Nëse keni pasur ndonjëherë një situatë kur papritmas keni zbuluar atë njollën kafe në bluzën tuaj firmato ose kur keni parë se ju është prishur zinxhiri i xhinseve tuaja të preferuara, një Zot e di se sa mund të jeni acaruar.
Por mos u nevrikosni. Këto truke mund t’ju ndihmojnë të rregulloni rrobat apo këpucët që keni menduar se janë shkatërruar një herë e mirë.
Ne kemi përzgjedhur disa truke shumë të dobishme për të ruajtur gjërat tuaja të preferuara.
Rregulloni një zinxhir të prishur.
Visualizza questo post su Instagram
Fiksimi i një zinxhiri që ka dalë nga vendi është shumë e lehtë, e gjithë ajo që ju nevojitet është gërshërë, gjilpërë dhe pe.
- Lëvizni rrëshqitësin në pjesën e poshtme;
- bëni një prerje të vogël midis dy dhëmbëve të zinxhirit;
- rrëshqitni rrëshqitësin në anën tjetër dhe lëvizeni menjëherë;
- bëni disa qepje pak sipër prerjes në mënyrë që rrëshqitësi të mos ndeshë në të.
Aromat e forta
Vodka është shumë e mirë për largimin e aromave të forta nga rrobat tuaja të preferuara.
- Hidh vodka në një shishe sprucimi;
- varni artikullin që ju duhet për të pastruar;
- spërkateni lëngun, por mos e lagni atë shumë;
- prisni derisa vodka të avullojë;
Kjo është e gjitha. Një këshillë – mos e holloni vodkën, përdoreni atë siç është.
Njollat e mykut në këpucët e lëkures
Do ju duhen një furçë dhëmbësh e butë ose një sfungjer, ujë dhe uthull.
- Fshini mykun e dukshëm;
- Zhytni sfunxherin ose furçën e dhëmbëve në përzierje sasie të njëjtë uthulle dhe uji;
- fshini butësisht zonën;
- thani këpucët në diell.
Vetëm mos harroni se myku mund të dëmtojë shëndetin tuaj, kështu që bëjeni këtë veprim jashtë, nëse është e mundur. Përdorimi i një maske pluhuri gjithashtu mund të jetë një ide e mirë.
Bëjini këpucët e lëkurës përsëri me shkëlqim
Ju mund t’i bëni këpucët tuaja prej lëkure me shkëlqim dhe krejtsi të reja përsëri me vetëm një pastrues xhami, një copë rrobë të butë dhe një furçë dhëmbësh të vjetër të butë.
- Spërkatni leckën me pastruesin e xhamit;
- fshijeni butësisht këpucën tuaj me leckë për të pastruar çdo papastërti;
- përdorni furçën e dhëmbëve rreth pjesëve që nuk mund të arrini me leckë;
- merrni një leckë të thatë dhe fshini pastruesin dhe papastërtitë;
Jini të vetëdijshëm se disa llojë lëkure mund të dëmtohen nga pastruesi i xhamit, provojeni së pari në anën e brendshme të këpucës suaj.
Rregulloni telat nën sytjena.
Për të rregulluar një kordon që ka dalë nga sytjenat tuaja keni nevojë për një copë moleskin, zam dhe gërshërë.
- Shtyjeni telin mbrapa në vend;
- pritni një pjesë të vogël të copës, shtoni pak zam dhe vendoseni sipër vrimës;
- shtypni mbi të me gishta për ta mbyllur.
Kjo është e gjitha. Ngrohtësia e trupit tuaj do ta bëjë ngjitësin të ngjitet në pëlhurë.
Hiqni bojën e vjetër nga rrobat.
E gjithë ajo që ju nevojitet është një spërkatës flokësh dhe një furçë e ashpër.
- Spërkateni zonën e bërë me bojë, derisa të duket plotësisht e lagur;
- prisni për disa minuta;
- pastrojeni me furçë të ashpër;
- ju do të shihni se si boja e vjetër fillon të zhvendoset;
- pasi pothuajse e gjithë boja të jetë zhdukur, lani copën. Kjo do të shlyejë pjesën tjetër të bojës.
Rregulloni vrimat e krijuara në rrobat e punuara me shtiza
Ju keni nevojë për një gjilpërë dhe fije të ngjyre që përputhet me copën.
- Filloni në anën e brendshme të rrobës;
- kap një lak me gjilpërë;
- kapni një lak në anën e kundërt të vrimës dhe bashkoni të dy anët;
- vazhdoni veprimin nga njëra anë në tjetrën derisa të mbuloni të gjithë vrimën.
Si të rregulloni në zinxhir që nuk qëndron i mbyllur.
Visualizza questo post su Instagram
Nëse zinxhiri nuk ka dhëmbë të zhdukur,ka më shumë gjasa që problemi të jetë me rrëshqitësin. Ai dëmtohet me kalimin e kohës dhe mund të shkojë në fazën ku nuk mund të zgjasë më dhëmbët e zinxhirit. Do ju duhet një pincë dhe një copë letre.
- Lëvizeni rrëshqitësin në pozicionin më të hapur;
- zhvendosni të dyja anët e zinxhirit sa më shumë që ju lejon;
- mbuloni rrëshqitësin me një copë letre për të parandaluar dëmtimin
- shtypni butësisht rrëshqitësin me pincë, mos përdorni shumë presion, sepse është shumë e lehtë për ta thyer atë;
- kontrolloni nëse i mbyll të dyja palët së bashku dhe përsëriteni nëse është e nevojshme.
Hiqni njollat e ndryshkut nga rrobat
Visualizza questo post su Instagram
Nëse keni ndryshk në rrobat tuaja është e mundur ta hiqni atë me pak kripë dhe uthull të bardhë ose lëng limoni.
- Përzini një sasi të barabartë kripë dhe uthull të bardhë ose lëng limoni;
- vendoseni përzierjen direkt në njollë;
- prisni për 30 minuta;
- nxirreni në diell derisa njolla të fillojë të zbehet;
- lajeni si zakonisht.
Njollat e ndryshkut mund të jenë shumë kokëforta dhe mund t’ju duhet ta përsërisni këtë disa herë. Nëse pas përsëritjes së kësaj disa herë ju ende mund të shihni disa shenja, vendosni artikullin dhe përzierjen në ujë të vluar për të përshpejtuar procesin përpara se ta vendosni në diell.
Hiqeni ngjyrën ose njollat e përhershme të stilolapsit.

Acetoni është tretësi më i mirë për të hequr qafe shenjat kokëforta nga një stilolapsat e ndryshë. Disa pëlhura mund të dëmtohen nga acetoni, prandaj provojeni së pari diku në një qoshe.
Nëse acetoni nuk mund të përdoret, zëvendësojeni atë me alkool të denatyruar. Thjesht dijeni se kjo nuk është aq efektive, kështu që mund t’ju duhet ta përsërisni disa herë.
- Lageni njollën me me ujë;
- vendosni një peshqir të vjetër në një sipërfaqe të fortë, në tryezë për shembull, dhe vendosni copën me njollë mbi peshqir;
- aplikoni aceton ose një tretës tjetër në njollë;
- peshqiri do të absorbojë pak prej bojës;
- shpërlajeni pëlhurën;
- përsëritni hapat e nevojshëm për të hequr bojën plotësisht.
A keni disa truke të tuajat se si të ruani këpucë apo rroba që janë gati të shkatërruara? Na tregoni për këtë në koment.