Ne e dimë se sa e rëndësishme është t’i tregoni të dashurit tuaj ndjenjat tuaja të vërteta.
Kjo është arsyeja pse ne ju sugjerojmë që të përpiqeni të gjeni mënyrën më efektive për t’ju shprehur dashurinë tuaj.
Kushtojini vëmendje ideve të mëposhtme – ne mendojmë se do të zbuloni se ato janë saktësisht ato që gjysma juaj ka nevojë prej jush.
Mbështetja
Komunikon:
- Frymëzim
- Entuziazëm
- Vlerësim
- Përkujdesje dhe vëmendje
Çfarë të bëni:
- Kushtojuni atyre vëmendje
- Shfaqni entuziazëm për idetë e tyre
- Dërgojuni shkrime frymëzuese
Sjellje të ndaluara:
- Kritikat, poshtërimi, nënçmimi i veprimeve të tjetrit.
Prekja
Komunikon:
- Ndjeshmëri
- Afërsi
- Dashuri
Çfarë të bëni:
Puthuni, përqafohuni, mbani duart. Shprehni dëshirën për intimitet.
Sjellje të ndaluara:
Shmangia e kontaktit fizik, largimi i tyre nga vetja
Ndihma
Komunikon:
- Idenë se ju jeni gjithnjë pranë tyre për t’i mbështetur
Çfarë të bëni:
- Bëhuni mbështetja e tyre n çdo gjë që ata bëjnë.
- Ndërmerrni përgjegjësinë për t’i ndihmuar
Sjellje të ndaluara:
Mendimi se problemet e të tjerëve janë më të mëdha se të tyret. Shmangia e marrjes së përgjegjësisë.
Koha
Komunikon:
- Se ju e vlerësoni kohën që shpenzoni me ta. Se askush tjetër nuk është më i rëndësishëm.
Çfarë të bëni:
- Shenzoni kohë së bashku. Përpiquni të krijoni romanca. Dilni për shëtitje, shkoni në udhëtime dhe për pushime.
Sjellje të ndaluara:
- Shpërqëndrimi nga gjërat e parëndësishme
- Shpenzimi i të gjithë kohës në punë.
Dhuratat
Komunikojnë:
- Dashurinë tuaj për ta, se i mendoni ata.
Çfarë të bëni:
- Organizoni surpriza të vogla. Bëjuni dhurata dhe dhurojuni momente të lumtura.
Sjellje të ndaluara:
- Harresa e datave të rëndësishme. Pritja për një arsye për të bërë dhurata.