Një studim i publikuar në revistën American Psychologist, zbuloi se dieta afatshkurtër në fakt, për shumicën e njerëzve, nuk çon në përmirësime të peshës dhe shëndetit.
Për më tepër, është gjetur në studime se dieta tek njerëzit e shëndetshëm, nëse bëhet për të qëndruar të shëndetshëm, në fakt mund të jetë e dëmshme.
Ne ju rekomandojmë të ndryshoni stilin e jetesës, duke përfshirë ndryshimet në veset tuaja të ushqyerjes, si një mënyrë për të qëndruar të shëndetshëm dhe të fortë.
Hani ngadalë dhe përtypuni mirë

Një studim zbuloi se njerëzit që hanë shpejt, fitojnë peshë më shpejt se ata që hanë ngadalë. Duke ngrënë ngadalë dhe duke u përtypur mirë do t’ju bëjë të ndiheni të plotë edhe kur keni ngrënë më pak.
Për ta bërë zakon të ngrënit ngadalë, mund të filloni duke numëruar sa herë ju përtypni çdo kafshatë dhe gradualisht duke rritur numrin nëse mendoni se nuk po përtypeni mjaftueshëm.
Pini ujë rregullisht

Pirja e ujit është thelbësore për të qenë të shëndetshëm. Pirja e ujit para një vakti mund t’ju ndihmojë të humbni peshë duke ju bërë të ndiheni të plotë, kështu që ju nuk do të konsumoni kalori të tepërta.
Një studim zbuloi se njerëzit që pinin gjysmë litër ujë 30 minuta para një vakti hanin më pak se ata që nuk pinin. Studimi që shtrihej gjatë një periudhe prej 12 javësh përfundoi se subjektet e provës, të cilët pinë ujë para vaktit, humbën 44% më shumë peshë në krahasim me ata që nuk pinë.
Shërbejeni ushqimin e pashëndetshëm në pjata të kuqe

Kjo mund të duket e çuditshme, por një eksperiment zbuloi se njerëzit pinë më pak nga gota me ngjyrë të kuqe dhe hëngrën më pak nga pjata me ngjyrë të kuqe në krahasim me ata që u shërbyen me të njëjtën gjë në gota dhe pjata me ngjyrë blu.
Një arsye e mundshme për këtë mund të jetë se ne e perceptojmë ngjyrën e kuqe si një sinjal ndalimi.
Shmangni pijet me sheqer

Sheqeri i shtuar është fajtori më i madh për një sërë problemesh që lidhen me shëndetin, duke filluar nga diabeti dhe obeziteti deri te sëmundjet e zemrës.
Pirja e vetëm një kanaçe me pije të gazuar, e cila përmban rreth 52 g sheqer, do të bëjë që ju të tejkaloni limitin e rekomanduar ditor të sheqerit të shtuar prej 37.5 gramë për burrat dhe 25 gramë për gratë.
Në vend të kësaj, pini pije të shëndetshme si çaji jeshil, kafja, ose lëng frutash të shtrydhura.
Hani pa u shpërqëndruar

Duke i kushtuar vëmendje të ngrënit pa u hutuar duke parë televizor ose duke luajtur lojëra, do t’ju bëjë të hani më pak dhe të konsumoni më pak kalori.
Gjithashtu do të jeni më të kujdesshëm për të ngrënë ushqim të shëndetshëm nëse nuk jeni të hutuar nga mjedisi juaj. Një përmbledhje e 24 studimeve arriti në përfundimin se njerëzit që ishin të hutuar gjatë ngrënies hëngrën rreth 10% më shumë të atij vakti.
Hani dy vezë në ditë
Një studim i botuar në Revistën Ndërkombëtare të Obezitetit zbuloi se nëse, për mëngjes, një dietë humbje peshe dhe me pak kalori e kombinoni me vezë, mund të rrisë më shumë gjasat për të humbur peshë se sa po të konsumoni një panine për mëngjes.
Kjo është për shkak se përmbajtja e lartë e proteinave në vezë ju ndihmon të ndiheni të ngopur për një periudhë më të gjatë kohore.
Hani mëngjes çdo ditë

Duke pasur parasysh nxitimin në mëngjes, ndonjëherë mund ta anshkalojmë mëngjesin ose të mos hamë sa duhet. Kjo praktikë është e dëmshme për shëndetin tonë të përgjithshëm.
Të ngrënit në mëngjes jo vetëm që ju jep energji të mjaftueshme për të filluar ditën tuaj, por gjithashtu ul shanset për diabet, fitim në peshë dhe zhvillimin e sëmundjeve të zemrës.
Studimet kanë treguar se mëngjesi ndihmon me humbjen e peshës. Në fakt, më shumë se 75% e njerëzve që kanë humbur më shumë se 12 kg, hanë mëngjes çdo ditë.
Përtypni çamçakëzë me mente nëse jeni të uritur

Çamçakëzat me mente dhe pa sheqer mund t’ju ndihmojnë të largoni urinë. Shija e mentes i mpin receptorët e shijes dhe shuan dëshirën për të ngrënë.
Hulumtimi i kryer në Universitetin e Rhode Island zbuloi se njerëzit që përtypnin çamçakëz konsumonin më pak kalori në drekë dhe nuk e kompensonin atë duke ngrënë më shumë më vonë gjatë ditës.
Hani në një vend të ndriçuar mirë

Ngrënia në një mjedis të ndriçuar i ndihmon njerëzit të bëjnë zgjedhje më të shëndetshme ushqimore.
Sipas hulumtimeve të kryera nga studiues të universiteteve të ndryshme amerikane, u zbulua se njerëzit që konsumonin ushqim në vende të ndriçuara konsumonin 39% më pak kalori sesa njerëzit që hëngrën në vende jo të ndriçuara mirë.
Hani më shumë se 3 herë në ditë

Në vend që të hani 3 vakte të mëdha në ditë, është më e shëndetshme të hani 6 vakte të vogla. Ndarja e vakteve të ngrënies shkurton intervalin midis formatit tradicional të ngrënies së mëngjesit, drekës dhe darkës.
Është një fakt i provuar tani se sa më gjatë që të prisni për të ngrënë një vakt, aq më shumë gjasa ka që ju të hani.
Sipas ekspertes Amy Jamieson-Petonic, “Pas rreth 3 orësh pa ushqim, sheqeri i gjakut fillon të bjerë. Dhe pas 4 orësh, trupi juaj tashmë ka tretur çdo gjë që keni ngrënë më herët. Sapo të keni kaluar kohën prej 5 orësh, sheqeri i gjakut fillon të bjerë dhe ju kapni për të ngrënë gjithçka që mundeni për t’u ngopur. “
Ndani pikëpamjet tuaja me ne në atë që do të preferonit: dietë ose ndryshime të vogla në shprehitë tuaja ushqimore.