Ilustrimet e tij magjepsëse kanë fituar popullaritet të konsiderueshëm për tematikën e mprehtë; thuhet se ato shpesh pasqyrojnë thelbin e asaj që po ndodh rreth nesh në botën moderne.
Kuczyński, për më tepër, ka stilin e tij unik të vizatimit i cili është krejt ndryshe nga ai i çdo artisti tjetër. Ai shpjegon se gjithmonë mendon përmes idesë për çdo ilustrim me shumë kujdes, duke u përpjekur t’i dhurojë secilit aq kuptim sa mund të shprehë.
Ne bashkuam një përzgjedhje prej 8 nga vizatimet më të mira të Kuczyński. Kombinimi i tyre i humorit delikat dhe ideve që provokojnë mendimin hedhin një numër të tërë pyetjesh të pakëndshme për natyrën e botës ku jetojmë.
Standartet e dyfishta

Ky vizatim tregon modelin e sjelljes me standarte të dyfishta, ndërmjet asaj që themi se do të bëjmë dhe asaj që realisht bëjmë.
Votimet

Imazhi i popullit dele është një tematikë e cila sa vjen e bëhet edhe më shqetësuese në vende që kanë shërbyer si modele të funksionimit të demokracisë. Kjo është një e vërtetë e hidhur, dhe mënyra sesi piktori e ka paraqitur kuadratin e votës të gjelbëruar tregon shumë. Fundja kjo është ajo që bën arti, thotë shumë, në një mënyrë të veçantë.
Fëmijëri të ndryshme (vizatimi i kopertinës)
Na thuhet shpesh se nuk duhet të gjykojmë askënd, sepse nuk i dimë shtigjet e jetës së askujt, nuk i dimë peripecitë, vuajtjet dhe vështirësit nëpër të cilat dikush ka kaluar, dhe është fakt, pabarazia e kësaj bote është aq e thellë sa nuk ka kursyer as fëmijët.
Edukimi

Dështimi i sistemeve të edukimit, i kurrikulave dhe i çdogjëje tjetër që i detyron nxënësit me ngulm të përgatiten vetëm për një profil të caktuar të cunguar dhe me ngulm, prej të cilit pas 4 vitesh nuk ka garanci nëse do të vazhdojë të ekzistojë si formim. Bota ndryshon shpejt dhe sistemi arsimor i tanishëm nuk i përgatit të rinjtë për të ardhmen, por për të shkuarën.
Riciklimi i diktatorëve

Shumë shpesh, në shumë shoqëri, është instaluar tashmë rotacioni i diktatorëve, ku qytetarëve u shitet iluzioni sikur ata zgjedhin por në fakt, nuk po bëjnë asgjë tjetër veçse sa ulin një diktator, ngrenë një tjetër.
Koha

Përfytyrimin e kohës, si një orë varrmihëse me lavjerrësin e saj me fund lopate, nuk mund ta arrinte kush tjetër veç këtij artisti. Ky vizatim na solli në mendje thënien e vjetër, “ne nuk e dimë se kur do të vdesim, por çdo ditë që kalon, na shpie 24 orë më afër saj.”
Shtresat sociale

Në një botë ku gjithnjë e më shumë njerëz e diskutojnë bukën e gojës nga bakshishet që do t’u falin, dhe në një botë ku të tjerët posedojnë aq pasurim saqë me paratë e tyre mund të pengojnë çdo pengesë, edhe ato natyrore.
“Me lejen tuaj z. Derr…”

Kjo botë nuk njeh kufij për nga mënyra sesi kombinacionet më të çuditshme dhe më të pamundura na dalin përpara syve.