Nuk është e lehtë të zgjohemi çdo ditë, të krahasohemi me njerëz të tjerë më të suksesshëm, të durojmë ankesa nga shefi ynë dhe të kemi ende vetëvlerësim të lartë kur shkojmë në shtrat.
Por, megjithëse secili person është i ndryshëm dhe kjo na bën të veçantë, ka reflektime që mund të na kujtojnë të gjithëve se sa vlejmë.
Ne do të ndajmë me ju 9 mendime me të cilat mund të përfundoni duke qeshur me gjithë zemër.
Ti je një superhero për fëmijët tuaj, sa herë ato dëmtohen, apo gjenden në vështirësi ti je ajo që me fjalët apo veprimet tuaja bën që e gjitha të ndryshojë.
Pavarësisht se sa e krahasoni veten me të tjerët, ekziston dikush që dëshiron të jetë si ju

Është vërtetuar se miqtë tuaj i dinë pikat e forta dhe aftësitë tuaja më mirë se ju

Pranimi i vetes varet nga ju, prandaj është thjesht çështje vendosmërie për ta bërë këtë

Është dikush në botë që do të jepte gjithçka për ju

Kafsha juaj shtëpiake mendon se jeni gjeni

Keni kaluar tërë jetën tuaj duke mësuar gjëra, prandaj e dini që gjithçka që dëshironi të mësoni mund ta bëni

Ka shumë të ngjarë që njerëzit t’ju shohin më tërheqëse sesa mendoni se jeni

Ju keni dalë fituese nga shumë sfida në jetën tuaj, kështu që e dini që mund ta bëni përsëri
