Një shtrëngim duarsh padyshim do të thotë më tepër sesa thjesht “një kapje dhe shkundje” duarsh me njëri-tjetrin.
Mund të tregojë shumë për besimin, qëllimin, kontrollin, frikën dhe madje mungesën e respektit të një personi. Ju duhet të dini se si ta lexoni këtë shenjë të thjeshtë, por aq informative të trupit.
Ne mendojmë se leximi i shenjave të heshtura si kjo është shumë interesant dhe shumë i dobishëm dhe nuk mund të presim që ta ndajmë këtë lexim me ju.
Shtrëngimi me të dyja duart
Nëse personi bën një shtrëngim duarsh duke përdorur dorën e dytë në anën e pasme të dorës së kundërshtarit, është një shenjë se personi po pranon dominimin e kundërshtarit të tij, por dëshiron të ketë një diskutim.
Kjo mënyrë do të thotë, “Le të flasim për këtë” dhe tregon se personi është i sinqertë dhe i hapur për komunikim. Megjithatë, nëse dora e dytë vendoset në krye të dorës së kundërshtarit, kjo mund të nënkuptojë mungesën e besimit si një formë vetëmbrojtje.
Shtrëngimi dominant
Ky person shtrëngon dorën si një mundës, duke e shtrirë dorën mbi dorën tuaj. Një pëllëmbë që ballafaqohet në rënie tregon dominim dhe mund të konsiderohet edhe agresive.
Personi në thelb thotë: “Unë jam shefi, nuk më intereson çfarë mendoni dhe unë do të them fjalën e fundit”.
Shtrëngimi bindës
Një pëllëmbë e kthyer lart, nga ana tjetër, është një shtrëngim duarsh nënshtrimi. Ky lloj i shtrëngimit të dorës vjen nga njerëz të ndrojtur ose që frikësohet lehtësisht dhe do të thotë se personi nuk ka siguri dhe lehtë mund të dominohet.
Nëse vëreni se në mënyrë të nëndërgjegjshme ju lejon që gishti i madh i një personi tjetër të jetë në krye, mund të jetë një ide e mirë për të punuar me këtë sepse duket sikur jeni duke supozuar se është personi tjetër ai që ka gjendjen nën kontroll.
Peshku i ngordhur
Nëse shtrëngimi i duarve është i ngathët, i vobektë dhe i lëshuar si një peshk i ngordhur, zbulon mungesën e angazhimit, indiferencën dhe madje edhe dobësinë. Ai jep mesazhin se personi mun dtë nënshtrohet me lehtësi. Megjithatë, mbani mend se në disa kultura si në vendet afrikane, për shembull, një shtrëngim duarsh i butë është një mënyrë e sjellshme për të përshëndetur dikë, ndërsa një shtrëngim i fortë duarsh mund të konsiderohet fyes.
Një tufë me karrota
Kur këta persona ju shtrëngojnë dorën ata e vendosin dorën tuaj midis gishtave të tyre për të treguar pasivitet. Personat praktikisht thonë: “Nuk më intereson aspak,” dhe as qe e marrin mundimin për të treguar synimet dhe karakterin e tyre. Kjo zbulon se personi mund të shtyhet lehtë. Megjithatë, kjo gjithashtu mund të thotë se personit thjesht nuk i pëlqen kontakti fizik.
A mendoni se mund ta lexoni personalitetin dhe qëllimet e një personi tjetër vetëm nga një shtrëngim duarsh? A jeni gati ta përdorni kët në praktikë? Ne nuk mund të presim për të dëgjuar mendimet tuaja rreth kësaj.