9 Sjellje që Duhet t’i Bëjmë pa u Ndjerë në Vështirësi

Edhe pse një epitet i tillë si egoist/egoiste mund të tingëllojë ofendues, jo domodoshmërisht do të thotë se personi ka bërë diçka të gabuar.

Ata më tepër i kanë dhënë fund të qenit “një objekt zbukurimi” dhe kanë mësuar t’i dalin për zot vetes. Dhe kjo cilësi i irriton shumë njerëzit.

Ne kemi krijuar një listë prej 9 lloje sjelljesh të ashtuquajtura “egoiste” që në të vërtetë tregojnë se një person është psikologjikisht i pjekur.

Të kërkoni kompensim

© Depositphotos © Depositphotos

Një stil flokësh që nuk ju pëlqen, një supë me shumë kripë, ose mallrat me defekte janë arsye të mjaftueshme për t’u ankuar.

Specialistët rekomandojnë se pakënaqësia ndaj një shërbimi që ju ofrohet duhet të shprehet duke kërkuar që ta rregulloni këtë situatë të pakëndshme. Nëse është e pamundur, ju keni të drejtë për kompensim.

Egzistojnë forma të ndryshme të kompensimit:

  • T’ju ofrojnë një shërbim pa pagesë.
  • Të riktheni mallrat me defekte.
  • Të përfitoni zbritje ose një kartë dhuratë.
  • Të merrni një kompensim në formën e një shume të plotë.

Menaxheri apo pronari janë ata që zakonisht mund t’i zgjidhin këto situata.

Të mos bëni asgjë

© Depositphotos © Depositphotos

Kur një person ndihet fajtor për shkak të mungesës së produktivitetit ose paaftësisë për të përmbushur afatet, mund të jetë një shenjë e një vetëvlerësimi të ulët shoqëruar me një ndjenjë të fortë përgjegjësie.

Ne kemi lexuar dhjetëra artikuj mbi mënyrën e rritjes së performancës sonë të punës, por shpesh harrojmë se nganjëherë ne duhet të ndalemi, të relaksohemi dhe të kemi pak kohë për veten tonë.

Të refuzoni të merreni me thashetheme

© Depositphotos © Depositphotos

Thashethemet në punë ose me miqtë janë një zakon i përhapur dhe refuzimi për të marrë pjesë në to mund të shkaktojë konflikt.

Për paqen e mendjes tuaj, është më mirë ta shprehni mendimin tuaj në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe nëse mund të duket i ashpër.

Të bëni një ndarje mes jetës personale dhe asaj profesionale

Megjithëse është krejtësisht normale që klientët ose kolegët tuaj të mos ju shqetësojnë pas orës 18:00 ose 19:00, mund të shkaktojë keqkuptime.

Megjithatë, psikologët besojnë se aftësia për të bërë një ndarje të jetës tuaj personale dhe profesionale në fakt nuk është sjellje egoiste, por një metodë efektive për të parandaluar problemet profesionale.

Të zini vendin tuaj

© Depositphotos © Depositphotos

Kur jeni në një avion apo tren, gjithmonë ka njerëz që duan të ndryshojnë vendet për arsye të ndryshme. Por ju nuk e keni të detyrueshme që të plotësoni tekat e të tjerëve në qoftë se ju nuk dëshironi! Ju gjithashtu nuk keni përse të justifikoheni për sjelljen tuaj.

Në fund të fundit, është e mundur të rezervoni një vend paraprakisht nëse është kaq e rëndësishme.

Të kërkoni për rritje në detyrë

© Depositphotos © Depositphotos

Frika mund t’ju bëjë të dyshoni nëse jeni mjaftueshëm të aftë për pozicionin tuaj të tanishëm dhe të refuzoni një promovim. Megjithatë, gjithmonë duhet të pyesni shefin tuaj për një rritje në detyrë, nëse ndiheni sikur jeni në gjendje të bëni një punë më të vështirë dhe keni lidhje të fortë me kolegët tuaj.

Mjaft i mbështetët që të gjithë

© Depositphotos © Depositphotos

Nëse miku juaj ju thërret çdo ditë për t’u ankuar për jetën e tyre dhe kjo vazhdon për shumë vite, ndoshta është koha të mendoni për marrëdhënien tuaj.

Miqësia duhet të sjellë gëzim dhe frymëzim. Është e domosdoshme për të ndihmuar dhe mbështetur miqtë tuaj, por duhet ta bëni siç duhet:

  • Mundohuni ta ndihmoni personin që të mos ndihet si viktimë.
  • Jepni këshilla të mira ose shprehni shqetësimin tuaj.
  • Mos harroni për familjen tuaj dhe rehatinë tuaj psikologjike.

Kushtojini më shumë vëmendje ndjenjave tuaja pas një bisede – a ndiheni të kënaqur psikologjikisht apo si të përdorur?

Të bëni gjëra për veten tuaj

© Depositphotos © Depositphotos

T’ia kushtosh jetën tjetrit mund të duket fisnike, por mund të çojë në pasoja shkatërruese.

Pjekuria psikologjike nënkupton që një person mund të ndajë dëshirat dhe aspiratat e veta të vërteta nga ato të imponuara dhe mund t’i bëjnë ëndrrat e tyre realitet.

Përveç kësaj, psikologët pohojnë se vetëm njerëzit me vetëvlerësim adekuat dhe aftësi për të bërë gjëra për veten e tyre mund të ndërtojnë një familje të lumtur dhe të bëhen prindër të mirë.

Të mos paturit frikë nga opinioni publik

© Depositphotos © Depositphotos

Aftësia për të shprehur lirshëm emocionet dhe mendimet është një nga karakteristikat kryesore të një personaliteti të fortë. Njerëzit e fortë nuk kanë turp t’i thonë jo një takimi apo një marrëdhënieje me një person për të cilin ata nuk janë të interesuar, flasin pa menduar ose sillen pa kuptim.