Pavarësisht sa dini, gjithmonë ka gjëra që nuk keni menduar kurrë.
Ne kemi gjetur disa fakte interesante dhe të papritura nga sfera të ndryshme që padyshim që do t’ju surprizojnë.
Buburrecat mund të jetojnë me javë të tëra pa kokën e tyre derisa të vdesin nga uria.
Një grua kalon mesatarisht 17 vjet të jetës së saj në dietë.
Njerëzit kalojnë më shumë kohë ulur në tualet çdo javë sesa duke u ushtruar. Për më tepër, ne përfundojmë me 1.4 vjet në tualet gjatë gjithë jetës.
Disa mamuthë ekzistonin akoma kur piramidat egjiptiane po ndërtoheshin.

Një bletë mund të thumbojë një bletë tjetër. Ato mund të thumbojnë një bletë nga një koloni tjetër nëse sulmojnë. Bleta e mbretëreshë mund t’i vrasë rivalët e saj dhe mbretëreshat e tjera, edhe nëse ato thjesht po afrohen.
Ushqimi në aeroplan nuk është shumë i shijshëm pasi ndjenja e nuhatjes dhe shijes ulet shumë gjatë fluturimeve për shkak të presionit të ulët dhe thatësisë.
Fëmija mesatar 4 vjeçar bën pothuajse 400 pyetje në ditë.

Kleopatra jetoi më afër në kohë me zbarkimin e parë në Hënë sesa ndërtesën e Piramidës së Madhe.
Nëse do të hiqnit të gjithë hapësirën boshe nga atomet që përbëjnë çdo njeri në Tokë, e gjithë popullsia botërore mund të futej në një mollë.
Njerëzit e kanë 50% të ADN-së së tyre ekzaktësisht të njëjtë me atë të bananes.
Nga të gjithë njerëzit në histori që kanë mbushur moshën 65 vjeç, gjysma e tyre jetojnë tani.

Pesha totale e të gjithë milingonave në Tokë është e krahasueshme me peshën totale të të gjithë njerëzve në planet.
Ju keni më shumë të ngjarë të bëheni President se sa të fitoni llotarinë.
90% e popullsisë së botës jeton në hemisferën veriore.
Inxhinierët e Facebook fillimisht donin ta quanin butonin “Pëlqej” me emrin “Awesome” (mbresëlënëse).