Megjithë rënien e shkallës së shqetësimeve në vend, sekreti i Hollandës për zbrazjen e burgjeve mund të jetë shumë mirë trajtimi i të burgosurve si qenie njerëzore. Dhe po funksionon vërtet mirë – vetëm në vitin 2018, 4 burgje të tjera u mbyllën dhe disa prej tyre u shndërruan në shtëpi për refugjatë.
Ne dëshirojmë t’ju tregojmë se si sistemi holandez arriti të ulë numrin e personave në burgje duke përdorur një qasje empatike dhe humane ndaj të dënuarve.
Trajtojini si qenie njerëzore dhe ata do të sillen si qenie njerëzore.
Duke ofruar rehabilitim të veçantë për njerëzit me sëmundje mendore, sistemi i drejtësisë Hollandeze po ul popullsinë E burgjeve. Ky sistem bazohet në parandalimin dhe mirëkuptimin dhe jo në ndëshkimin. Njerëzit që kryejnë krime shpesh përballen me gjoba dhe / ose detyrohen të ndjekin programet e rehabilitimit psikologjik.
Këto masa të reja quhen dënime alternative dhe bazohen në idenë se kriminelët duhet të trajtohen si qenie njerëzore që ende mund të jenë të dobishëm për shoqërinë pas rehabilitimit.
Sipas psikologes Miriam van Driel: “Mënyra sesi i trajtoni njerëzit – edhe në burg – bën një ndryshim të madh në mënyrën sesi ata kthehen në shoqëri. Nëse i trajtoni si kafshë të egra, njerëzit do të sillen si kafshë të egra, por nëse i trajtoni si qenie njerëzore, ata do të sillen si qenie njerëzore.”
Programet e ndërhyrjes ndihmojnë njerëzit që shkojnë në burg.

Personave që shkojnë në burg u ofrohet terapi e udhëzuar për të rivendosur veten në shoqëri sa më shpejt që të jetë e mundur. Këto programe ndërhyrje kanë për qëllim mbrojtjen e publikut, por edhe rehabilitimin e atyre që ishin në burg.
Sipas këtij studimi, programet janë provuar të suksesshëm, megjithëse, disa gjithashtu pretendojnë se ato janë dizajnuar për të trajtuar burrat dhe se gratë përfitojnë më pak prej tyre.
Shtëpi të reja për refugjatët
Së fundmi, shumë nga këto burgje holandeze u braktisën. Disa prej tyre madje u morën me qira ndërsa të tjerët u shndërruan në hotele luksoze dhe strehim të refugjatëve. Ka plane për ta kthyer një nga burgjet më të famshme Hollandeze, Koepelgevangenis, në një universitet.
A mendoni se trajtimi i të dënuarve me respekt dhe ulja e dënimeve është rruga për të vazhduar? Në çfarë do ta kthenit një burg të braktisur? Na tregoni në komente!