9 Këshilla të Gabuara për të Cilat do të Pendoheni Rëndë Pas 20 Vitesh

Nuk ka prind që të mos dëshirojë të rrisë fëmijë të lumtur e të suksesshëm kur të rriten. Kështu që të gjithë ne përdorim metoda dhe teknika të ndryshme prindërimi, sepse besojmë, që do na ndihmojnë me objektivin tonë.

Ne u mësojmë fëmijëve që t’ua vënë veshin fjalëve të më të rriturve dhe të përqëndrohen fort tek librat e shkollës, por asnjëherë nuk na ka shkrepur në mendje se këto mësime mund të sjellin më shumë dëme sesa të mira në të ardhmen.

Disa ide të përphapura gjërësisht nuk u sjellin të mira e as avantazhe gjeneratave të reja tashmë. Përfytyroni çfarë do të ndodhë pas 10 apo 20 viteve?

Shkolla e Jetës është e bindur se problemet moderne kërkojnë zgjidhje moderne. Kështu që ne kemi nënvizuar disa koncepte të vjetruara që prindërit duhet të ndalojnë së imponuari te fëmijët e tyre, e parashohim se çfarë mund të ndodhë po të ndiqeshin, dhe nxorrëm disa këshilla dobiprurëse në vend të tyre.

“Fëmijës tim do t’i garantoj gjërat më të mira”

Të rrisësh një fëmijë të llastuar është gjëja më e thjeshtë për të bërë. Frederic Neuman, M. D dhe Drejtor i Qëndrës së Trajtimit të Frikës dhe Ankthit, beson se një karakteristikë tipike e fëmijëve të llastuar është mungesa e dëshirës për të pranuar nevojat e njerëzve të tjerë:

“Fëmija i llastuar dëshiron të ketë diçka dhe e do pikërisht në moment kur i lind dëshira.” Kur prindërit u shkojnë sipas qejfit fëmijëve tepër shumë, në të vërtetë ato u shkaktojnë dëm atyre. Kur të rritet, një fëmijë i tillë, bëhet armiku i vetes së vet: varësia, mungesë përgjegjësie dhe aftësi të pakta sociale, egoizëm i theksuar dhe shfrytëzimi i të tjerëve për interesa personale kanë për ta bërë atë të palumtur.

Mënyra e vetme për të shpëtuar nga ky kurth është duke vendosur kufinj, duke përcaktur detyrat e fëmijës, t’u kushtosh vëmendje sjelljeve dhe mënyrave të tyre, dhe duke mos i lejuar ata që të shfaqin mungesë respekti kundrejt prindërve apo njerëzve të tjerë. Është dobiprurëse t’u mësojmë fëmijëve ta vlerësojnë punën dhe t’u tregojmë atyre për vlerën e parasë. Për shembull, prindërit mund ta ndihmojnë fëmijët që të gjejnë punë e parë part-time.

“Duhet t’i dëgjosh gjithnjë më të rriturit”

Shpesh prindërit ëndërrojnë që fëmija t’ua vërë veshin fjalëve të tyre. Por nuk u shkon mendja se zakoni i të bindurit vazhdimisht fjalëve të prindit dhe qëndrimi brenda kornizës mund të jetë i rrezikshëm për të ardhmen e fëmijës. Psikologia dhe autorja e librit Prindër Paqësorë, Fëmijë të Lumtur, Laura Markman, është e sigurt se fëmijët e bindur do të bëhen adultë të pabindur.

Këta adultë kanë më pak shanse të bëhen të zotët e vetes dhe janë më shumë të prirur të bien viktimë e mashtruesve dhe njerëzve të pabesë. Kjo ndodh sepse ata janë mësuar t’u binden urdhërave pa i vënë në diskutim dhe duke mos mbajtur përgjegjësi për veprimet e tyre. Ja përse është kaq e rëndësishme t’i mësoni fëmijë që t’i verifikojë, t’i dyshojë, dhe t’u thotë “Jo” gjërave që në opinionin e tij nuk qëndrojnë.

