10 Tipet e Femrave që Meshkujt Takojnë Para se të Njohin të Duhurën

©brightside

Rruga e një mashkulli drejt “të duhurës” shpesh përfshin disa lloje të ndryshme të vajzave dhe psikologia Samantha Rodman mendon se çdo vajzë mund të klasifikohet si një lloj i caktuar.

Pa u përpjekur të fyejë askënd, ajo i ka ndarë në 10 kategori të gjitha gratë që meshkujt kanë të ngjarë të takohen.

Shumica e femrave bien në një nga këto kategori, kështu që ne do t’ju tregojmë për llojet e vajzave që dashuria juaj e ardhshme ka takuar ose do të takojë.

Llastica e babit

Këto vajza nuk janë gati të lejojnë të hyjë një mashkull i dytë në jetën e tyre dhe t’i kushtojnë atij mjaftueshëm vëmendje.

Pavarësisht nga mosha e tyre, kjo kategori e femrave ende u kërkon etërve të tyre ndihmë gjatë gjithë kohës: ai merr telefonata nga vajza e tij në çdo situatë ku ka nevojë për ndihmë apo mbështjetje.

Në këtë situatë, edhe takimi me babain e saj nuk do t’ju ndihmojë. Çfarëdo që të bëjë një djalë, ai kurrë nuk do të jetë më i mirë se babai i saj.

Dhe sipas Samantha-s, fundi i kësaj lidhjeje ka më shumë gjasa ta bëjë një mashkull të ndihet keq më shumë sesa femra që me siguri do të ketë një shans për të kaluar më shumë kohë me të atin.

“Ajo që e djeg gjithmonë”

Kjo vajzë përfundimisht e di se ku janë festat më të mira dhe cilat klube janë më të mirët. Nëse një mashkull dëshiron ta shoqërojë, ai nuk duhet ta ketë problem që të takohet dhe të rrijë me shumë njerëz që ajo i njeh.

Ata do ta mbajnë atë të informuar për ngjarjet e fundit që lehtësisht mund ta zemërojnë mashkullin vetëm nëse, natyrisht, edhe ai vetë e “djeg gjithmonë”.

Ju kurrë nuk do të mërziteni me këtë vajzë, sepse ajo gjithmonë e di se ku është festa më e mirë, por nëse një burrë dëshiron të kalojë një mbrëmje në shtëpi, ai nuk duhet të konkurrojë me jetën e saj shoqërore.

Studentja shembullore

Ju mund të bëni një bisedë shumë të gjatë dhe interesante me këtë vajzë, por vetëm nëse ajo gjen kohën për të, sepse ajo është fjalë për fjalë e fiksuar në studimet e saj.

Dikush që mendon se studimi është gjëja më e rëndësishme në jetë, mezi do të ketë kohë të mjaftueshme për ndonjë gjë tjetër. Dhe prishja e marrëdhënies nuk ka të ngjarë të jetë një problem serioz për të, sepse gjithmonë ka diçka që mund ta shpërqëndrojë.

Mis Xhelozia

Xhelozia në një marrëdhënie është normale, por vetëm kur nuk del jashtë kontrollit. Një vajzë që gjithmonë nënkupton gjëra dhe kërkon motive për t’u zemëruar është e çuditshme.

Këto vajza kanë frikë të jenë të vetmuara, kanë frikë se mashkulli që kanë në krah mund të zgjedhë dikë tjetër ose ta tradhtojë atë me mikeshat apo koleget e tij.

Për fat të keq, është pothuajse e pamundur t’i dëshmosh kësaj vajze që me të vërtetë të pëlqen makina e koleges së saj dhe se në fakt nuk je duke e ngacmuar.

Kur të ndaheni, me siguri do të mendojë se u ndatë me të sepse keni gjetur dikë tjetër.

Thashe-the-me-xhe-sha…

Shumicën e kohës, këto vajza adhurojnë të flasin sepse duan t’i tregojnë partnerit të tyre gjithçka që ato dinë për njerëzit e tjerë. Dhe kjo nuk është gjithmonë diçka e bukur.

Në të vërtetë kjo vajzë nuk dëshiron të keqen për njerëzit e tjerë, ajo thjesht do të flasë.

