11 Fakte të Vërteta për Meshkujt që ua Fshehin të Tjerëve

Ka shumë fakte për burrat që statistikat nuk na tregojnë. Mesatarisht, gratë jetojnë më gjatë se burrat në mbarë botën, burrat shpenzojnë rreth një vit të jetës së tyre duke parë femra dhe ata gënjejnë dy herë më shpesh se gratë.

Në këtë artikull, ne kuptuam se çfarë është e vërtetë dhe çfarë është e rreme.

Ne vendosëm t’ju tregojmë rreth 11 fakte interesante që shpresojmë që ju do t’i pëlqeni.

Meshkujt shohin makthe të tilla si katastrofa

© Warner Bros. © Fox Searchlight Pictures

Vdekja, problemet shëndetësore dhe kërcënimet personale janë probleme për të gjithë. Por shkencëtarët nga Universiteti i Montrealit zhvilluan një studim të më shumë se 10.000 ëndrrash dhe vendosën se ka disa dallime mes asaj që burrat dhe gratë më shpesh e shohin në makthet e tyre.

Burrat zgjohen nga ankthet e këqija, në të cilat shohin katastrofa të një shkalle të lartë, përmbytje, tërmete dhe luftra me një ndjenjë tmerri. Konfliktet e këqija ndërpersonale shfaqen në ëndrrat e grave dy herë më shpesh se të meshkujve.

Burrat përkulen për të marr një objekt.

© depositphotos © depositphotos

A keni vënë re ndonjëherë që burrat të marrin një objekt të rënë duke u përkulur mbi të ndërsa gratë mblidhen? Natyrisht, jo të gjithë e bëjnë këtë në këtë mënyrë, por kjo sjellje është tipike për shumicën e njerëzve.

Ndoshta kjo ndodh sepse gratë shpesh veshin rroba të parehatshme (të shkurtra ose të ngushta), që do të thotë se ata duhet të mbledhen. Meshkujt janë më pak të prirur që të përmbahen nga veshja, kështu që ata lehtë mund të përkulen.

Meshkujt pëlqejnë femrat me peshë të shëndetshme.

© eastnews © eastnews

Blanca Ortega-Roldan Oliva nga Universiteti i Granadës dëshmoi në hulumtimin e saj se meshkujt preferojnë femrat që duken të shëndetshme. Ne nuk nënkuptojmë ata që nuk kolliten apo nuk kanë ethe, por ato që peshojnë të shëndosha.

Kjo do të thotë që meshkujt nuk tërhiqen nga ndonjë ideal mitik i bukurisë ose vajzat me pamje prej modeleje, të cilat peshojnë njësoj si një pendë, por nga femrat, pesha dhe rritja e të cilave lidhen në harmoni me njëra.

Burrat po përpiqen të tërheqin vëmendjen e një vajze nëse mbajnë duart e tyre në rrip.

© Warner Bros.

Kur një burrë dëshiron t’i tregoje një femre se ai është i interesuar për të, ai padashur merr një paraqitje që tregon se ai është i guximshëm dhe i fortë. Zakonisht, një burrë mban gishtat e tij të varura në rripin e pantallonave të tij.

Një ritual i ngjashëm u shfaq në kohët e lashta kur nuk ekzistonin rripa ose pantallona. Meshkujt duke u përpjekur për të fituar një femër i vendosnin duart në bigëzim. Në ditët e sotme, një gjest i tillë do të ishte i pahijshëm, por ne ende e kemi jehonë e tij: kur një djalë i mban duart në rrip, duart e tij ende janë të drejtuara nga bigëzimi tij.

Meshkujt preferojnë komplimente nga meshkujt e tjerë.

© Warner Bros.

Ekziston një mendim se meshkujt pranojnë komplimente nga gjinia e kundërt me kënaqësi. Por, në fakt, ata janë më të kënaqur me komplimentet nga meshkujt. Dhe orientimi seksual nuk ka rëndësi këtu.

Robert Herbert nga Universiteti Binghamton provoi se meshkujt i pranojnë komplimentet “pa problem” dhe falënderojnë për ta vetëm në 30% të kohës.

Dhe në rastin e një mashkulli që merr një kompliment nga një mashkull tjetër, ka të ngjarë të perceptohet si diçka e këndshme dhe të rrisë vetëbesimin e tij.

Meshkujt janë miq përtej interesave të tyre.

© Warner Bros.

