Që në fëmijëri, na është mësuar të mos e gjykojmë një libër nga kopertina, por përshtypja jonë e parë e dikujt zakonisht bazohet gjithmonë mbi pamjen. Edhe pse besohet gjerësisht se “gratë dashurojnë nga veshët“, stili i bukur i të veshurit tek një mashkull është akoma i mirëpritur.
Ndonjëherë, nuk është aq shumë për veshjen, sa është për detajet dhe aksesorët.
A doni të dini se çfarë konsiderojnë tërheqëse femrat tek meshkujt dhe çfarë nuk u shpëton syrit të tyre? I gjeni më poshtë:
Syzet
Në këtë rast, shumë gjëra varen nga preferencat, shoqëria dhe besimet e një gruaje.
Për shembull, nëse ajo gjithmonë ka besuar se syzet janë për tipat e mërzitshëm, ky aksesor nuk do t’ju duket atraktiv, por nëse ajo ka besuar se kryesisht burrat karizmatikë, të mençur dhe të përkushtuar vënë syze, është shumë e mundshme që një aksesor i tillë t’i duket me të vërtetë tërheqës.
Arsyeja përse e përfshimë këtë pikëpamje është se, sipas statistikave dhe hulumtimeve, shumë gra mendojnë në këtë mënyrë. Ato mendojnë se syzet optike (edhe syzet e diellit gjithashtu) i bëjnë njerëzit më tërheqës dhe të ëmbël.
Mos harroni se syzet mund t’ju bëjnë të dukeni jo tërheqës ose të bukur – varet vetëm nga lloji që zgjidhni. Kështu që, sigurohuni që të zgjidhni llojin që i përshtatet formës së fytyrës tuaj më së miri.
Kostum elegant

Në botën moderne, meshkujt veshin kostume kryesisht në takimet e biznesit dhe tubimet zyrtare. Megjithatë, burrat me të vërtetë e nënvlerësojnë fuqinë e përshtypjes së qëndrueshme që kjo ju jep grave.
Meshkujt mund të veshin kostume për takime, sepse një kostum elegant i bërë me porosi shton mjaft në sensualitetin e një mashkulli. Çdo grua pëlqen të shohë një mashkull të veshur me elegancë dhe beson se ai ishte veshur posaçërisht për të.
Psikologët besojnë se një trup në formë V është konsideruar si shenjë e një shëndeti të mirë dhe një niveli të lartë të testosteronit. Kjo është arsyeja pse rekomandohet të preferoni kostume që përshtaten në mënyrë të përkryer me bustin tuaj.
Duke vepruar kështu, ju theksoni përparësitë tuaja dhe dukeni më mashkullor falë shpatullave të gjera dhe krahëve tuaja të forta.
Trikot prej kashmiri
Visualizza questo post su Instagram
Kur zgjedhin rroba, burrat dhe gratë shpesh nuk janë të vetëdijshëm për efektin që pëlhura ka ndaj njerëzve të tjerë. Copa e kashmirit me cilësi të lartë është një pëlhurë e shtrenjtë dhe e rrallë.
Është një pëlhurë e hollë, e butë dhe e ngrohtë që i bën rrobat të lehta dhe të këndshme në prekje.
Studimet tregojnë se kur ofrohet një zgjedhje, gratë me shumë gjasa do të zgjedhin rrobat e bëra nga kjo pëlhurë, në krahasim me ato të bëra prej leshi ose mëndafshi. Nuk është për t’u habitur.
Bluzat prej kashmiri e bëjnë një mashkull të duket më pak i rreptë dhe më të butë. Përveç kësaj, një triko e tillë të jep kënaqësi në të prekur; psikologjikisht, transmeton një gjendje më pozitive dhe sjell ndjenjën e rehatisë pranë personit që e vesh atë.
Këmisha ose bluza në rozë të zbehtë

Shumë shpesh, ngjyra rozë është konsideruar ngjyra e vajzave, por disa burra mund ta veshin një të tillë dhe të marrin shumë vëmendje nga gratë. Duke veshur ngjyrën rozë, burrat tregojnë vetëbesimin e tyre dhe qëndrimin e tyre të patrembur ndaj opinionit publik.
Një shembull i qartë janë italianët që veshin rroba rozë me të vërtetë të ndritshme me kostume në tone më të qeta.
Shkencëtarët francezë zbuluan se njerëzit që veshin rroba rozë duken më pozitivë dhe më të lumtur. Megjithatë, në rastin e veshjeve të meshkujve, është më mirë të rrinë tek nuancat e moderuara të së kuqes ose rozës së zbehtë.
Një detaj i vogël, por me të vërtetë i dukshëm, që shumë gra vërejnë menjëherë, janë mëngët e mbledhura bukur. Ato e bëjnë pamjen e tërë të duket më pak formale dhe të shkujdesur bukur.
Xhup lëkure
Një xhaketë lëkure me cilësi të lartë mendohet të jetë një veshje klasike por vërtet e guximshme në veshjet e një mashkulli. Rrobat e bëra nga lëkura të vërteta duken me të vërtetë të shtrenjta, e ngrenë stilin e tyre në një nivel krejt tjetër dhe e bëjnë një mashkull të ndihet me të vërtetë i sigurt.
Lëkura e butë hap një gamë të gjerë mundësish për eksperimentimin me stilin tuaj. Dizajnerat krijojnë stile të ndryshme me këtë artikull veshjeje.
Nëse jeni duke kërkuar për zgjedhjen e një xhakete të mirë lëkure, mund të krijoni një pamje të “djalit të keq” të ftohtë ose të zgjidhni të jeni fashionista. Avantazhi kryesor i xhaketave të lëkurës është fakti se ato gjithmonë duken bukur.
Orë elegante

