9 Fakte Madhështore Rreth Suedisë që Vërtetojnë se Nuk i Gjeni Askund Tjetër!

Suedezët nuk reshtin kurrë duke na habitur me stilin e tyre të jetesës: ata hanë picë me banane, jetojnë sipas Ligjit të Jante-s dhe ndërtojnë të njëjtin hotel çdo vit.

Përpara se të lexoni këtë artikull dhe të mësoni më shumë për këtë vend interesant, shpenzoni një minutë duke dëgjuar një nga hitet e grupit të njohur të popit ABBA.

Në fund të këtij artikulli do të mësoni se përse këta muzikantë legjendar u paraqitën me veshje të çuditshme gjatë koncerteve të tyre.

Ne kemi gjithmonë kënaqësinë të ndajmë me ju gjërat më të mrekullueshme që zbulojmë për vende të ndryshme.

Sot ju ftojmë të eksploroni me ne veçoritë e Suedisë.

Një vend i zhvilluar ekologjik

 

Visualizza questo post su Instagram

 

Un post condiviso da @scatalogger in data:

Nëse doni të dini se si është të jetoni një jetë dashamirëse ekologjike, ju duhet të rezervoni një udhëtim në Suedi sa më shpejt të jetë e mundur. Ky është vendi i parë që filloi të përdorte biokarburantin në vend të benzinës. Sistemi suedez i riciklimit ka vendosur një shembull të shkëlqyeshëm për pjesën tjetër të botës.

Një hotel që rindërtohet çdo vit

 

 

Visualizza questo post su Instagram

 

Un post condiviso da ICEHOTEL Sweden (@icehotelsweden) in data:

Hoteli i parë akull në botë është i vendosur në Suedi dhe rindërtohet çdo vit nga dhjetori në prill. Muret e trasha, mobiljet, baret dhe madje edhe syzet janë bërë nga akulli.

Dhomat në “Hotelin e Akullit” nuk janë kurrë të njëjta, pasi artistë të ndryshëm dhe arkitektë nga e gjithë bota janë të ftuar të punojnë në projektimin e hotelit çdo vit.

Jetesa sipas Ligjit të Jante-s

 

 

Visualizza questo post su Instagram

 

Un post condiviso da Lasse Løkken Matberg (@lasselom) in data:

Ligji i Jante-s është një kod sjelljeje që njihet gjerësisht në vendet Skandinave. Ja çfarë thonë 10 rregullat e ligjit:

  • Ju nuk duhet të mendoni se jeni të veçantë.
  • Ju nuk duhet të mendoni se jeni po aq të mirë sa ne.
  • Ju nuk duhet të mendoni se jeni më të zgjuar nga ne.
  • Ju nuk duhet ta imagjinoni veten më mirë se ne.
  • Ju nuk duhet të mendoni se dini më shhumë se ne.
  • Ju nuk duhet të mendoni se jeni më të rëndësishëm se ne.
  • Ju nuk duhet të mendoni se jeni të mirë në çdo gjë.
  • Ju nuk duhet të na përqeshni.
  • Ju nuk duhet të mendoni se ndokush do t’ia dijë për ju.
  • Ju nuk duhet të mendoni se mund të na mësoni diçka.

Për të parë se si funksionon dhe për të kuptuar se nuk është një manual se si të ndiheni të pavlerë në shoqëri, e gjithë ajo që ju duhet të bëni është të bëni pazar, të shkoni në një restorant apo në një vendpushim në Suedi.

Ju do të shihni se suedezët nuk mburren me pasurinë e tyre materiale apo dijen dhe nuk përpiqen kurrë të tregojnë superioritetin e tyre mbi të tjerët. Ky është mesazhi kryesor i rregullave.