Ronald E Riggio, PhD, shkroi një artikull që analizoi hulumtimin mbi miqësinë midis grave dhe burrave. Si rezultat, ai arriti në përfundimin se miqësia midis burrave kryesisht bazohet në interesa të përbashkëta. Ata preferojnë të luajnë futboll, golf, tenis apo poker ose të shikojnë ndeshjet e ekipit të tyre të preferuar së bashku me miqtë e tyre.

Miqësia mes femrave kryesisht bazohet në emocione dhe përkrahje. Femrat zgjedhin miq që janë “të bashkuar emocionalisht” me ta.

Meshkujt hanë dy herë më shumë kur janë me femra.

© Warner Bros.

Mund të duket e çuditshme, por është një fakt: meshkujt hanë më shumë kur drekojnë ose darkojnë me një femër. Për shembull, ata hanë 93% më shumë pica dhe 86% më shumë sallatë sesa do të hanin në shoqërinë e meshkujve.

Kevin Kniffin, PhD, i Universitetit Cornell, erdhi në këtë përfundim gjatë hulumtimit të tij. Sipas mendimit të tij, meshkujt e bëjnë këtë për t’u bërë përshtypje femrave. Mund të duket budallallëk, por këto janë, përsëri, instinkte.

Meshkujt preferojnë rroba më të lira me moshën.

© depositphotos

Rrobat që veshim ndikojnë në mënyrën se si ndihemi. Për më tepër, rrobat ndikojnë në mënyrën se si na perceptojnë njerëzit përreth nesh. Kjo është arsyeja pse një mashkull me një kostum ndjehet më i sigurt në një takim biznesi.

Megjithatë, preferencat për rroba ndryshojnë me moshën. Për shembull, shumë djem të rinj veshin pantallona të ngushta ose pantallona të shkurtra, edhe pse, ndoshta, nuk janë aq të rehatshme.

Me moshën, dëshira për te ndjekur modën zëvendësohet nga dëshira për të veshur gjëra të rehatshme. Prandaj, meshkujt shpesh kalojnë në një prerje më të lirë të pantallonave.

Mënyra e jetesës së një burri varet në masë të madhe nga IQ.

© eastnews

Një grup shkencëtarësh nga Instituti Karolinska në Stokholm treguan në studimin e tyre se niveli IQ i një mashkulli shpesh ndikon në mënyrën e tij të jetesës. Në veçanti, nëse abuzon me alkoolin ose jo. Për këtë qëllim, specialistët studiuan të dhënat e pothuajse 50,000 suedezëve të lindur midis 1949 dhe 1951.

Sipas studiuesve, njerëzit me një IQ më të ulët shpesh pijnë shumë. Por është theksuar se ky fakt mund të shkaktohet jo vetëm nga IQ pasi burrat që abuzojnë me alkoolin shpesh kanë probleme emocionale.

Megjithatë, shkencëtarët besojnë se një nivel më i lartë i inteligjencës çon në një mënyrë jetese më të shëndetshme.

Burrat gënjejnë dy herë më shpesh se gratë.

© HBO

Mashkulli mesatar gënjen kolegët, bosin apo partneren e tij 6 herë në ditë, ndërsa femrat e bëjnë këtë vetëm rreth 3 herë në ditë.

Një sondazh i kryer nga 20th Century Fox Home Entertainment në vitin 2009 përpara lëshimit të serialit televiziv “Lie to Me” ndihmoi për të zbuluar këtë fakt.

Doli se burrat gënjejnë dy herë më shpesh se gratë, dhe fraza më e shpeshtë është “S’ka gjë! Jam mire.”

Burrat shikojnë gratë për pothuajse një vit të jetës së tyre.

© depositphotos

Një burrë shpenzon rreth 43 minuta në ditë duke parë 10 gra të ndryshme. Kjo shkon deri në 259 orë (ose gati 11 ditë) çdo vit. Si rezultat, mes moshës 18 dhe 50 vjeç, burrat shpenzojnë 11 muaj dhe 11 ditë duke admiruar vajzat.

Gratë në anën tjetër i shohin meshkujt vetëm për 20 minuta në ditë. Midis moshës 18 dhe 50 vjeç, ata shpenzojnë vetëm 6 muaj për këtë aktivitet.

Shifra të tilla u morën nga punonjësit e qendrave vizuale të Kodak Lens, të cilët mbajtën një sondazh mes 3.000 njerëzve. Ata gjithashtu zbuluan se vendet më të përshtatshme për të parë të huajt e gjinisë së kundërt janë supermarketet, pabet dhe klubet e natës.

Cilat fakte për burrat do t’i shtonit kësaj liste bazuar në përvojën tuaj? Ju lutemi na tregoni rreth tyre në koment.