A keni kuptuar ndonjëherë se për zhvillimin e harmonishëm të çfarëdo marrëdhënieje (në një familje ose në një ekip pune) është e rëndësishme të kini parasysh disa kufinj të caktuar të kritikës dhe të lavdërimit?
Rezulton se shkencëtarët kanë bërë shumë kërkime mbi këtë temë, duke nxjerrë në pah raportin ideal të të mirës dhe të keqes.
Raporti i Losadës
Raporti Losada është raporti i marrëdhënieve pozitive dhe negative në mes njerëzve. Psikologu John Gottman ishte i pari që vuri re ndikimin e këtyre përmasave. Për mbi 40 vjet, ai ka analizuar më shumë se 3.000 martesa.
Duke marrë parasysh proporcionin e pozitives dhe negatives në një marrëdhënie, ai mund të parashikojë probabilitetin e divorcit me saktësi 90%.
Më vonë, psikologu Marcial Losada, pas analizimit të qindra grupeve të biznesit, përcaktoi qartë rrethanat e efikasitetit më të madh dhe nxori raportin.
Pse janë aq të rëndësishme raportet e duhura?
Imagjinoni që një marrëdhënie është një anije, me vela. Era që fryn në vela është lavdërimi dhe kritika është rrota drejtuese e anijes.
A do të lëvizë anija nëse kritika juaj është më e madhe se lavdërimi juaj? Pa marrë parasysh se sa e ktheni timonin, nuk do të shkoni askund pa “erën e lavdërimit”.
Ose, përkundrazi, të gjithë ju që i bëni vetëm lëvdata partnerit tuaj dhe përpiqeni të mbyllni sytë për të metat e tyre. Një anije e tillë do të bëhet e pakontrollueshme dhe kush e di se ku do të shkojë me gjithë atë erë.
Raporti Losada është përafërsisht i barabartë me 3 pozitive për 1 negative. Ky është minimumi i nevojshëm për të arritur performancë të lartë në çdo ekip, qoftë kolegë, miq, ose anëtarë të familjes.
Maksimumi është rreth 7 vlerësime për 1 kritikë. Marrëdhëniet që janë përtej kufijve të këtyre raporteve në mënyrë të pashmangshme përkeqësohen me kalimin e kohës.
Ja se si funksionon:
Pa një qëndrim pozitiv dhe gatishmëri për kompromis, çdo marrëdhënie do të prishet, por po aq e rrezikshme është mungesa e plotë e negativitetit. Ekuilibri është shumë i rëndësishëm.
Pra, mbani mend këtë rregull të thjeshtë: 3 pozitive për 1 negative.