Në epokën e komunikimit elektronik, jemi mësuar faktin se një smartphone na tregon kohën. Ndërkohë, harruam plotësisht se një kthesë e thjeshtë e dorës është një mënyrë shumë më elegante për të parë se sa është ora.
Një orë është aksesori i vetëm që çdo mashkull duhet të vërë çdo ditë. Ju mund të krijoni edhe një koleksion të vogël dhe të kombinoni ora të ndryshme me rroba varësisht nga rasti dhe stili për ta bërë pamjen tuaj të plotë.
Me të vërtetë gratë u kushtojnë vëmendje detajeve dhe një orë e mirë është nënshkrimi juaj unik. Në fund të ditës, njerëzit shoqërojnë orën tuaj me ju. Të vetmet gjëra që duhet të shmangen janë diamantet dhe ari. Gratë rrëfejnë se sa më elegante dhe më e thjeshtë të jetë ora e një mashkulli, aq më bukur duken.
Veshjet sportive
Visualizza questo post su Instagram
Ashtu si burrat pëlqejnë gratë që vishen shportive, grave u pëlqen shumë kur shohin meshkuj që dalin me një kostum sportiv. Përshtypja e parë qëndron në faktin e thjeshtë se burrat dhe gratë i duan njerëzit në formë.
Njerëzit atletikë janë shpesh të sigurt, të hapur dhe të këndshëm për të biseduar me ta.
Lloji më i mirë i veshjeve sportive është diçka që ju bën të ndiheni vërtet rehat, si fizikisht ashtu edhe mendërisht. Nga këndvështrimi i grave, ka disa gjëra për të cilat i kushtojnë vëmendje.
Rregulli është shumë i thjeshtë: nuk duhet të ketë tepër veshje ose shumë pak. Kjo do të thotë që një bluzë sipër një tjetre duket po aq keq sa pantallonat e shkurtra që ngjajnë si të brendshme.
Xhinset e ngushta

Xhinset janë po aq jetëgjata si një xhaketë lëkure. Çdo mashkull (pa marrë parasysh moshën ose trupin e tij) ka nevojë për një palë xhinse të përsosura në dollapin e tij. Epo, nuk është aq e lehtë të gjesh një palë xhinse të mira, por me siguri ia vlen të bësh ca përpjekje.
Bazuar në vëzhgimet dhe përgjigjet e grave, mund të konkludojmë si vijon: modelet klasike janë të pavdekshme. Mos favorizoni xhinse jashtëzakonisht të ngushta ose të gjera mbi modelet klasike.
Madje mos eksperimentoni me skema, ngjyra ose dizajne të tepruara. Një palë xhinse të zeza ose blu do të ishte një zgjedhje e përkryer.
Palltot
Visualizza questo post su Instagram
Sot ju mund të vishni dhe bleni të gjitha llojet e veshjeve të meshkujve me gjatësi të ndryshme, pëlhura, etj. Ka modele që përshtaten për këdo në të gjitha sferat e jetës.
Një pallto e zgjedhur në mënyrë të duhur gjithmonë duket elegante dhe mbresëlënëse dhe do të bënte që çdo mashkull të dukej bukur.
Nëse keni dyshime për një pallto, zgjidhni një klasike ose casual, mundësisht në tonalitete të buta. Këto modele kanë një cilësi të dobishme – tregojnë dominim. Të dy opsionet lehtë mund të kombinohen me kostume biznesi, xhinse dhe atlete.
Këpucët
Thuhet se sytë janë pasqyra e shpirtit. Epo, nëse kjo është e vërtetë, atëherë këpucët tuaja janë pasqyra e stilit tuaj. Sot shumë burra dhe gra preferojnë të veshin atlete.
Na besoni, nuk ka asgjë më elegante se një palë këpucë klasike të kombinuara me një kostum apo një palë këpucë casual të kombinuara me xhinse dhe një këmishë të bukur.
Bazuar në formën e këpucëve, gratë mund të mbledhin disa fakte për karakterin tuaj. Këpucë të një cilësie të ulët e bëjnë një burrë të mos duket bukur dhe nënkupton faktin se ai nuk ka para të mjaftueshme; këpucë të konsumuara ose të pista, do të thotë që ai nuk kujdeset për pamjen apo rrobat e tij.
Këpucët stylish ose mokasin tregojnë një stil të bukur, përcaktojnë statusin tuaj dhe respektin për veten. Gratë gjithashtu u kushtojnë vëmendje përshtatshmërisë së veshjes së llojeve të caktuara të këpucëve në raste të ndryshme. Një investim në këpucë ja vlen gjithmonë.