4 Mënyra Sesi Gënjeshtrat Tuaja të Bardha Ndikojnë për Keq te Fëmija

©Depositphotos.com, ©Depositphotos.com

Kur gënjeni fëmijët tuaj kur janë të vegjël jo vetëm që mund të krijojë probleme për të ardhmen, por edhe mund të ndikojë tek ata në të tashmen.

Nëse fëmijët tuaj e kuptojnë se po gënjehen, si për shembull, kur u thuhet se do të dalin në park, por në vend të kësaj ata përfundojnë në zyrën e mjekut, ata mund të zhvillojnë probleme të besimit.

Ne e kuptojmë se gënjeshtrat janë të gabuara dhe duam t’ju tregojmë se si fëmijët mund të preken nga kjo.

Gënjeshtra mund t’u japë fëmijëve tuaj ankth.

©Depositphotos.com

Studimet kanë treguar se ankthi dhe gënjeshtra shkojnë dorë për dore kur prindërit gënjejnë fëmijët e tyre. Kjo ndodh për shumë arsye. Prindërit mund të dëshirojnë që fëmija i tyre t’u bindet atyre, ose ndoshta ata do të gënjejnë për të shkuar diku.

Kjo mund të ketë ndodhur edhe me ju: prindërit tuaj ju çuan tek dentisti në vend që t’ju çonin tek parku, ashtu siç kishin premtuar. Mund të kishn përdorur tjetër metodë, por ata kishin në mendje interesat tuaja më të mira.

Si të rritur, ju mund të përdorni logjikën dhe të kuptoni pse gënjyen, por si fëmijë, është diçka që ju mbetet në mend për herën tjetër kur ata thonë se po ju çojnë në park.

Marrëdhënia me fëmijën tuaj mund të ndikohet.

©Depositphotos.com

Lidhja që kanë fëmijët me prindërit e tyre shpesh dobësohet për shkak të gënjeshtrave. Marrëdhënia e tyre nuk do të jetë aq e mirë pas një gënjeshtre të bardhë “të pafajshme”. Kur jemi të rinj, kemi tendencë të besojmë gjëra që të rriturit na thonë pa u menduar shumë.

Edhe nëse do të ishte diçka aq qesharake sa “nëse shikon shumë TV, do të ju bëhen sytë katrorë”, ne përsëri do ta besonim atë. Prapë se prapë, kur e kuptojmë se nuk është e vërtetë, ne do të ndihemi të zhgënjyer dhe zhvillojmë probleme të besimit.

Fëmijët që janë gënjyer kanë më shumë gjasa të gënjejnë kur të rriten.

©Depositphotos.com

Shumë nga ato që bëjnë prindërit tanë do të formojnë atë se kush jemi ne si të rritur. Përfshirë edhe gënjeshtrat. Fëmijët që janë gënjyer ka më shumë të ngjarë të fshehin të vërtetën nga prindërit e tyre dhe ndoshta edhe nga bashkëmoshatarët kur rriten. Edhe nëse prindërit janë vetëm pak jo të sinqertë, kjo përsëri ndikon në të ardhmen e fëmijës.

Në vend që të gënjejnë, prindërit duhet të përpiqen të arsyetojnë me fëmijët e tyre. Shpjegoni pse ata nuk mund të shkojnë të luajnë sot dhe se ata kanë porosi për të kryer, por që ata mund të luajnë nesër. Fëmijët shumë shpesh e kuptojnë këtë. Ndershmëria dhe e vërteta paguajnë, dhe në të ardhmen, kur ata shqetësohen për diçka, ka të ngjarë që ata do të ndihen të sigurt për t’u folur për problemet prindërve të tyre.

Ata do ta kenë të vështirë të përshtaten si të rritur.

©Depositphotos.com

Gënjeshtra shpesh është mënyra më e lehtë për të dalë nga situata. Është thjesht shumë e vështirë për të shpjeguar të vërtetën ndonjëherë, dhe një gënjeshtër e bardhë e bën punën.

Megjithatë nuk është aq e thjeshtë. Fëmijët shpesh i ndiejnë ndikimet e këtyre gënjeshtrave kur të rriten dhe duhet të përballen me disa sfida psikologjike dhe sociale. Kur u duhet të ri-përshtaten, ata zakonisht ndiejnë turp dhe faj.

Karakteri i tyre gjithashtu mund të preket. Ata mund të rezultojnë në njerëz manipulues dhe egoistë. Pranimi i ndjenjave të fëmijëve, ofrimi i zgjedhjeve dhe zgjidhja e problemeve tuaja së bashku, zakonisht nxjerr në pah sjelljen e mirë të fëmijëve.