Burrat ndjehen të stresuar kur gruaja fiton më shumë , e konfirmoi studimi i ri…

©shutterstock ©shutterstock

Burrat ndjehen rehat kur gratë i fitojnë vetë 40% të të ardhurave familjare, por ata stresohen kur gruaja e kapërcen 40% të të ardhurave, dhe…  ndjehen jashtëzakonisht të stresuar kur ata janë totalisht të varur ekonomikisht nga të ardhurat e partneres, thonë hulumtuesit e studimit më të ri nga Universiteti i Bath-it.

Studimi është kryer në harkun e 15 viteve me 6000 çifte amerikane, dhe rezultatet treguan se ankthi i burrave arrin maksimumin kur ata janë të vetmit që mbajnë familjen, duke e patur mbi shpatulla kështu të gjithë barrën e financave të shtëpisë.

Niveli i ankthit dhe i stresit bie konsiderueshëm kur gruaja fillon të sjelljë deri në 40% të të ardhurave. Por nëse të ardhurat e gruas e kalojnë atë pikë, ankthi dhe stresi i burrave fillon të rritet gradualisht përsëri.

©shutterstock ©shutterstock

Gjetjet e studimit sugjerojnë se normat sociale të burrit që duhet të mbajë familje – dhe traditës që burri duhet të fitojë më shumë sesa gruaja – mund të bëhen shkaktarë të rrezikshëm të përkeqësimit të shëndetit të meshkujve, nëse kjo normë thyhet.

©shutterstock ©shutterstock

“Një stresim i vazhdueshëm mund të çojë në vështirësi të mëdha shëndetësore, përfshirë këtu shëndetin fizik, mendor, emocional dhe zënkat”, thotë Dr. Joanna Syrda, një ekonomiste në Degën e Menaxhimit të këtij Universiteti.

Dr. Syrda thotë se, “studimi tregoi gjithasht se burrat nuk e kanë problem nëse gruaja kishte të ardhura më të larta përpara se të martoheshin, dhe ky hëndek apo kjo diferencë ishte e ditur, që në fillim të lidhjes.”

©shutterstock ©shutterstock

“Pasojat e përmbysjes së rendit tradicional të roleve gjinore në një martesë, që e shohin burrin si mbajtësin e shtëpisë, ndikojnë në shumë drejtime njëkohësisht: përfshirë shëndetin mendor e fizik, besnikërinë bashkëshortore, divorcin, apo martesat me marrëveshje”, shprehet ajo.

Trysnia e lartë psikologjike që vjen si pasojë e mvarësisë së burrit nga të ardhurat e gruas mund ta detyrojë atë që të humbë “fuqinë kontraktuale” në martesë dhe të nënshtrohet nga frika e humbjes së statusit ekonomik për shkak të prishjes eventuale të martesës.

Cili është mesazhi që duhet të fusim në xhep nga ky studim që ta forcojmë familjen tonë?

  • Nëse je një grua e papunë dhe burri po e mban gjithë barrën e familjes i vetëm mbi shpatulla, atëherë mënyra më e mirë për ta lehtësuar atë është që të fillosh të angazhohesh me diçka fitimprurëse, pa u ndikuar nga përqindja e të ardhurave në fillim.
  • Nëse je një burrë i papunë dhe gruaja jote po e mban gjithë barrën e familjes mbi shpatulla e njëjta këshillë vlen edhe për ty!
  • Nëse je një grua që po fiton më shumë sesa 60% të të ardhurave familjare, mendojmë se është momenti të diskutoni me partnerin tuaj, dhe ta ndihmoni seriozisht që të gjejë një drejtpeshim të ri me të ardhurat e tij personale.