“Të marrësh 10-ta në shkollë është gjë e mirë, të marrësh 8-ta është e keqe”

Mënyra më e sigurtë për ta bërë një fëmijë që të vuajë nga ankthi përgjatë gjithë jetës së saj është duke ua imponuar “sindromën e nxënësit me të gjitha 10-ta”. Gjëja më e mirë që një prind mund të bëjë për fëmijën është t’u mësojë atyre se dështimet e tyre nuk i ndikojnë marrëdhëniet e tyre, në një mënyrë që fëmija të ndjehet i kuptuar dhe dashur në çdo rast.

Një psikologe klinike, Dr. Stephanie O’Leary beson se dështimet mund të jenë dobiprurëse për shumë arsye. I mësojnë fëmijët si të përballen me situata të vështira, u japin përvojë jetësore të vyeshme, dhe i shtyjnë ata që të gjejnë zgjidhjet për situatat e vështira në të ardhmen pa qënë të frikësuar nga dështimet.

Ndoshta ky është shkaku i vërtetë i atyre historive për nxënësit e dobët në shkollë të cilët u bënë jashtëzakonisht të suksesshëm më vonë. Sepse njëra palë janë të gatshëm ta kapërcejnë çdo vështirësi apo sfidë ndërsa pala tjetër janë ngurrues dhe hezitues nga frika se mos dështojnë.

“Mos lufto, dhe shmangi ngatërresat”

Një person duhet të dijë t’i dalë vetes për zot. Nëse prindërit vijojnë t’ua ngulitin në mendje fëmijëve që në asnjëlloj rrethane ata nuk duhet ta fyejnë një person tjetër, fëmijë mëson ta mbajë gojën qepur dhe ta lejojnë çdo akt bulizmi kundrejt tij, pa thënë asnjë fjalë. Ata nuk do të jenë të aftë t’i mbijetojnë një ambjenti kompetitiv në të ardhmen.

Megjithatë, kjo nuk mund të përdoret si justifikim që t’i mësoni fëmijës që të konfliktohet me çdo person që i kundërshton. Si duhet të veprojnë pra, me bulizmin? A duhet që fëmijët të luftojnë fizikisht apo të mbrohen vetëm me fjalë? Kjo çështje është diskutuar gjërësisht ndërmjet psikologëve të cilët dolën në përfundimin se fëmijët duhet ta dinë se ata gëzojnë të drejtën të mbrojnë veten. E nëse prindërit ua mësojnë fëmijëve si të mbrojnë veten u kanë bërë atyre një dhuratë për gjithë jetën.

“Ti përqëndrohu tek shkolla, pjesën tjetër ma lër mua”

Prindërit nuk duhet kurrsesi t’i lejojnë fëmijët që të fokusohen vetëm tek një gjë dhe të përpiqen që pjesën e mbetur të problemeve të mendojnë prindërit. Çdo person duhet të zhvillojë aftësi të shumëfishta dhe të jetë i aftë të marrë përsipër të gjitha sferat e jetës së tij/saj. Por këto aftësi vijnë gradualisht me përvojën jetësore e cila do t’i mungoje një fëmijë që rritet me përkujdesje të tepruar.

“Duhet të shkosh në univesitet sapo të mbarosh të mesmen”

Nëse fëmijët nuk e kanë një ide të qartë se çfarë duan të bëhen, ata janë të prirur të zgjedhin opsionin e diktuar nga prindërit. Një zgjedhje e tillë mund të rezultojnë në një gabim të madh për të cilin fëmija do të pendohet rëndë. Për ta shmangur këtë, prindërit nuk duhet të mëshojnë shumë tek një adoleshent dhe duhet t’u japin atyre mundësinë që t’i rendisin vetë planet për jetën e tyre.

