeteve janë të prirur t’i fusin një mendje të lehtë gjërave të tjera, të tipit si, përdorimi i saktë i frenave të dorës, konvergjenca periodike e gomave, përdorimi i duhur i çelësave, përpara se të jetë tepër vonë.
Këto janë gabime të vogla që duke u përsëritur çdo ditë bëhen një e keqe e madhe për automjetin tënd. Ta mirëmbash automjetin tënd përkthehet drejtpërdrejt në jetëgjatësi të saj, dhe në të holla që nuk duhet të fluturojnë nga xhepi yt.
Duke e parë sesa e rëndësishme është për ty që të krijosh një sistem të suksesshëm të mirëmbajtjes së makinës tënde. Ne kemi vendosur të ndajmë me ty disa këshilla të vyeshme që do t’ja zgjasin jetën makinës tënde.
Mos e mbaj dorën te leva e marshit
Shumë njerëz e kanë bërë refleks që për të kursyer lëvizjet e dorës, e mbajnë dorën të mbështetur mbi levën e marshit. Edhe pse ata e shohin këtë veprim si krejt normal dhe relaksues, në fakt nuk është i tillë. Peshimi i dorës në levën e marshit mund të sjellë dëmtimin e krejt sistemit të transmisionit. Kjo nuk do të ndodhë brenda ditës, por me kalimin e pak viteve, dhëmbëzimet e pirunit në sistemin e transmisionit do të thyhen, veçanërisht në automjetet manuale.
Ndërroje vajin pas 50 deri në 100 km të para
Është tepër kritike që ta ndërrosh vajin e motorrit të makinë pas 50 apo 100 kilometrave të para, veçanërisht kur është një makinë që e ke blerë të re. Kjo do ta zgjasë jetën e makinës. Por nëse e nget makinën rregullisht për një kohë të vazhdueshme, duhet ta ndërrosh vajin e motorrit çdo 5000 kilometra ose atëherë që rekomandohet nga break-in.
Mos e lër makinën në prehje për një kohë të gjatë

Lënia e automjetit tënd për një kohë relativisht të gjatë pa e ngarë do të dëmtojë në mënyrë të pariparueshme baterinë, dhe do të deformojë gomat. Nëse e mban makinën të fikur për periudha të gjata, atëherë sigurohu që ta vendosësh atë në një ambjent të mbyllur, duke e larë atë shpesh që të mos prishet boja, duke i mbifryrë gomat që të mos humbin formën e rregullt, dhe duke e lidhur baterinë me një karikues që nuk e lejon të shkarkohet asnjëherë plotësisht.
Zhduki çelësat e tjerë

Mbajtja e unazës së çelësit të makinës të ngarkuar me nje turrë çelësash të tjerë mund të sjellë kosto të madhe për makinën tënde, veçanërisht tek sistemi i ndezjes. Një peshë e tillë, kur makina është në ecje, e në lëkundje, mund të ketë një efekt negativ tek sistemi i ndezjes, çka mund të çojë deri në dëmtim të tij që e bën të pamundur ose të vështirë ndezjen e makinës. Është e rëndësishme që të përdorësh një unazë të boshatisur nga çelësat e tjerë që s’kanë lidhje me makinën, nëse nuk do që një mëngjes të bukur pranvere makina jote thjesht nuk shkrep ndezjen.
Jepi rëndësi sa naftë apo benzinë po harxhon makina jote

Ti mund të shkarkosh në smartfonin tënd një aplikacion për mirëmbajtjen e automjetit tënd, ose po të duash edhe letër e laps për të mbajtur shënim rastet kur bën furnizim në karburant. Është e rëndësishme t’i mbani shënim të gjitha furnizimet e makinës me karburant. Kjo për faktin se në momentin kur kupton se automjeti juaj ka filluar të konsumojë naftë apo benzinë më tepër sesa zakonish, është momenti të drejtoheni tek mekaniku për një kontroll.
Gjithmonë bëj konvergjencën e gomave, sidomos para se të nisesh për rrugë të gjatë

Ky është një proces i cili nënvlerësohet ose mënjanohet pa fort kokëçarje nga drejtuesit e mjeteve. Është tepër kritike që gomat e makinës të jenë të drejtuara saktë dhe timoni të mos kryeje lëvizje boshe që nuk sjell spostim të këndit të gomave. Drejtimi i mjetit me goma të pa-konverguara sjell kosto të madhe për të mbuluar për makinën tënde dhe mund të jetë edhe shkak aksidenti.
Ndërroje filtrin e ajrit sa herë të kesh mundësi

Filtri i ajrit është mushkëria e makinës tënde. Ndërsa përdorimi i makinës vijon, ti mund të kesh tendencë të ngasësh në rrugë me pluhur, dhe kjo kërkon ndërrimin e filtrave të ajrit. Nëse mbesin të mbushura me pluhur të pistë, ato do të ndikojnë thellësisht në performancësn e makinës tënde. Është me rëndësi që t’i hedhësh një sy manualit të automjetit tënd dhe të shohësh kur duhet kryer ndërrimi i filtrit të ajrit.
Shmange larjen me presion të motorit të makinës

Pastrimi i motorit të makinës me ujë të lëshur me presion mund të shkaktojë dëmtime serioze, të tilla që mund të sjellin lidhje të shkurtra të kontakteve elektrike, karbonizime, dhe djegie. Nëse e pastron motorin, një leckë e posaçme dhe një grasator i lëngshëm mund të kryejnë punën për mrekulli, dhe kjo duhet bërë dy herë në vit.
Mos të duket i tepërt përdorimi i frenave të dorës

Është e rëndësishme që të përdorësh rregullisht frenat e parkimit, ose të dorës, qoftë atëherë kur makinën e parkuar në terren të pjerrëit, apo horizontal. Përdorimi i frenave të dorës, mund ta ndihmojë sistemin e transmisionit që të heqë ngarkesën e tepërt nga vetja. Sistemi i transmetimit nuk është bërë për të mbajtur makinën të bllokuar që të mos lëvizë. Bëje zakon që të përdorësh frenat e dorës, sepse është e vërtetuar se ja zgjasin jetën makinës tënde.