Pjekuria shfaqet në fusha të ndryshme: emocionale, fizike, morale, sociale dhe intelektuale.
Të gjitha janë me të vërtetë të rëndësishme në jetën e fëmijëve në mënyrë që ata të bëhen njerëz të pavarur dhe të përgjegjshëm në jetë. Persona që kanë mendimet e tyre dhe që janë të gatshëm të ndihmojnë të tjerët. Ju mund ta ndihmoni fëmijën tuaj të zhvillojë të gjitha këto cilësi dhe t’i përgatisni ata për moshën madhore.






Do t’ju tregojmë disa mënyra të thjeshta me të cilat mund të ndryshoni jetën e fëmijës tuaj për mirë dhe t’i bëni ata të ndjehen më të lirë.
Ju mund ta ndihmoni fëmijën tuaj të zhvillojë vetëbesimin.
E mira është që të mos ia bëni gjithçka ju fëmijës tuaj. Fëmijët duhet të mësojnë të vishen vetë, të lidhin këpucët e tyre dhe të bëjnë gati çantën për shkollë.
Sigurisht, ju mund t’i bëni më shpejt dhe me më shumë aftësi, por duhet të jeni të durueshëm dhe të prisni që fëmija juaj ta mësojë t’i bëjë vetë. Ju nuk mund të jeni gjithmonë pranë tyre për t’i ndihmuar dhe ata duhet të dinë që mund të mbështeten tek vetja.
Ju mund t’i jepni fëmijës tuaj një mundësi të zgjedhë vetë.
Lëreni fëmijën tuaj të zgjedhë vetë. Ju nuk duhet të zgjidhni rrobat, lodrat dhe hobit për të, ose të vendosni ju se çfarë i pëlqen dhe çfarë nuk dëshiron.
Ju mund të ndihmoni me këshilla dhe të diskutoni zgjedhjen e tyre me ta, por nuk mund të mendoni se ju e dini më mirë se ata kur bëhet fjalë për ato që duan. Ata e dinë vetë këtë, ju vetëm duhet t’u jepni mundësinë për të marrë atë që dëshirojnë.
Ju mund ta lini fëmijën tuaj të dalë vetëm.
Nuk ka nevojë ta ndjekësh fëmijën tënd kudo. Duke u rritur, fëmijët mund të shkojnë vetëm në shkollë ose të marrin autobusin e shkollës. Sigurisht, nëse e dërgoni ju, do të ndjeheni më të qetë dhe mund të jeni të sigurtë që fëmija ka arritur përfundimisht në destinacionin e duhur.






Por në një moshë kur janë më të vetëdijshëm, fëmijët tashmë njohin rregullat e sigurisë dhe kuptojnë se si duhet të sillen në rrugë. Përveç kësaj, nëse ata janë me shokët e shoqet, lërini fëmijët të shkojnë së bashku dhe të diskutojnë detyrat e tyre të shtëpisë dhe lodrat e reja gjatë rrugës.
Ju mund t’i mësoni vetëkontrollin.
Sigurisht, fëmijët janë shumë emocionalë. Ata mund të jenë çmendurisht të lumtur ose të qajnë aq me zë të lartë sa të dëgjohen gjer në rrugë.
Të shohësh gëzimin e tyre është diçka e mrekullueshme, por nëse, në mosmarrëveshjen më të vogël, fëmija fillon të bërtasë me zemërim dhe të ketë shpërthime inati, atyre u duhet mësuar se si të kontrollojnë emocionet e tyre.
Fëmija duhet të jetë i ndjeshëm ndaj asaj që po ndodh. Dhe nëse ia plotësoni dëshirat në çdo ulërimë, atëherë ai mund të mësohet të marrë gjithçka në këtë mënyrë.
Ju mund t’i mësoni vetëdisiplinën.
Fëmija duhet të mësojë të disiplinojë veten dhe të bëjë gjërat e nevojshme, edhe nëse nuk ka lidhje me të luajturit dhe argëtimin.
Larja e dhëmbëve para gjumit, sistemimi i lodrave dhe bërja e detyrave të shtëpisë, janë të gjitha pjesë përbërëse e një rutine të përditshme. Dhe pa kontrolluar ato që bëjnë, lërini që t’i bëjnë vetë detyrat e shtëpisë dhe thjesht kujtuani se duhet të lajnë dhëmbët.
Lëreni fëmijën tuaj të përgjigjet.
Është e nevojshme t’i jepni fëmijës tuaj një mundësi të flasë vetë. Kjo është e rëndësishme si për aftësitë e tyre intelektuale ashtu edhe për komunikimin.
Fëmija nuk duhet të ketë frikë se dikush mund t’a pyesë për diçka. Ata duhet të mësojnë se si t’u përgjigjen pyetjeve dhe të zhvillojnë një përgjigje ndaj spontanitetit. Përndryshe, ata mund të bëhen të trembur dhe të mbyllur nga të tjerët.






Ju mund t’i shpjegoni shkakun dhe pasojën.
Shpjegojani veprimet fëmijës tuaj. Nëse i qortoni ata, sigurohuni që t’u thoni për çfarë arsye janë fajtorë. Është e rëndësishme që fëmija të kuptojë gabimet dhe të nxjerrë përfundimet e veta.
Ata duhet të kuptojnë se veprimet e tyre mund të çojnë në rezultate të caktuara. Dhe përpiquni të qëndroni të qetë kur u shpjegoni atyre pse është më mirë të silleni dhe arsyet për të.
Ju mund ta lini fëmijën të bëjë gabime.
Mundohuni të mos e mbroni shumë fëmijën tuaj. Patjetër që duhet t’i shpjegoni gjërat që mund të jenë të rrezikshme për jetën e tij/saj. Por ju mund t’i jepni fëmijëve lirinë e tyre kur bëhet fjalë për gjëra të tjera.
Kjo do t’i lejojë ata të mësojnë nga gabimet e tyre dhe të fitojnë përvojën e tyre personale, e cila më pas do të jetë e dobishme në të ardhmen. Mos harroni se gabimet, rëniet dhe zhgënjimet janë të gjitha një pjesë e jetës.
Mund ta ndihmoni të formojë mendimin e vet.
Është e dobishme të zhvilloni aftësinë e fëmijës për të reflektuar dhe shikuar në mënyrë kritike një situatë dhe për të formuluar bindjet personale bazuar në të kuptuarit dhe ndjenjat e tyre. Është gjithashtu e rëndësishme t’i lini ata të shprehin mendimin e tyre.
Kjo do t’i ndihmojë ata të mos dorëzohen ndaj shakave të bashkëmoshatarëve të tyre ose të veprojnë në mënyrë të çuditshme dhe të keqe vetëm për t’u pranuar nga të tjerët. Dhe në të ardhmen, ky person do të jetë në gjendje të ruajë pozicionin e tij dhe nuk do të bjerë nën ndikimin e dikujt tjetër.






Mund të përpiqeni të mos e trajtoni fëmijën tuaj si të vogël gjatë gjithë kohës.
Kur fëmija juaj të mbushë 3 vjeç, ju ngadalë mund t’i mësoni të kryejë disa detyra. Mund të rregullojë lodrat e tyre e t’i vërë në vend, për shembull. Dhe ndërsa rritet, mund të zgjeroni listën e punëve të tij/saj shtëpiake.
Kjo kontribuon në zhvillimin e tyre dhe nxit zellshmërinë e disiplinën. Kjo gjithashtu mund t’i mësojë ata të ndihmojnë të tjerët dhe të respektojnë punën e njerëzve të tjerë.