Për këtë arsye, në shumë vende, adoleshentët inkurajohen të marrin një vit bosh, ose një shkëputje (gati 1 vjeçare) ndërmjet përfundimit të shkollës së mesme dhe fillimit të universitetit. Gjatë kësaj kohe, adoleshentët mund të punojnë, të gjejnë një intership ose të ndjekin disa kurse, por më e rëndësishmja, të marrin kohën e nevojshme për të menduar për të ardhmen e tyre.

“Vetëm diploma duhet, të tjerat janë kot”

Sigurisht, shkolla e lartë është e rëndësishme kur flasim për pozicione të tilla si mjek, inxhinier aeronautike, inxhinier ndërtimi. Por kjo nuk do të thotë se do të ketë shumë dallim në rrogë. Kjo varet nga shteti ku jeton, dhe nga vlera në treg e atij pozicioni pune, rankimi i universitetit, dhe nga aftësitë e vetë studentit. Për shembull, ndërkohë që mjekët janë të parët në listën e profesioneve më të paguar në Sh.B.A, në vende të tjera situata mund të jetë krejt tjetër.

Por ekziston edhe një tendencë tjetër kurioze në industri të paguara mjaft mirë (si trajtimet e bukurisë, IT, dhe filmografi) ku diploma vlen shumë herë më pak sesa aftësitë që personi i zotëron realisht. Ja përse ka aq shumë biznesmenë të suksesshëm, profesionistë bukurie, dhe artistë që s’kanë fare diplomë.

“Një punësim part-time do ta shpërqëndrojë fëmijë nga shkolla. Më mirë të përqëndrohet te librat.”

Ndërkohë që nuk është e domosdoshme që të diplomoheni me laude, gjetja e një pune part-time mund të sjellë një përvojë vërtetë të vyeshme, lidhje shoqërore, dhe madje mund të përcaktojë edhe të ardhmen e fëmijës. Kur të rinjtë fillojnë të punojnë që herët , ata mësojnë si të respektojnë afatet dhe oraret, të ecin me axhendë, të pranojnë këshillim nga supervizorët. Ditët e sotme, punëdhënësit ia dinë rëndësinë një pune part-time sepse duket bukur në CV dhe e ndihmon një të sapodiplomuar të dallojë nga kandidatët e tjerë.

Ekspertët besojnë se 65% e studentëve aktual nëpër shkolla do të punojnë nëpër tipologji punësh të cilat nuk ekzistojnë sot. Ja përse vetëm njohuritë specifike nuk mjaftojnë, por gjithashtu nevojitet aftësi komunikuese, të menduarit kritik, dhe vetë-mjaftueshmëri.

“Të tjerët do të vendosin për ne”

Disa njerëz do të rrinë në pritje derisa dikush të marrë një vendim për ta. E kështu u mësojnë fëmijëve të tyre që të mos reagojnë, të mos flasin, dhe të mos përzihen në punët që i kanë të tjerët për detyrë. Por çfarë mund të shkaktojë kjo? Fëmijët e rritur në këtë mënyrë do të jenë indifentë ndaj pothuajse çdogjëje, dhe nuk do të jenë në gjendje të shprehen apo të mbrojnë interesin e tyre. E kjo nuk është vetëm për në rrafshin individual por edhe për një nivel të shëndetshëm altruismi kur bëhet fjalë për të mirën e përbashkët.

Mbajtja e pozicionit, “kjo gjë s’ka lidhje me mua”, e për rrjedhojë, “ç’më duhet mua”, nuk tingëllon mirë tek askush. Do të ishte një ide shumë herë më e mirë që t’u mësohej fëmijëve në lidhje me nuancat e ndryshme të botës, sistemet politike dhe sociale, ambjentale dhe bukurinë e natyrës. Sa më të frymëzuar, pasionant, dhe të vetëdijshëm i rrisim fëmijët, aq më shumë zhvillime shkencore, projekte sociale, dhe iniciativa ekologjike do të shohim. Në këtë mënyra, bota do të bëhet një vend më i mirë.