Seneka (Lucius Annaeus Seneka), i quajtur zakonisht Seneka Filozofi, është një nga personalitetet më komplekse dhe më interesante të Lashtësisë.
Jeta e tij qe e jashtëzakonshme për nga ngjarjet dhe personazhet që e shoqëruan, për nga shtrirja dhe larmia e veprimtarisë mendore që ai zhvilloi, për nga armiqësia e dhunshme që e ndoqi gjatë gjithë jetës me një forcë të papërfytyrueshme.
Seneka qe një mendimtar, që guxoi i pari të lidhte filozofinë me politikën, gjë kjo që përbën një nga ndihmesat e tij më të thella në mendimin modern.
Me veprën e tij, Seneka na mundëson të njohim mirë përbërjen kulturore dhe historike të gjashtëdhjetvjeçarit të parë të erës sonë.
Mendimi filozofik antik greko-romak kishte vetëm një synim: artin e të jetuarit.
Ato përçojnë artistikisht deri në ditët e sotme vlerat në mënyrën e të jetuarit.
Filozofia e Senekës përcjellë kumtin që e keqja nuk vjen nga sendet apo gjërat, por nga përceptimi i gabuar për to.
Ndaj ai na fton që të punojmë për të riedukuar gjykimin tonë, i cili do të mundësojë një përceptim të drejtë, dhe si rrjedhim, një sjellje të drejtë.
Ky kumt i tij themelor ka përshkuar shekuj dhe ka frymëzuar mendimtarë të panumërt të brezave e vendeve të ndryshme të rruzullit tokësor.
Në vijim, do të mund të njiheni me 23 nga thëniet më të mençura të Senekës, të cilat mbeten aktuale dhe duket se do të mbeten gjithnjë kështu…
THENIET
1. Tragjedia në jetë nuk është të mos arrish objektivin. Tragjedia është të mos kesh një objektiv për të arritur.
2. Gjithçka që ti dëshiron, ndodhet në anën tjetër të murit të frikës.
3. Sa më shumë flet për gjëra negative në jetën tënde, aq më shumë i afron ato. Fol për fitore, jo për humbje.
4. Zjarri është prova e floririt. Vështirësitë janë prova e njerëzve të fortë.
5. Një prej cilësive më të bukura të miqësisë së vërtetë është të kuptosh dhe të të kuptojnë.
6. Eshtë rrugë e vështirë ajo, që të shpie në lartësitë e madhështisë.
7. Lumturia e vërtetë është… të shijosh të tashmen, pa varësinë plot ankth prej të nesërmes.
8. Asnjë njeri nuk ka qenë ndonjëherë rastësisht i mençur.
9. Shpata nuk vret asnjëherë askënd; ajo është një mjet në duart e vrasësit.
10. Nëse nuk e di në cilin port po shkon, atëherë asnjë erë nuk është e favorshme.
11. Për babëzinë, e gjithë natyra është shumë pak.
12. E gjithë mizoria buron prej dobësië.
13. Sa më pak e meritojmë fatin e mirë, aq më shumë shpresojmë për të.
14. Ne jemi më shpesh të trembur, se sa të lënduar; dhe ne vuajmë më shumë nga imagjinata, se sa nga realiteti.
15. Nuk është se, për shkak se gjërat janë të vështira, ne nuk guxojmë; është për shkak se ne nuk guxojmë, që gjërat janë të vështira.
16. I shkon më shumë një burri që të qeshë me jetën, se sa të qahet prej saj.
17. Zemërimi është si ato rrënojat që shemben dhe përplasen me gjithçka që gjejnë poshtë.
18. Ne shpesh herë duam një gjë dhe lutemi për një tjetër, duke mos ua thënë të vërtetën as Perëndive.
19. Dita të cilës i trembemi si dita jonë e fundit, është në fakt lindja e përjetësisë.
20. Nuk ka asgjë në botë që të admirohet aq shumë, sa një burrë që di si të përballojë palumturinë me kurajë.
21. Për shumë njerëz, rritja e pasurisë nuk u jep fund telasheve të tyre, vetëm sa ua ndryshon.
22. Vdekja është dëshira e disave, çlirimi i të shumtëve, dhe fundi i të gjithëve.
23. Edhe pas një të korre të keqe, duhet të ketë sërish mbjellje.

“Stoicizmi” ishte një filozofi që lulëzoi për rreth 400 vite në Greqinë e Lashtë dhe Romë, duke fituar mbështetje të gjërë ndërmjet të gjitha klasave të shoqërisë. Kishte një ambicie dërrmuese dhe tejet praktike: t’u mësonte njerëzve si të ishin të qetë dhe të guximshëm përballë ankthit dhe dhimbjes dërrmuese.
Ne vazhdojmë ta nderojmë këtë shkollë sa herë që ne e quajmë dikë “stoik” kur fati sillet kundër tyre: qoftë edhe kur humbin çelësat, apo poshtërohen në punë, refuzohen në dashuri apo turpërohen në shoqëri. Nga të gjitha filozofitë, Stoicizmi mbetet mbase me i dobishmi për kohën tonë të pasigurt dhe me panik.
