Pasi të keni kuptuar se ekziston një person toksik në jetën tuaj, hapi tjetër thelbësor është t’i lini ata pas. Sidoqoftë, kjo është më lehtë të thuhet sesa të bëhet dhe nganjëherë ne zgjedhim të qëndrojmë në marrëdhënie të këqija në vend që të shkëputemi nga njerëzit.
Bërja e kësaj mund të na dëmtojë në shumë mënyra dhe të ndikojë seriozisht në aktivitetet tona të përditshme.
Ne kemi identifikuar arsyet pse është e rëndësishme të largoni njerëzit toksikë përgjithmonë.e
Mund të ndikojë tek ju fizikisht.

Sipas ekspertëve, të qenit në një marrëdhënie toksike ndikon më shumë sesa vetëm në shëndetin tonë mendor. Njerëzit të cilët qëndrojnë në marrëdhënie të këqija kanë tendencë të jenë në një rrezik më të lartë të zhvillimit të problemeve të zemrës.
Ata gjithashtu mund të kenë probleme të tjera si presioni i lartë i gjakut, nivelet e rritura të sheqerit dhe mbipesha.
Mund të shkatërrojë vetëvlerësimin tuaj.

Vazhdimi i sjelljes toksike mund të dëmtojë vetëvlerësimin tuaj dhe t’ju bëjë të besoni se e meritoni. Negativiteti nuk do t’ju lejojë të shihni se jeni të aftë të bëni gjëra të mëdha dhe të jeni të denjë për dashuri të pakushtëzuar e cila gjithashtu mund të çojë në ankth, stres dhe depresion.
Kjo ju bën të jeni tepër të varur nga të tjerët.

Njerëzit toksikë pëlqejnë të marrin të gjitha vendimet e rëndësishme vetë, madje edhe për ju, duke u përpjekur të kontrollojnë çdo aspekt të jetës tuaj. Kur kjo të ndodhë, ju ngadalë e humbni individualitetin tuaj dhe e shihni veten duke luftuar për të marrë vendime vetë.
Kjo ju bën të lini pas dore nevojat tuaja.

Marrëdhëniet e këqija mund t’ju bëjnë të hiqni dorë nga hobet tuaja të preferuara, pa e kuptuar as vetë. Të bësh gjithçka për lehtësinë e tjetrit mund të bëjë që të neglizhoni atë që dëshironi. Kjo mund të bëje që të sakrifikoni kohën, shëndetin dhe madje edhe pamjen tuaj.
Mund ta bëjë më të vështirë për ju të besoni te të tjerët.

Të jesh pranë njerëzve toksikë mund të të bëjë të besosh se të gjithë janë njësoj, duke ndryshuar këndvështrimin tuaj për botën. Ju mund të zhvilloni probleme të besimit dhe të hezitoni t’u jepni të tjerëve një shans, i cili mund të ndikojë në marrëdhëniet tuaja të ardhshme dhe shansin tuaj për një jetë të lumtur.