Çfarë e Tregon më Saktë Veten Tonë Reale: Fotografitë apo Pasqyra…

©depositphotos

Padyshim, shumë prej jush do ta njohin këtë situatë: personi që shihni kur jeni përballë pasqyrës nuk duket aspak si personi që shihni kur shikoni fotot tuaja. Është sikur kamera e filtron imazhin në një mënyrë radikale. Apo mos vallë duhet të fajësojmë pasqyrën?

Sot ne u përpoqëm të gjejmë përgjigjen e këtyre pyetjeve: Cila është më afër pamjes sonë aktuale – pasqyra apo fotografia? Dhe pse është ajo që ne shpesh i perceptojmë ndyshe pasqyrimet tona në foto ndyshe nga ato në pasqyra?

Aspekti psikologjik

Ne kemi tendencë të shihemi në pasqyrë më së shumti kur jemi në shtëpi – një mjedis ku ndjehemi në gjendje të lirë dhe më të qetë. Sa për fotografitë, ne zakonisht i shohim ato me një sy tjetër, që do të thotë se ne natyrshëm dukemi më të tensionuar dhe të papërgatitur.

Kjo është arsyeja pse, ndonjëherë, kur shihemi në pasqyrë para se të shkojmë në një festë, ne shohim një individ me një pamje të parezistueshme të mirë. Dhe pastaj të nesërmen, duke parë veten në foto, befas vërejmë krejt të kundërtën.

Këndi

Fakti i thjeshtë është se fytyrat tona nuk janë simetrike. Kjo është e vërtetë për absolutisht të gjithë – më shumë për disa, më pak për të tjerët. Dhe këtu qëndron shkaku i gjithë konfuzionit.

Çdo mëngjes, ndërsa shikohemi në pasqyrë, ne qëndrojmë në të njëjtin vend, duke parë veten nga një këndvështrim i njohur. Si rezultat, mësohemi të vëzhgojmë fytyrën tonë nga një kënd i veçantë. Por kur bëhet fjalë për fotografinë, jo gjithmonë paralajmërohemi paraprakisht lidhur me atë se si, kur dhe nga cili drejtim do të bëhet fotografia.

Balanci i hijes së bardhë

Çdo lloj ndriçimi ka temperaturën e vet. Por kur shikojmë në pasqyrë, ne nuk e regjistrojmë këtë diversitet të temperaturës. Kjo për shkak se truri ynë – duke qenë “super-kompjuteri” që është – automatikisht barazon të gjitha dallimet dhe “na tregon” fytyrën në të cilën jemi mësuar.

Nga ana tjetër, një fotografi kap ndriçimin ashtu siç është me të gjitha ndërprerjet dhe ndryshimet e temperaturës. Kur shikojmë në pasqyrë – edhe nëse ndriçimi vjen nga një larmi burimesh, me ngjyra të shumta dhe hijet që kërcejnë në fytyrën tonë – ne ende shohim vetveten tonë të zakonshme. Ndërsa një foto mund të shkaktojë pakënaqësi duke na bërë të shohim tiparet tona në një mjedis objektiv ndriçimi.

Fokusimi në objektet individuale

 

Mos harroni se kur shikojmë në pasqyrë zakonisht përqendrohemi në një pjesë të veçantë të reflektimit tonë dhe nuk shohim pamjen e përgjithshme. Por kur shohim një fotografi, ne i perceptojmë gjithçka në mënyrë holistike dhe vërejmë gjëra që më parë dukeshin të parëndësishme (për shembull, posturën e keqe, duart e pozicionuara me zor, etj).

Pasqyra

Në pasqyrë, ne gjithmonë shohim një version “të pasqyruar” të vetvetes, dhe që në fund të fundit formëson perceptimin tonë për atë që duket. Fotografia, nga ana tjetër, na portretizon mënyrën se si shihemi nga të tjerët – një perspektivë e pazakontë që mund të shkaktojë mjaft befasi.

Nga e gjithë kjo mund të konkludojmë që vetëm fotografitë mund të na japin informacion objektiv për pamjen tonë. Por edhe nëse jo gjithmonë dukeni mirë në foto, kjo nuk është aspak arsye për t’u dëshpëruar! Ndoshta u kap në një moment të keq, ose kur po merrnit pozë, ose thjesht nuk kisht kohë për të futur barkun brenda. 🙂