Shpesh ne shohim shtëpi dhe ambiente të mrekullueshme në filma ose në revista dhe fillojmë dhe admirojmë modelet në këto kryevepra arkitekturore.
Falë mediave masive, ne kemi një ide të përgjithshme se si duken banesat e njerëzve në vende të ndryshme të botës.






Por rrallëherë e kuptojmë se ajo që shohim në ekran mund të ndryshojë shumë nga realiteti.
Ne kemi bërë një studim të vogël dhe kemi zbuluar se si njerëzit në vende të ndryshme i kompletojnë banesat e tyre.
Japoni

Tokio është një nga qytetet më të shtrenjta dhe me popullsi të dendur në botë. Kjo është arsyeja pse vetëm njerëzit e pasur mund të përballojnë të kenë banesa të bollshme, ndërsa shumica e njerëzve japonezë jetojnë në apartamente të vogla.

Dhoma e vetme në apartament përdoret si dhomë gjumi, dhomë ndenjeje dhe dhomë ngrënie. Në qoshe, ju mund të shihni një frigorifer, dhe mënyra e vetme për të arritur në ballkon është të ngjiteni sipër shtratit. Sidoqoftë, dhoma është e ndriçuar mirë, dhe kjo zgjeron vizualisht hapësirën e jetesës.







Në korridor, prapa derës së verdhë ka një dollap, banjë dhe madje një mini kuzhinë që ka gjithçka që ju nevojitet.
Spanjë

Shumica e spanjollëve preferojnë të jetojnë në blloqe apartamentesh. Ja si duket zona tipike e banimit në çdo qytet spanjoll.

Shumica e apartamenteve spanjolle përfshijnë mure të bardha, dysheme guri dhe dritare me grila. Këto elementë të brendshëm ndihmojnë njerëzit të mbijetojnë muajt e nxehtë të verës.
Sidoqoftë, pasi nuk është e zakonshme që një shtëpi spanjolle të pajiset me ngrohje qendrore, apartamenti mund të bëhet shumë i ftohtë në dimër. Shumë njerëz përdorin ngrohje elektrike si një mënyrë për të mbajtur ngrohtë banesën e tyre. Por duke marrë parasysh faktin se faturat e energjisë elektrike në Spanjë janë ndër më të lartat në Evropë, kjo metodë e ngrohjes nuk është shumë efikase.







Ushqimi zakonisht shërbehet në dhomën e ndenjes. Edhe pse apartamentet spanjolle kanë tendencë të kenë kuzhina të mëdha, ato përdoren ekskluzivisht për gatim.
Suedi

Një zonë tipike banimi në Suedi duket kështu.

Një tipar dallues i mënyrës suedeze të të jetuarit është përdorimi i zgjuar i zonave të bodrumit. Njerëzit shpesh e përdorin atë për të ruajtur biçikletat e tyre, për të krijuar një dhomë lavanderie, ose nganjëherë ata madje e shndërrojnë atë në një palestër.

Secili apartament ka edhe një dollap ruajtjeje në një dhomë të veçantë në bodrum. Banorët e apartamenteve i përdorin ato për të ruajtur goma verore, ski, valixhe dhe gjëra të tjera sezonale ose më pak të rëndësishme. Ballkonet përdoren si zonë pushimi.







Muret e bardha dhe mobiljet e bardha janë një shenjë tipike e dizajnit skandinavian me famë botërore. Shumica e shtëpive suedeze kanë ngjyra të ndritshme dhe dritare të mëdha pa perde.
Britani e Madhe

Shumica e anglezëve përpiqen të shmangin të jetuarit në banesa. Ata preferojnë të jetojnë në periferi të qytetit në shtëpi si këto.

Duke pasur parasysh që ngrohja qendrore nuk është e instaluar në të gjitha ndërtesat, britanikët përpiqen të bëjnë çmos për të parandaluar shpëtimin e nxehtësisë së brendshme. Qilimat në çdo dhomë, batanijet dhe sigurisht një fireplace janë elementët e nevojshëm të shumicës së shtëpive në Britaninë e Madhe. Dhe ndoshta gjëja më e pazakontë – rubinetat në lavamanët në Mbretërinë e Bashkuar zakonisht kanë kontrolle të veçuara të të nxehtit dhe të ftohtit.







