Si rregull, ne mendojmë se vetëm çështjet serioze si tradhëtia ose zënkat e vazhdueshme duhet t’i bëjnë njerëzit ta konsiderojnë divorcin.
Por nganjëherë çiftet vendosin të prishen për shkak të gjërave të çuditshme dhe madje budallallëqeve.
Por ne kemi mbledhur 10 arsye absurde por reale që kanë shkaktuar që njerëzit të divorcohen.
Enët e palara

Sa shpesh luftoni me të dashurit tuaj për shkak të enëve të palara? A mund të imagjinoni se një filxhan i palarë mund të bëhet shkak për divorc?
As Matthew nuk e besoi. Por gruaja e tij e la atë, sepse ai i linte gotat e tij nga lavaman.
Ajo mendonte se ishte një shenjë indiference dhe ish-burri i saj thotë: “Sa herë që do të shkonte në kuzhinë dhe do të gjente një gotë pranë lavamanit, ajo i afrohej gjithnjë e më shumë shpërnguljes duke i dhënë fund dhe martesës sonë. Unë thjesht nuk e dija akoma. “
Sjellja e keqe në tavolinë

Një grua kuvajtiane bëri kërkesë për divorc vetëm një javë pasi u martua, sepse ajo zbuloi se burri i saj preferon të përdorë bukë dhe jo një pirun për të ngrënë bizele. Gruaja tha se ishte tronditur nga sjelljet e tij të dobëta.
Larja e rrobave

Një tifoz futbolli u divorcua me gruan e tij për shkak të një problemi me rrobat. Ai mblodhi autografe të lojtarëve të futbollit në bluzen e tij dhe gruaja e tij vendosi ta lante atë. Si rezultat, të gjitha firmat u zbehën.
Makep-i
Vetëm disa ditë pas martesës, një burrë e la gruan e tij pasi e pa atë pa tualet. 34-vjeçari besonte se ajo nuk dukej aq e bukur sa para dasmës. Ai akuzoi gruan 28 vjeçare se e kishte mashtruar duke përdorur kaq shumë kozmetikë, ku përfshiheshin edhe qerpikët e rremë.
Pikëpamje politike

Pas 22 vjetësh së bashku, një grua nga Kalifornia vendosi të divorcoje burrin e saj pasi rezultoi se ai votoi për Donald Trump. Gayle McCormick thotë se ajo ndihej e tradhëtuar, “Ndihesha sikur isha duke mashtruar veten. U hap çështje mes nesh me të cilat nuk ishim përballur më parë”.
Fiksimi me pastërtinë

Në vitin 2009, një grua gjermane divorcoi burrin e saj pas 15 vjetësh së bashku. Ajo thotë se i kishte ardhur në majë të hundës duke e parë duke pastruar gjithë kohën.
Ajo mendonte se ishte mësuar me këtë sjellje të tij, por kur ai prishi dhe rindërtoi një mur në shtëpinë e tyre sepse ishte bërë pis, ajo nuk duroi më.
Letrat e dashurisë

Në Itali, një burrë 99-vjeçar vendosi t’i japë fund martesës së tij prej 77 vjetësh. Ai kishte gjetur letra që gruaja e tij i kishte shkruar një të dashuri sekret në vitet 1940.
Bashkëshortja u përpoq ta shpëtonte martesën e tyre dhe ta bindte burrin që të qëndronte, por ai tashmë kishte marrë vendimin e tij përfundimtar.
Nofka në telefon
Në vitin 2009, një grua saudite u divorcua me burrin e saj pas 17 vjetësh martesë, kur mësoi për emrin me të cilin e quante.

Një herë, ajo shikoi përmes kontakteve në telefon dhe pa numrin e saj të regjistruar nën emrin “Guantanamo”, një burg ushtarak në Shtetet e Bashkuara.
Gruaja u ofendua dhe kërkoi menjëherë divorc edhe pse ai tha se mendonte se ishte qesharake dhe vetëm një shaka pa kuptim. Por për fat të keq, ai nuk mundi ta bindte gruan e tij.