Samboende (bashkëjetesa), särbo, iblandbo

 

Në Suedi ekzistojnë disa lloje të marrëdhënieve familjare, pasi disa çifte nuk nxitojnë që “t’i lidhin këmbët”. Ata mund të jetojnë së bashku për më shumë se 10 vjet, të kenë fëmijë dhe ende të mos jenë të martuar. Megjithatë, ata mund të zgjedhin të jenë:

  • Samboende: një çift që jeton së bashku dhe ka një ekonomi të përbashkët.
  • Särbo: një çift i cili nuk jeton së bashku, por është në një marrëdhënie afatgjatë dhe preferon t’i kalojë pushimet dhe fundjavat së bashku.
  • Iblandbo: Partnerë që jetojnë së bashku një herë në disa kohe.

Fika

 

 

Visualizza questo post su Instagram

 

Un post condiviso da M Ø R V D (@hyldemoer) in data:

Fika është një pushim që merret gjatë ditës për të pirë kafe. Është një pjesë jashtëzakonisht e rëndësishme e jetesës suedeze. Asnjëherë mos i thoni një suedezi se nuk është mirë të pish shumë kafe: ata nuk do t’ju besojnë gjithsesi.

Në gjysmën e dytë të shekullit të 18-të, Mbreti i Suedisë Gustav III realizoi një “Eksperiment Kafeje” për të provuar efektet negative të kafesë në shëndetin tonë.

Vëllezërit binjakë, të cilët u dënuan me vdekje, u përfshinë në eksperiment. Megjithatë, mbreti ofroi t’i kthente mbrapsht dënimet e tyre me burgim të përjetshëm nëse njëri prej binjakëve binte dakord të pinte 3 filxhanë me kafe dhe tjetri – të njëjtën sasi, por çaji, çdo ditë për pjesën tjetër të jetës.

2 mjekë u caktuan për të monitoruar dhe raportuar gjetjet e eksperimentit te mbretit. Të dy mjekët vdiqën para përfundimit të eksperimentit. Gustav III gjithashtu vdiq para se të shihte rezultatet përfundimtare. Nga binjakët, pirësi i çajit ishte i pari që vdiq, në moshën 83 vjeçare dhe data e vdekjes së personit që pinte kafe ende nuk dihet.

Dashuria për një picë të pazakontë

© quantum_quark / reddit

Ka shumë restorante italiane në Suedi. Megjithatë, menyja është paksa e ndryshme nga ajo e zakonshmja. Për shembull, ushqimi më popullor në Suedi është pica kebab e cila ka në krye mish dhe një salcë të veçantë. Ju gjithashtu mund të provoni pica me banane nëpër piceritë e Suedisë.

Hapësira personale

© Notcruelladevil / imgur

Suedezët janë shumë të vëmendshëm ndaj hapësirës personale të të tjerëve dhe ata kurrë nuk do t’ju shqetësojnë nëse nuk është urgjente. Edhe në stacionet e autobusëve njerëzit qëndrojnë në një distancë të caktuar larg nga njëri-tjetri.

Argëtim kombëtar

 

 

Visualizza questo post su Instagram

 

Un post condiviso da Joshua Eli Young (@indiepepe) in data:

Nëse dëshironi të dini se sa të aftë jeni në gjuajtje, duhet të merrni pjesë në lojën e karnavaleve suedeze të hedhjes së harengës në një fuçi. Fituesi i lojës merr një peshk të mbushur.

Pagesat pa para

 

 

Visualizza questo post su Instagram

 

Un post condiviso da Ally (@crannberry81) in data:

Në vitet e fundit, shuma e parave në qarkullim ka rënë me shpejtësi në Suedi. Edhe tualetet publike pranojnë pagesa ekskluzivisht nga kartat e kreditit. Meqë ra fjala, në dorezat e dyerve të tualeteve publike ka të instaluara drita LED. Drita e kuqe tregon se tualeti është i zënë, ndërsa e gjelbër tregon se është i lirë.

Bonus: Arsyeja pse anëtarët e ABBA-s kishin veshur veshjet e çuditshme.

© EAST NEWS

Muzikantët e grupit të njohur pop ABBA përdornin kostume ekstravagante dhe shumëngjyrëshe për të paguar më pak taksa. Sipas ligjit suedez në atë kohë, rrobat kishin zbritshmëri tatimore vetëm nëse mund të provohej se ato nuk përdoreshin në përditshmëri.

Çila gjë ju befasoi më shumë për Suedinë?