Qindra filozofë praktikuan Stoicizmin por dy figura qëndrojnë si udhërrëfyesit më të mirë: politikani romak, shkrimtari dhe mentori i Neronit, Seneka (AD 4-65); dhe perandori i mirë dhe i magjishëm romak Mark Aurelio (AD 121-180). Veprat e tyre mbeten shumë të lexueshme dhe thellësisht ngushëlluese, ideale për netët pa gjumë, ato shërbejnë si baza të sigurta sa herë që duan të arratisemi nga terroret e pasigurta dhe paranojat.
Stoicizmi mund të na ndihmojë me 4 probleme në veçanti:
Ankthi
Në çdo kohë, shumë gjëra të tmerrshme mund të ndodhin. Mënyra standarde që njerëzit të na ngazëllejnë kur jemi në ankth është të na thonë, që mbi të gjitha, do të bëhemi mirë, do na kalojë: që ai emaili i turpshëm mund të mos zbulohet, shitjet e biznesit do rriten, mund të mos ketë skandale… por Stoikët kundërshtuan ashpër një strategji të tillë ngushëllimi, sepse besonin se ankthi lulëzon pikërisht në hendekun ndërmjet asaj që kemi frikë se mund të ndodhë dhe asaj që shpresojmë të ndodhë.
Sa më i madh të jetë hendeku, aq më të mëdha do të jenë luhatjet dhe shqetësimet e humorit. Për të rifituar qetësinë, ajo çfarë duhet të bëjmë është që në mënyrë sistematike dhe inteligjente të shtypim çdo seksion të fundit të shpresës.
Në vend që të qetësojmë veten me përralla në diell, është shumë më mirë – propozuan Stoikët – që të përballemi me guxim me rastin më të keq të mundshëm – dhe më pas të ambjentohemi tërësisht me të.
Kur e shohim frikën tonë në fytyrë dhe imagjinojmë se si do të ishte jeta jonë nëse më e keqja që i frikësohemi ndodh, ne e përgatisim mendjen për të kuptuar diçka të rëndësishme: që do ta përballojmë.
Ne do ta përballojmë edhe nëse duhet të shkojmë në burg, edhe nëse kemi humbur të gjitha paratë, edhe nëse jemi turpëruar publikisht, edhe nëse të dashurit na kanë lënë, edhe nëse rritja e biznesit dështoi.
Ne në përgjithësi nuk guxojmë të bëjmë më shumë sesa të shikojmë ngjarjet e tmerrshme nëpërmjet qepallave të mbyllura dhe aty për aty ata mbajnë një kontroll të vazhdueshëm sadist mbi ne.
Në vend të kësaj, siç e shprehu Seneka:
“Për të zvogëluar shqetësimin, duhet të supozoni se ajo që keni frikë se mund të ndodhë është e sigurt që do të ndodhë.”
Një shoku të terrorizuar që mund të shkojë në burg, Seneka iu përgjigj hapur: “Burgu gjithmonë mund të durohet nga dikush që e ka kuptuar saktësisht ekzistencën.”
Stoikët sugjeruan që të marrim kohë për të menduar atë çfarë ndodh në rastin me të keq. Ne duhet, për shembull, të shënojmë një javë në vit ku hamë vetëm bukë të ndenjur dhe flemë në dyshemenë e kuzhinës vetëm me një batanije, kështu që nuk ndihemi më aq keq nga të qënët të plaçkitur apo në burg.
Ne pastaj kuptojmë, siç thotë Mark Aurelio, “atë pak që është e nevojshme për të bërë një jetë të lumtur.”
Çdo mëngjes, një stoik i mirë do ta fillonte ditën e tij me një paramendim, një paramendim për të gjitha gjërat e tmerrshme që mund të ndodhin në orët në vijim. Në fjalët e mprehta të Mark Aurelios: “i vdekur ke lindur, nga vdekja do lindësh. Kështu që duhet të llogaritni gjithçka, të prisni çdo gjë.”
Stoicizmi nuk është asgjë më pak sesa një fustan prove elegant dhe inteligjent në raste katastrofash.
Zemërimi
Ne zemërohemi – veçanërisht me partnerët tanë, fëmijët tanë dhe politikanët. Ne thyejmë gjëra dhe lëndojmë të tjerët. Stoikët e mendonin zemërimin një kënaqësi të rrezikshme, por mbi të gjitha, një copë budallallëku, sepse në analizën e tyre, shpërthimet e zemërimit shkaktohen vetëm nga një gjë: një figurë e pasaktë e ekzistencës. Ai është fryt i hidhur i naivitetit.
Zemërimi, në analizën stoike, shaktohet nga përplasja e dhunshme e shpresës dhe realitetit. Ne nuk duhet të bërtasim sa herë që na ndodh diçka që na mërzit, vetëm kur është e trishtuar dhe e papritur.
Për të qënë më të qetë, ne duhet, aty për aty, të mësojmë të kemi prtishmëri shumë më të vogla nga jeta. Sigurisht të dashurit tanë do na zhgënjejnë, natyrish kolegët tanë do të na çojnë në dështim, pa dyshim miqtë tanë do të na gënjejnë… asnjëra nga këto nuk duhet të jetë një surprizë.
