Ata thonë se dashuria nuk ka gjuhë, por mënyrat e çuditshme me të cilat dashuria mund të shprehet në gjuhë të ndryshme ndonjëherë mund të shtojnë pak jetë në marrëdhënie.
Duke filluar nga emërtimi i shpirtit binjak “i shëmtuari” deri tek emërtimi i syve të saj hipnotizues që ngjajnë me ata të një peshku, fjalët e dashurisë mund të kuptohen vetëm prej të “pushtuarve” nga dashuria.
Ne hartuam për ju një listë të termave qesharake të përkëdheljes që përdoren në vende të ndryshme. Ju mund të kënaqeni duke ju drejtuar të dashurit tuaj me një nga këto pseudonime të çuditshme.
Kinë: vezë e pamend (Ben dan)

Francë: Lakra ime (Mon chou)

Suedi: Hunda e ëmbël (sötnos)

Iran: Të hëngërt miu (Moosh bokhoradet)

Greqi: Syri im

Poloni: I/E shëmtuar (Brzydalu)

Holanda: Kaka ime e vogël (Mijn poepie)

Tajvani: Mjaltë i vogël (Xiǎo mì tang)

Portugali: Kungulleshë (Chuchuzinho)

Bangladesh: Ari im (Amar shona)

Indonezi: Fruti i zemrës sime (Buah hatiku)

Irlanda: Pulsi im (Mo chuisle)

Rusia: Ariu im (Moi medvezhonok)

Spanja: Qielli im (Mi cielo)

India: Sy-peshk (Mrignayani)

Cili stil i shprehjes së dashurisë ju duk më qesharak? Si e shprehni ju dashurinë?