Pse prindërit nuk flenë rehat për shkak të fëmijëve, edhe pse ata janë të rritur…

Të gjitha ato shpresa të mëdha që prindërit kanë për fëmijët e tyre mund të pasohen nga një ankth i madh. Ka raste kur prindërit shqetësohen shumë dhe lënë që frika e tyre t’i mbajë zgjuar gjatë natës dhe kjo nuk ndalon as kur fëmijët largohen nga foleja.

Një studim sugjeron që prindërit shqetësohen aq shumë për fëmijët e tyre të rritur, sa u kushton atyre edhe gjumin.

Ne duam të përhapim vetëdijen e shëndetit mendor dhe të nderojmë familjen, kështu që po e ndajmë me ju këtë histori për gjërat për të cilat mund të shqetësohen disa prindër natën.

Disa prindër qëndrojnë zgjuar natën edhe kur nuk janë të përfshirë në jetën e fëmijëve të tyre

 

Amber J. Seidel nga Universiteti Shtetëror i Pensilvanisë kreu një studim mbi prindërit, duke parë ata që kishin fëmijë të mitur dhe ata me fëmijë të rritur. Duke vezhguar 186 familje, ajo zbuloi se prindërit e humbnin gjumin prej shqetësimit edhe kur fëmijët e tyre arrinin në moshë madhore.

Studimi përdori një shkallë nga një deri në 5 për të matur stresin. 5 ishte niveli më i lartë i stresit dhe niveli 1 do të thoshte se prindi nuk kishte stres. Nga matja e modeleve të gjumit të secilit prind, u zbulua se nënat kishin fjetur për 6.66 orë në natë dhe baballarët kishin fjetur 6.69 orë në natë.

© Depositphotos.com

U zbulua se prindërit e humbnin gjumin kur kishin probleme për të mbështetur një fëmijë të rritur. Kishte pak disbalancim gjinor. Kur nënat u dhanë mbështetje fëmijëve të tyre, kjo nuk ndikoi drejtpërdrejt në gjumin e babait, por nënat humbën gjumin kur njëri nga prindërit, nëse jo të dy, u dha mbështetje fëmijëve të tyre.

© Depositphotos.com

Tani, kur themi mbështetje, nënkuptojmë të gjitha llojet, qofshin ato financiare apo emocionale. Edhe të paturit një bisedë të rregullt për rutinat e përditshme me fëmijët e tyre rezultoi të jetë rraskapitëse. Është e vështirë të shpjegohet pse gratë ishin më të ndikuara nga stresi sesa burrat.

Ndërsa mund të jetë thjesht e mundur që burrat të mos shqetësohen aq shumë për fëmijët e tyre të rritur, është gjithashtu e mundur që gratë të jenë më pak të gatshme të komunikojnë stresin e tyre sesa burrat. Për shkak të kësaj, nënat e bënin me dijeni më me lehtësi situatën në fjalë, por jo baballarët.

Disa vetë-reflektime përfundimisht mund të çojnë në një gjumë të mirë.

© Depositphotos.com

Ju mund të mendoni se prindërit do të qetësoheshin për fëmijët e tyre pasi të rriten, por studimi sugjeron që kjo mund të ndryshojë. Prindërit në fakt po përfshihen më shumë në jetën e fëmijëve të tyre pasi të bëhen të rritur dhe janë larguar nga shtëpia, më shumë sesa në dekadat e mëparshme. Përparimet në komunikim ndoshta kontribuojnë në këtë.

Telefonat dhe celularët mund të ndihmojnë prindërit të monitorojnë fëmijët e tyre në mënyra që njerëzit as nuk do t’i kishin ëndërruar dekada më parë dhe mediat sociale madje mund t’i ndihmojë prindërit të hedhin një vështrim në jetën shoqërore të fëmijëve të tyre.

Për fat të mirë, Seidel sugjeron se ka mënyra që prindërit të adresojnë këtë stres. Ata thjesht duhet të hedhin një vështrim në pasqyrë dhe të bëjnë pyetjet e mëposhtme:

  • Kjo ndihmë që ju u jepni fëmijëve tuaj të rritur a është në të vërtetë duke i ndihmuar ao duke i dëmtuar ata? Nëse ata e dinë që ju jeni rrjeti i tyre i sigurisë, a nuk do ta inkurajonte kjo sjelljen dembele apo destruktive?
  • A po i ndihmoni fëmijët tuaj apo po i kontrolloni plotësisht ata?
  • A po u ofroni atyre mbështetje të pakushtëzuar apo po u impononi kushte me të cilat duhet të jetojnë?

Ka edhe mënyra të thjeshta me të cilat prindërit mund të përballen me stresin

© You / Lifetime

Nëse prindërimi bëhet shumë kontrollues, mund të jetë jo e shëndetshme si për prindin ashtu edhe për fëmijën, pavarësisht sa vjeç janë. Fëmijëve duhet t’u besohet që të paktën të jetojnë jetën e tyre. Prindërit duhet të ofrojnë mbështetje vetëm nëse u kërkohet, ose nëse pëballen me një situatë serioze. Dhe, mbani mend, problemet nuk janë gjithmonë serioze.

Ka gjëra të ndryshme që të gjithë, jo vetëm prindërit, mund të bëjnë për të ndihmuar në uljen e stresit:

  • Shikoni çfarë hani dhe bëni stërvitje të rregullt. Jo vetëm që do t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë, por edhe mund të ulë nivelin e stresit.
  • Zvogëloni ose ndërpritni plotësisht substancat që rrisin stresin. Kjo mund të përfshijë alkoolin, kafeinën ose medikamente të caktuara.
  • Nëse ndiheni të qetë duke bërë një gjë të tillë, bisedoni me një terapist ose një mik, veçanërisht me një që merret me rrethana të ngjashme si ju.
  • Merrni pak kohë për veten tuaj.