Një Terapist Shpjegoi si ta Dalloni Momentin Kur Intuita po ju Thotë Diçka…

©shutterstock

Kur bëhet fjalë për analizimin e botës tonë komplekse, ekspertët paralajmërojnë se instikti juaj është një udhëzues i rrezikshëm, por kur bëhet fjalë për vendime personale si ku të jetoni, me kë të martoheni, ose cilën punë të bëni, shkenca dëshmon që asgjë nuk e mund intuitën. Me të vërtetë.

Kur një psikolog i Stanford kreu një test kokë-më-kokë midis strategjive më racionale të vendimmarrjes dhe ndjekjes së instiktit, nuk pati as pohime as mohime. Intuita çonte në zgjedhjen më të mirë rreth 68 përqind të rasteve, krahasuar me një përqindje suksesi prej 26 përqind për strategjitë të përqendruara në mendje.

Kjo është një e papritur.

Por, ndërsa ky hulumtim e bën të qartë se duhet ta merrni seriozisht intuitën tuaj, ai nuk adreson një pyetje tjetër të rëndësishme: si ta bëjmë këtë? Kur jeni duke u përballur me një zgjedhje të vështirë dhe mendja juaj po përvëlon në ankthe, ndjenja dhe mendime, si mund t’u dalim përmbi krye gjithë këtyre ndjesive për të kuptuar se çfarë po përpiqet t’ju tregojë instikti juaj?

E zgjeruar apo kontraktuese?

Kam dëgjuar truke dhe metoda ndryshme më parë për të intuitën, por kohët e fundit kam ndeshur në këshillat më të thjeshta dhe bindëse përgjatë disa rreshtave në një blog. Një mik terapist në thelb shtron një pyetje të thjeshtë: A është intuita e zhgjerueshme apo e kontraktueshme?

Prisni, me siguri po mendoni, kjo nuk është aspak e dobishme. Unë as që e di se çfarë do të thotë kjo. Çfarë është e arsyeshme, as unë nuk e kam kuptuar në çast, por aty shpjegohet ndryshimi midis asaj ndjesisë “që zmadhohet” dhe asaj “që tkurret, mblidhet”.

Ndjesia e parë vjen e lehtë, e fuqishme, emocionuese. Për mua, është si ndjesia që merrni pas një stërvitje ose kur jeni “në qejf” duke bërë diçka që e doni. Kur mezi po prisni për të filluar diçka, ka një shans të mirë që instikti të jetë i zgjeruar.

Ndjenjat kontraktuese ekzistojnë në skajin tjetër të spektrit – të rënda, të ngushta. Ndoshta mbart me vete një ndjenjë frikësimi ose fshehtësie. Ju gjithashtu mund ta kuptoni atë fizikisht – a jeni kërrusur në shpinë ? A po i shtrëngoni nofullat? Ndiheni sikur keni ngecur në baltë? Nëse po, intuita juaj mund t’ju thotë se është një jo.

Me pak fjalë, të lexosh instiktin tënd do të thotë të lexosh trupin në tërësi. Ndjesitë që ndjehen si të shtrënguara, të rënda ose të ngadalta tregojnë një jo të madhe për atë që mendon. Ndërkohë, ndjesitë e lehta, të hapura, me energji pozitive sugjerojnë që të ecni përpara dhe të tërheqni këmbëzën në një zgjedhje, edhe nëse ato ndjenja shoqërohen gjithashtu nga frika.

Si komunikon intuita juaj me ju?

Është mjaft e thjeshtë, por fuqia në këtë kornizë është fizikaliteti dhe specifikimi i saj. Ndjenja zgjeruese vs ndjesia kontraktuese ju jep ndjenja specifike për të kërkuar në trupin tuaj dhe një mënyrë për të tërhequr një përgjigje nga një gjendje mendore dhe fizike që është më shumë “shakullimë e ndjenjave” sesa “listë e zakonshme pro / kundra.”

Donofrio, shkruese në blog, këmbëngul se e ka testuar shpesh këtë metodë dhe ka funksionuar vazhdimisht për të.

“Unë e kam zbatuar këtë këshillë për vendime të mëdha dhe të vogla,” shkruan ajo, “dhe kam zbuluar se funksionon çdo herë.”

Një javë më parë, unë mora një ofertë për një projekt të mundshëm që, në letër, dukej shumë mirë. Por siç u përmend qafa ime u tensionua. Unë nuk doja të merresha me të. Në fakt, unë as nuk doja t’i përgjigjesha me email! Pavarësisht ndjenjës së presionit mbi atë që duhet të bëj”, ishte e qartë që ishte një jo. Këtë e ndjeva si një lehtësim të madh”.

Kështu që herën tjetër do të jeni duke luftuar me një përzierje emocionesh dhe mendimesh kontradiktore, mbani mend këtë truk dhe shihni brenda jush nëse diçka po shtrëngohet, po bëhet kruspull, po struket, apo po zmadhohet, po përhapet në të gjithë trupin.