Gratë e Shkurtra dhe Burrat e Gjatë Bëjnë Martesat më të Lumtura, e Vërtetuar me Shkencë!

Winnie-the-Pooh dikur tha se nganjëherë gjërat më të vogla zënë më shumë vend në zemrat tona. Sot, falë një studimi, gratë mund të jenë të sigurta se Winnie e kishte pak gabim.

Sipas hulumtimit të kryer nga Kitae Sohn, çiftet kanë martesa më të lumtura kur femrat e shkurtra zgjedhin meshkuj më të gjatë.

Ne u intriguam nga ky përfundim dhe gërmuam më thellë për të gjetur pse-në. Nëse nuk mund të prisni për të zbuluar arsyet, qëndroni me ne dhe lexoni më poshtë.

Evolucioni ka rolin e tij.

 

 

Visualizza questo post su Instagram

 

Un post condiviso da Kelsey Henson (@kelc33) in data:

Në të dhënat kërkimore të Kitae Sohn u grumbulluan dhe u analizuan 7,850 gra. Aty tregohej se lumturia e grave është e lidhur drejtpërdrejt me gjatësinë e burrit të tyre.

Sohn thotë se gratë mund të tërhiqen në mënyrë thelbësore nga meshkujt më të gjatë sepse nuk mund ta shpjegojnë zgjedhjen e tyre. Arsyeja evolucionare është ajo që mund të ndikojë në preferencat e grave.

Megjithatë, studimi arriti në përfundimin se ky faktor ka rëndësi vetëm për 18 vitet e para të martesës. Pas kësaj, gjatësia nuk ka më rëndësi.

Burrat e gjatë të ofrojnë një lloj ndjenje mbrojtjeje.

Një tjetër studim u krye për të gjetur përgjigjen e pyetjes që vijon, “A është gjatësia e rëndësishme në çështjet e zemrës?”

Përgjigja është po. 601 gra morën pjesë në këtë hulumtim dhe ndanë mendimet e tyre:

  • Është një ndjesi pak e çuditshme që të ulesh shikimin për të parë në sytë e një mashkulli.
  • Është edhe ajo mundësia për të veshur taka të larta dhe prap të jesh më e shkurtër.
  • Gjithashtu dua që të mund ta përqafoj me krahët që më arrijnë rreth qafës së tij.
  • Si femër që jam, dua të ndihem delikate dhe e sigurt në të njëjtën kohë.

Meshkujt e gjatë besohet të jenë më të zgjuar.

Nëse e shqyrtoni këtë studim, do të zbuloni se ekziston një korrelacion i drejtpërdrejtë midis inteligjencës dhe lartësisë. Bazuar në rezultatet e këtij hulumtimi, shkencëtarët deklaruan se meshkujt më të gjatë janë më të mençur.

Por është e rëndësishme të thuhet se studimi nuk pretendon se të gjithë meshkujt e shkurtër nuk janë po aq të zgjuar. Ky është vetëm një rezultat mesatar i studimit.

Meshkujt e gjatë besohet të kenë të ardhura më të larta.

Sipas këtij artikulli shkencor, sa më lart jeni, aq më shumë fitoni. Ai thotë se një person i cili është 1.83 cm i gjatëparashikohet të mund të fitojë rreth 166.000 dollarë më shumë gjatë një karriere 30-vjeçare sesa një mashkull që është vetëm 1.68 cm.

Më shumë hulumtime u kryen nga Anne Case dhe Christina Paxson. Hulumtimet sugjerojnë se një rritje prej një centimetër në lartësi shoqërohet me një rritje prej 2 deri në 2.5 përqind në të ardhura e përgjithshme.

Burrat më të gjatë kanë më shumë gjasa të kenë një status më të lartë shoqëror.

© AP / East News

Një studim tjetër konfirmon se gjattësia është gjithashtu e lidhur drejtpërdrejt me dominimin ndërpersonal dhe statusin shoqëror.

Kjo shpjegohet me faktin se meshkujt e gjatë kanë më shumë gjasa të marrin pjesë në aktivitetet shoqërore. Duke vepruar kështu, ata krijojnë një përshtatshmëri sociale që i ndihmon ata të arrijnë qëllime më të larta.

Cila është diferenca ideale në gjatësi?

 

 

Visualizza questo post su Instagram

 

Un post condiviso da Victoria Beckham (@victoriabeckham) in data:

Një përfundim interesant u arrit nga Boguslaw Pawlowski, një antropolog polak. Ai zbuloi se paratë, respekti dhe besimi nuk janë diçka për të cilën duhet të interesohemi kur zgjedhim një partner pët jetën.

Ajo që me të vërtetë ka rëndësi është raporti i ndryshimit të gjatësisë. Sipas studimit të tij, një mashkull duhet të jetë 1.09 herë më i lartë.

A doni të dini se cilat çifte i përshtaten këtij raporti?

Cherie Blair dhe Tony Blair = 1.10

Victoria Beckham dhe David Beckham = 1.09

Çfarë mendoni për rezultatet e këtyre studimeve? Çfarë diference në gjatësi keni me partnerin tuaj? Na tregoni përgjigjet tuaja në koment.

Ne u urojmë të gjithë lexuesve tanë një martesë të lumtur dhe të gjatë pavarësisht gjatësisë tuaj.