Duke luftuar me të ftohtin, anglezët i bëjnë banesat e tyre të ndjehen super komod dhe elegant.
Korea e jugut

Më shumë se 80% e popullsisë Koreane jeton në ndërtesa apartamentesh me çmim të lartë. Një tipar dallues i blloqeve të apartamenteve koreane është numri i madh i ndërtesave që është i dukshëm nga larg.

Mund të duket e çuditshme, por apartamentet në Kore nuk kanë korridore. Edhe vetë fjala ‘korridor’ mund të tingëllojë e panjohur për njerëzit vendas.
Hyrja e apartamentit është zakonisht shumë e vogël (e gjerë rreth një metër). Kështu që, kur të hyni në apartament, menjëherë do të shihni dyert që të çojnë në kuzhinë ose dhomën e ndenjes. Shumica e hyrjeve priren të kenë dysheme me pllaka, dhe këtu duhet të hiqni këpucët përpara se të futeni në një shtëpi.







Apartamentet në Kore janë zakonisht të vogla. Sidoqoftë, dhomat janë shumë të ndritshme falë dritareve të mëdha. Një gjë që mund të duket e pazakontë për shumicën e njerëzve është mungesa e vaskës ose dushit të veçantë. Ato zëvendësohen nga një kullues i thjeshtë në dyshemenë e banjës.
Australi

Australianët e adhurojnë të jetojnë në shtëpitë e tyre, por një numër në rritje i banorëve (rreth 30% e popullsisë) zgjedhin të jetojnë në blloqe apartamentesh.

Shumica e Australianëve jetojnë në shtëpi të mëdha me tre dhoma gjumi. Madhësia mesatare e shtëpisë në këtë vend është rreth 80 – 120 metra katrorë. Përveç dhomave të gjumit, shtëpia tipike përmban një dhomë ndenjeje, kuzhinë, banjo, dy dhoma tualeti dhe një garazh. Disa familje gjithashtu kanë një dhomë të vogël lavanderie. Të gjitha dyert zakonisht bëhen prej xhami.






Indi

Nëse një familje është relativisht e pasur, ata kanë një shtëpi të madhe me shumë dhoma. Shtëpi të tilla janë zakonisht dy kate të larta me një oborr të madh.

Dizajni i brendshëm i ndërtesave indiane është një përzierje e stileve moderne perëndimore dhe lindore. Kati i poshtëm zakonisht është i zënë nga depot dhe hambarët, ndërsa një dhomë ceremoniale për pritjen e miqve është në katin e dytë.
Dhoma më e mirë në shtëpi është e zënë nga idhulli i familjes, për të cilin njerëzit luten dy herë në ditë. Dritaret e dhomave të gjumit të grave dalin nga oborri i pasëm i shtëpisë, sepse konsiderohet e pahijshme për gratë që të shikojnë nga dritarja.
Kubë

Në Kubë, shtëpitë janë bërë kryesisht prej betoni dhe kanë 1 ose 2 kate. Shumica e shtëpive këtu nuk kanë dritare xhami. Në vend të kësaj, njerëzit përdorin grila prej druri ose metali.

Nëse hyni në një shtëpi në Havana (veçanërisht në zonën e kryeqytetit), do të mahniteni se sa e bukur është brendësia e saj. Të ndërtuara në stilin kolonial, me tavane të larta dhe mobilje antike, këto shtëpi duket se janë kryevepra të vërteta.

SHBA

Indeksi i hapësirës mesatare të kateve për person në SH.B.A. është ndër më të lartët në botë, që do të thotë se banesa tipike amerikane është me të vërtetë e madhe. Një shtëpi që është në shitje ka pothuajse gjithçka që ju nevojitet për të jetuar në të: qilime në të gjitha dhomat, pajisjet e banjës dhe pajisjet e kuzhinës. E vetmja gjë që mungon këtu është mobilja.

Rregulli kryesor këtu është se numri i dhomave të gjumit dhe banjove në një shtëpi duhet të jetë i barabartë. Në disa shtëpi, çdo dhomë gjumi ka gjithashtu një gardërobë të integruar.

Tipari dallues i konceptit të projektimit të shtëpive amerikane qëndron në faktin se brendësia duhet të duket si komode ashtu dhe e shtrenjtë. Paraqitja e shumicës së shtëpive është dizajnuar qartë që vizitorët të qëndrojnë në zonën e përparme të shtëpisë (që zakonisht duket më e bukur) dhe për të fshehur dhomat e gjumit nga sytë.