Në një marrëdhënie me këtë vajzë, meshkujt shpesh mendojnë se “Mis Xhelozia” është një opsion më i mirë sepse ajo së paku mendon për të, në vend që të mendojë dhe të flasë për njerëz krejtësisht të ndryshëm.

Vajza ideale për mamanë

Meshkujt zakonisht ndihen shumë të kënaqur me këto vajza dhe madje mund të mendojnë se ajo është e duhura. Dhe gjithçka shkon vaj derisa ajo takon nënën e tij.

Sapo t’i prezantojë me njëra-tjetrën, ato menjëherë gjejnë diçka për të folur dhe vazhdojnë të flasin derisa të harrojnë se kanë dikë tjetër pranë.

Ka shumë të ngjarë që ky mashkull shpejt të ketë ndjesinë se e dashura e tij ka një marrëdhënie me të dy, si me atë ashtu edhe me nënën e tij dhe kjo përfundimisht nuk është një situatë e mirë për asnjë mashkull.

“Shqetësimja” është emri i saj i dytë

Duke qenë të shqetësuar në mënyrë të moderuar, ashtu si të qenit xhelozë është krejtësisht normale në botën e marrëdhënieve, por kur një vajzë shqetësohet për gjithçka, kjo mund të jetë me të vërtetë irrituese.

Ajo mund ta telefonojë të dashurin e saj me herë të panumërta gjatë ditës për të kuptuar nëse gjithçka është në rregull. Dhe nuk ka të bëjë me xhelozinë, ka të bëjë vetëm me faktin se ajo shqetësohet së tepërmi.

Nga njëra anë, këto vajza janë shumë të vëmendshme dhe të kujdesshme, por zakonisht meshkujt largohen nga këto lloje të vajzave sepse ato janë shumë kontrolluese.

Mbretëresha e Dramave

Këto vajza janë kaq emocionale dhe marrëdhënia në të vërtetë nuk është e lehtë me to.

Nuk është e vështirë t’i bësh ato të shkojnë diku, por në të njëjtën kohë, shpesh krijojnë drama edhe kur nuk kanë arsye. Këto çifte mund të lidhen dhe ndahen disa herë.

Po, nuk mund të mërzitesh me këtë vajzë, por me siguri do të lodhesh nga shpërthimet emocionale të saj.

Vajza trendi

Këto vajza janë të modës, elegante dhe ato dinë gjithçka rreth modës. Ato e dinë se çfarë rrobash duhet të veshin në mënyrë që të tërheqin vëmendjen e njerëzve të tjerë dhe janë ato që gjithmonë duken të përsosura.

E vetmja gjë që mund të ndodhë këtu është dëshira për të “rregulluar” veshjet e mashkullit që kanë përkrah për ta bërë atë të modës gjithashtu. Dhe burrat nuk mund të pëlqejnë të heqin qafe bluzat e tyre të preferuara 5-vjeçare që duken “aq mirë si të reja”.

E bukura e dheut

Këto vajza, ashtu si vajzat trendi, janë shumë të bukura dhe ato marrin shumë vëmendje nga meshkujt. Shumica e kohës, djali i cili lidhet me të nuk e kupton as vetë se pse ajo e zgjodhi atë.

Një pamje e jashtme e bukur është e mrekullueshme, por së shpejti do të kuptoni se nuk keni asgjë për të folur me njëri-tjetrin dhe kjo lloj marrëdhënieje është e destinuar të përfundojë.

E duhura

Të gjithë meshkujt janë të ndryshëm, ashtu si gratë. Prandaj, të gjithë njerëzit do të kenë versionin e tyre të “të të duhurit” i cili është i ndryshëm nga të gjithë të tjerët.

Për një mashkull ajo do të jetë “e duhura”, dhe për një tjetër ajo do të jetë thjesht një vajzë, si një nga llojet që kemi përshkruar më sipër.

Por “e duhura” është një vajzë që qesh me shakatë e të dashurit të saj dhe ai qesh me të. Ajo është një person që mund të ketë shije krejtësisht të ndryshme në art, kinema apo muzikë, por ata ende diçka të përbashkët.

Ajo është e mirë me nënën e të dashurit dhe miqtë e tij. Ajo nuk është shumë xheloze apo emocionale. Dhe ajo është vajza që ai meriton pas rrugëtimit të tij interesant në jetë.