Mund të na trishtojë. Nuk duhet kurrë – nëse jemi Stoikë – të na zemërojë. I zgjuari duhet të synojë të arrijë një gjendje ku thjesht asgjë nuk mundet papritur nga asgjëja të shqetësojë paqen e tij të mendjes. Çdo tragjedi duhet të jetë tashmë e çmuar. “Çfarë shërben të qahesh për gjërat e jetësore?” pyeti Seneka, “Gjithësia e saj kërkon lot.”
Paranoja
Është e lehtë të mendojmë se jemi lindur për të vuajtur. Ne pyesim veten përse na ndodhin neve të këqijat. Ne e bëjmë veten fajtor ose i lëshojmë helm të hidhur botës. Stoikët duan që ne të mos bëjmë asnjërën nga këto: nuk mund të jetë as faji ynë as i dikujt tjetër. Edhe pse jo fetarë, Stoikët u mahnitën nga Mbretëresha Romake e fatit, e njohur si Fortuna, të cilën ata e morën si metaforen perfekte për fatin.
Fortuna, që kishte faltore të saj nëpër të gjithë Perandorinë, u mbajt në mënyrë popullore për të kontrolluar fatin e qenieve njerëzore, dhe u gjykua se ishte një përzierje e tmerrshme e bujarisë dhe ligësisë së qëllimshme me raste. Ajo nuk ishte meritokrate. Ajo përfaqësohej duke mbajtur një buqetë të mbushur me të mira (para, dashuri etj.) në njërën dorë, dhe një levë, për të ndryshuar rrjedhen e jetës në tjetrën.
Në varësi të humorit të saj, ajo mund që një ditë të të sillte një punë perfekte apo një marrëdhënie të bukur, dhe pastaj minutën tjetër, thjesht sepse ashtu e ndjente, do të të shikonte tek mbyteshe për vdekje në një pellg me krokodilë.
Është një përparësi urgjente për një Stoik të respektojë faktin se sa shumë nga jeta do të jetë gjithmonë në duart e këtij karakteri të çmendur. “Nuk ka asgjë për të cilën Fortuna nuk ka guxim,” paralajmëroi Seneka. Kuptimi i kësaj gjëje përpara se të jetë tepër vonë duhet të na bëjë të fluturojmë përpjetë kur kemi sukses dhe të tregohemi të butë me veten tonë rreth dështimit.
Në çdo kuptim, shumicën e asaj çfarë marrim, ne nuk e meritojmë. Detyra e të mençurit është aty për aty të mos besojë kurrë në dhuratat e Fortunës: fama, paratë, fuqia, dashuria, shëndeti – këto nuk janë kurrë tonat. Rrekja jonë pas tyre duhet në çdo kohë të jetë me vetëpërmbajtje dhe shumë e kujdesshme.
Humbja e prespektivës
Ne kemi një prirje të natyrshme që ta ekzagjërojmë rëndësinë tonë. Incidentet e jetës sonë ndikojnë shumë në pikëpamjen tonë për botën. Dhe kështu ne stresohemi dhe jemi në panik, ne mallkojmë dhe përplasim gjëra nëpër dhomë. Për të rifituar qetësinë, ne përpiqemi t’i rikthehemi jetës si VIP, duke i lejuar vetes gjëra që shkojnë tutje larg mundësive tona.
Stoikët ishin astronomë të prirur dhe rekomanduan soditjen e qiejve për të gjithë studentët e filozofisë. Në një ecje të pasdites, hidhi sytë lart dhe shiko planetet: do të shohësh Venusin dhe Jupiterin që ndriçojnë në errësirën e qiellit. Nëse muzgu thellohet, mund të shohësh disa yje të tjera – Aldebaran, Andromeda dhe Aries, së bashku me shumë të tjerë. Është një gjurmë e zgjerimeve të paimagjinueshme të hapësirës në të gjithë sistemin diellor, galaksinë dhe kozmosin.
Pamja ka një efekt qetësues të cilin Stoikët e nderuan, sepse kundrejt një sfondi të tillë, kuptojmë se asnjë nga problemet, zhgënjimet dhe shpresat tona nuk kanë ndonjë rëndësi. Asgjë që na ndodh, ose bëjmë, nuk është – e bekuar – e asnjë pasoje të çfarëdo këndvështrimi kozmik.
Përfundim:
Ne kemi nevojë për Stoikët më shumë se kurrë. Çdo ditë na përball me situata që ata i kuptuan dhe donin që ne të përgatiteshim për to. Mësimet e tyre janë të kthjellta, por në të njëjtën kohë, thellësisht ngushëlluese. Ata na ftojnë që të ndjehemi heroikë dhe sfidues përballë problemeve tona të shumta.
Sikurse Seneka na kujton, “Shiko kyçin e dorës, aty – në çdo kohë – qëndron liria.”
Për të balancuar optimizmin e ekzagjeruar dhe naiv të kohëve tona, nuk ka asgjë më të mirë se mençuria qetësuese e këtyre diturive të lashta.