Një studim i ri i kryer në internet nga Harris Interactive sugjeron që profesionet që përfshihen në nivele të larta të stresit kanë një përqindje më të lartë që të që vënë kilogram shtesë.
Për të qenë të sinqertë, ne u habitëm mjaft kur zbuluam disa profesione në atë listë.
Agjent udhëtimesh.

Këta njerëz duhet të përpiqen të kënaqin çdo klient, të planifikojnë dhe organizojnë udhëtimet e tyre. Proçesi përfshin shumë presion dhe stres sepse përveç nevojave të klientëve, gjithmonë ka objektiva të shitjes që agjentët e udhëtimit duhet të arrijnë. Plus, roli përfshin orë të ulura.
Prokuror

Në këtë fushë, stresi dhe presioni janë gjëra të zakonshme. Kështu që ngrënia për shkak të ankthit dhe mos kontrollimi i porcioneve të kalorive e bëjnë atë një nga punët që ka shumë të ngjarë t’ju bëjë të fitoni peshë.
Punonjës social

Ashtu si agjentët e udhëtimit, punonjësit social shpenzojnë shumë orë ulur. Ata shpesh hanë në tavolinën e tyre dhe nuk kanë pothuajse kurrë mundësi të marrin pjesë në stërvitje ose në ndonjë aktivitet fizik gjatë ditës së tyre të punës.
Mësues

Kur e dëgjoni fjalën “mësues”, çfarë imazhi vjen në mendje së pari? Një person i ulur në një tavolinë, apo jo?
Mësuesit ndonjëherë ulen në tavolinat e tyre gjatë dhënies së leksioneve dhe gjithashtu bëjnë punën e tyre administrative gjatë kohës që qëndrojnë ulur: përgatitjen e panit mësimor dhe leksionit të tyre, vendosjen e notave,marrja e mungesave etj.
Artist, projektues dhe arkitekt

Këto profesione shkojnë krah për krah me oraret fleksibël dhe punën e pavarur. Meqë profesionistët e tillë kryesisht mbështeten në krijimtari dhe frymëzim, ata nuk duhet t’u përmbahen rreptësisht orareve. E njëjta vlen edhe për ushqimet e tyre. Ata hanë kur duan, dhe punojnë ulur.
Asistente administrative

Një rol tjetër sedentar që përfshin gjithnjë gatishmërinë për të ndihmuar të tjerët. Puna është e lidhur me shumë stres dhe ankth në një bazë ditore, për të mos përmendur një shembull klasik të zakonit të keq të drekës: ngrënia para kompjuterit.
Shkencëtar

Inteligjenca shpesh shkon krah për krah me një mungesë lëvizshmërie. Duke qenë shumë të etur për të mësuar më shumë dhe për të zbuluar gjëra të reja, këta profesionistë nganjëherë harrojnë për zakone e shëndetshme të ngrënies.
Në NASA, për shembull, ata inkurajojnë ushtrime gjatë orarit të punës dhe promovojnë programe kundër shtimit të peshës.
Nëpunësi i Policisë

Imazhi i një polici qëha ushqim të shpejtë është klasik, apo jo? Por a keni menduar ndonjëherë pse? Ky profesion është një nga më të vështirët dhe vetëm mendoni të gjithë atë punë në zyrë me të cilën duhet të merren. Për këta njerëz, ngrënia shpesh është mënyra e vetme efektive për të luftuar stresin.
Marketingu dhe marrëdhëniet me publikun

Ky është një shembull tjetër i punëve pa orar të caktuar. Ata nuk kanë afate për t’u takuar apo rutinë për të ndjekur, por kanë ngjarje në të cilat duhet të marrin pjesë.
Pjesën më të madhe të kohës ngjarje të tilla ofrojnë ushqim të shkëlqyer dhe kjo është arsyeja pse profesioni është në listë.
Profesionistë të teknologjisë së informacionit

Kjo fushë është një kombinim i sferave shkencore dhe krijuese. Ata kalojnë shumë orë para kompjuterit dhe përballen me shumë stres. Zakonisht punojnë deri natën vonë, gjë që çon në zakone të këqija të të ushqyerit.
Ndiqni këto rregulla të thjeshta për të harruar shtimin në peshë pa marrë parasysh se çfarë pozicioni keni aktualisht.
- Shkoni për një shëtitje më shpesh, ose të paktën merrni shkallët në vend të ashensorit. Ngrihuni dhe shkoni t’i thoni përshëndetje” një kolegu tuaji në vend që t’i dërgoni një e-mail. Nëse dëshironi diçka për të ngrënë, dilni dhe mos e porositni ushqimin.
- Mendoni për përmirësimin e cilësisë së ushqimit tuaj. Nëse nuk mund të bëni asgjë për orarin tuaj dhe duhet të hani jashtë, të paktën përpiquni të porositni ushqim të shëndetshëm. Ju gjithmonë keni mundësi për të zgjedhur.
- Pini më shumë ujë. Sigurohuni që gjithmonë të keni një shishe me ujë afër.
- Përpiquni të zëvendësoni kafen me pije të shëndetshme, të tilla si çaji jeshil.
- Mundohuni të relaksoheni më shumë dhe të shmangni stresin. Mund të provoni të dëgjoni muzikë relaksuese dhe të praktikoni frymëmarrje të thellë.